Gazetaria Instagram longform: vendtakim i formave të reja të gazetarisë dhe publikut

18.06.2021. / 10:25

Për gazetarinë dhe mediat shpesh konsiderohet se duhet të funksionojnë sipas ca rregullave të cilat janë vendosur moti dhe dalje prej atyre kornizave nuk shihet  me sy të mirë. Dalja nga platformat që janë vendosur e përdorur tradicionalisht po ashtu përcillet me dyshim.

Sot ekziston një numër i madh veglash, por kemi edhe nevojë të tregojmë storie në mënyra të veçanta, të ndryshojmë perceptime e të lëvizim kufij.

Mu në këtë vend ku gazetaria takon nevojat e reja të gazetarëve/eve dhe publikut krijohen forma të reja dhe mënyra të reja të prodhimit dhe publikimit të informatave.

Një nga ato mënyra është edhe "Gazetaria Instagram longform".

A shkojnë bashkë Instagrami, format e gjata dhe gazetaria?

Në fillim të nëntorit të vitit 2014 Wired u bë publikim i parë i madh që debutoi me një storie për format e gjata ekskluzivisht në Instagram. Më vonë storia e publikua në uebfaqen Wired.com me titull: "Vendi të cilin e ka harruar epoka e internetit".

"Të prapambetur në botën e veturave të shpejta" është storia e cila përcjell njeriun ndërsa i mëson të tjerët për vlerat e pranisë online në Mississippin rural i cili zë vendin e fundit për nga shpejtësia e qasjes në internet në ekonomi familjare.

Kjo storie u publikua si seri prej 11 postimesh në Instagram dhe kombinon fotografi të shkëlqyera me tekste të gjata në përshkrimet e fotografive. Shkrimtari W. Ralph Eubanks storien e ka formësuar si memoare dhe pjesë të historisë gjë që, siç thotë autori, ka qenë sfidë e madhe për ekipin e dizajnit.

Wired postoi të gjitha 11 fotografitë menjëherë sepse prioritet ishte t'u jepte përdoruesve mundësinë për të lexuar storien me rend. Këtë ia kishin zënë për të madhe një numë i madh haterësh. Por sikur Wired të kishte bërë një seri stories dhe t'i kishte postuar për disa ditë,  nuk do të mund të postonte asgjë tjetër në Instagram në ndërkohë.

Joe Brown, redaktor i portalit Wired.com, thotë: “Nëse nxirrni 11 foto vërtet mbresëlënëse dhe përpiqeni t'i lëvizni kufijtë e Instagramit 11 herë, do të tërhiqni vëmendjen e njerëzve".

A mund ta konsiderojmë serioze gazetarinë në Instagram

Deri vonë, Instagrami shërbeu si rrjet për të postuar foto të ushqimit, kafshëve shtëpiake, veshjeve dhe udhëtimeve fancy. Si përshtatet gazetaria këtu?

Neil Shea, redaktor dhe autor i formave të gjata, thotë në një tekst për Niemanstoryboard.org:

“Kam kuptuar se përvoja në Instagram, me rrjedhën e vet të fotografive dhe kutive të tekstit, përfaqëson një gjeometri alternative storiesh që kërkonte gjëra të reja nga unë. Storie më të shkurta, por edhe aplikimi, kërkojnë shqyrtim më të thellë të fotografive dhe mënyrave të pasura, të nuancuara në të cilat fjalët dhe fotografitë ndërveprojnë. Me kalimin e kohës, kuptova se nën sipërfaqen e selfies, Instagrami ofronte një mjet të fuqishëm, të papritur dhe kryesisht të papërdorur të tregimit të storieve”.

Instagrami mund të perceptohet edhe si një nga revistat më të suksesshme të interesit të përgjithshëm në botë.

Mbi një miliardë njerëz e shfrytëzojnë ato çdo muaj. Çdo ditë mbi 70 milionë fotografi shpërndahen në këtë platformë. Dhe secila përfaqëson një faqe, një rrëfim, një shkëndijë drite ose një perceptim që shfaqet diku në botë.

Shea thotë, "I keni parë përdoruesit të Instagramit: shpesh të rinj, shumë të angazhuar, me kokën poshtë në metro, autobusë e trotuare, duke shfletuar një seri fotografish që shpalosen në telefonët e tyre. Ky absorbim nuk është i kotë dhe kjo audiencë globale bazohet në një premisë të thjeshtë: se çdo postim përmban një rrëfim”.

Një nga storiet gazetarore nga Instagrami është Everyday Africa.

dss

 ds

Gazetarët prapa projektit thonë se kjo është "një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen në të kuptuarit më të saktë të asaj që shumica e afrikanëve përjetojnë çdo ditë: jetë normale".

Si shkruhet për Instagram

Instagram imponon kufij kreativë dhe, siç thonë shumë, kjo është pikërisht sfida për ta.

Keni format specifik fotografish që mund të jetë pak i pazakontë sepse është kënddrejtë. Kufizimi tjetër janë 2200 karakterë për përshkrimin e fotografisë.

Si të shkruhet për një platformë vizuale ku fjalët vlejnë më shumë sepse numri i tyre është i kufizuar?

Gjetja dhe rrëfimi i storieve

Shea thotë se shkrimi për Instagram ndryshon dhe se duhet t'i qasemi me një synim të veçantë, mbase më të pastër - gëzimin e gjetjes dhe tregimit të storieve. Sipas tij, "shkrimtarët e trajnuar në vëzhgim dhe grumbullim, testim dhe analizë  në këtë aplikacion kanë mundësi të re për inovacion për të parë se si këto aftësi mund të zbatohen në tregimet celulare".

Shkruani për disponim dhe ton

Hyrja, 5W-të, faktet, burimi një, burimi dy – janë të gjitha elementet që gazetarët përfshijnë në storiet e tyre. Në Instagram, kjo nuk ka nevojë të jetë aq strikte. E rëndësishme është të tregoni rrëfimin që është në fakt copëz e jetës së dikujt dhe rrëfime të tilla ndryshojnë perceptimet dhe kufijtë. Në këtë platformë nuk janë më të rëndësishme faktet, por rrëfimet njerëzore dhe ndjenjat e tyre. Kufizimi me disa qindra fjalë që mund të zënë vend në një përshkrim fotografie paraqet sfidë shtesë për gazetarin.

Struktura, zëra, skema të ndryshme rrëfimesh

Përveç shkrimit të stories, planifikimit të strukturës, tonit që do të përcjellë storia, gjithashtu duhet vendosur:

  • si të tregoni storie jetësore me format kënddrejtë të fotografisë

  • a mjafton një fotografi

  • a ka nevojë storia për carousel?

Spikatja e unikalitetit

Shkrimi objektiv, i distancuar dhe neutral për Instagram nuk mund të jetë shumë i sukseshëm meqë nuk ekzistojnë rrëfime jetësore objektive dhe neutrale. Ky është një nga vendet e rralla që gazetarëve u japin mundësinë të shprehin unikalitetin dhe kontributin unik në storie të cilat ia përcjellin publikut.

Detyra e shkrimtarëve të formateve të gjata është të mbledhin sa më shumë pjesë të "së vërtetës" dhe t'i bashkojnë ato në një storie. Në Instagram, çdo postim është një pjesë.

Ana afariste e Gazetarisë Instagram

Arsyeshmëria financiare e përdorimit të një vegle, platforme a formati të ri është arsyeja më e madhe pse shumë prej tyre nuk përdoren më në media. Është e rëndësishme që gazetaria Instagram longform ofron mundësi të mëdha sidomos për gazetarët freelance sepse është një nga mënyrat për t'u dalluar nga turma.

I pyetur se si e shikon këtë lloj gazetarie ana e biznesit të Wired.com, redaktori Brown tha: “Deri më tani kjo storie nuk ka rezultuar me rekomandime të drejtpërdrejta, që do të thotë se nuk ka oferta për reklama. Por nëse gjejmë mënyrë për të angazhuar në mënyrë dramatike lexuesit, do të gjejmë edhe mënyrën për ta bërë këtë qasje të funksionojë për ne.

Ocijenite kvalitet članka