GIS dhe hartat në gazetari: Vegla e cila i ndihmon publikut të shohë dhe t'i kuptojë informatat

13.05.2022. / 10:14
Autor/ica
Share
mape
mape

Si mund të marrin lexuesit sot informata për krimet e luftës në ndonjë fshat të vogël në lindje të Bosnjes?

Lehtë.

Sot kjo është e lehtë sepse ekziston një hartë intuitive, interaktive dhe e thjeshtë e krimeve të procesuara të luftës në Ballkan. Nuk keni nevojë të kërkoni nëpër databaza që përmbajnë me dhjetëra mijëra dokumente.

Çka janë hartat në gazetari?

GIS është shkurtesë për sistemin informativ gjeografik, ndërsa harta është paraqitja vizuale e të dhënave të matshme. Në krahasim me hartat tradicionale, GIS dhe harta është dinamike dhe interaktive. Ajo mund të zbulojë ndryshimet që nuk janë parë më herët, t'i nxjerrë ato në pah dhe të shfaque ndryshimet përgjatë kohës.

Earth Observing System thotë se "Harta GIS zakonisht i shndërron të dhënat gjeohapësinore të botës reale në mostra apo forma shumëngjyrëshe. Kështu përshpejtohet përpunimi i informatave, e që prodhon vendime më të shpejta e më të mira".

Me ndihmën e kësaj teknologjie vizualizohen të dhëna të ndryshme statistikore, duke përfshirë kërkesën për produkt a shërbim, faktet demografike e historike, dhe shumë të dhëna të tjera.

Arsyet përse hartat në gazetari janë vegël e mirë për shpalosjen e informatave është vizualizimi i të dhënave në bazë të të cilave:

  • marrim vendime më të mira,

  • kuptojmë më mirë ndikimin e ndonjë dukurie,

  • kuptojmë më mirë ndikimin e ndonjë ngjarjeje në mjedis.

Hartat në media në Ballkan

Se si të kuptohet më mirë ndikimi i ndonjë dukurie përmes hartave është përpjekur të përgjigjet BIRN-i me databazën Hartëzimi i urrejtjes. Gjuha e urrejtjes për dekada me radhë është dukuri e përditshme në hapësirën publike të Ballkanit. Aty nuk zgjidhet viktima, por zgjidhen rrethanat në të cilat përçmimi dhe diskriminimi i grupit të caktuar do të prodhojë efektin më të mirë.

das

Specificiteti i kësaj harte janë burimet e të dhënave që e përbëjnë atë, e ato janë lajmet ditore nga media të caktuara. Me këtë hartë lajmet ditore të cilave u ekspozohen qytetarët vihen në kontekst gjeografik dhe ilustrojnë saktësisht se si do të ndikojë diçka te njerëzit e një komuniteti lokal.

Përse pikërisht lajmet ditore janë burim aq i rëndësishëm i informatave për krijimin e hartës?

Sepse qytetarët i ekspozohen gjuhës së urrejtjes përditë, por shpesh nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Prandaj nuk janë të vetëdijshëm as për ndikimin apo përmasat e këtyre informatave të cilave u ekpozohen përgjatë kohës.

Një shembull tjetër i hartës e cila është paraqitje interaktive e fakteve historike në Ballkan është harta e aktvendimeve të krimeve të luftës. Kjo është një vegël interaktive të cilën e ka krijuar Rrjeti Hulumtues Ballkanik për të ofruar një pasqyrë të aktvendimeve për krimet e luftës të kryera gjatë luftrave të ish-Jugosllavisë në vitet 1990.

Balkaninsights thuhet se harta përmban të gjitha aktvendimet e plotfuqishme për krimet e luftës të cilat i kanë nxjerrë gjykatat vendore në Bosnje e Herzegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi, e të cilat janë në dispozicion publik. Aty gjithashtu përfshihen aktvendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës për ish Jugosllavinë (ICTY), si dhe rastet kur të akuzuarit kanë vdekur gjatë gjykimit pranë ICTY-së.

Aktgjykimet, të cilat sot janë fakte historike, në këtë hartë krijojnë storie interaktive të cilën përdoruesi/ja e hartës mund ta analizojë sipas afiniteteve të veta. Duke hulumtuar shtresa informatash nga hapësira e gjerë gjeografike mund të kuptohet lehtë çdo informatë, konteksti i saj dhe koha kur ajo ka ndodhur. Përveç thjeshtësisë vizuale të cilën e ofron harta, filtrat me ndihmën e të cilëve kërkohet një sasi e madhe të dhënash i japin lexuesit/es qasje të thjeshtë në databazën e madhe.

dad

 

Pse hartat në gazetari janë vegël e rëndësishme

Në media tash e një kohë ekziston trendi që për disa dukuri të raportohet në mënyrë ciklike. Ato kanë programin e tyre. Pasqyra mediale, popullsia e kushtet në treg kanë ndryshuar vazhdimisht, por ato dukuri as nuk kanë ndryshuar as nuk janë zhdukur. E kemi fjalën për gjuhën e urrejtjes, diskriminimin, mikroagresionin.

Për të qenë më të vetëdijshëm për përmasat dhe shpeshtësinë e këtyre informatave do të na ndihmojë GIS dhe hartat. Si mund të ndihmojnë konkretisht hartat në gazetari?

Lexuesit kuptojnë më lehtë

Të gjitha të dhënat që gjenden në hartë kanë ekzistuar paraprakisht si tabela në Ecxel apo në ndonjë format tjetër të hapur. Formati i këtillë i të dhënave nuk është fort i qasshëm për lexuesin dhe shikuesin e mediave të sotme. E të dhënat humbin peshë nëse lexuesit nuk mund t'i kuptojnë rezultatet e analizave apo relevancën.

Andaj hartat sjellin qartësi dhe relevancë (para së gjithash atë gjeohapësinore) sepse publiku mund ta gjejë e ta kuptojë informatën e cila lidhet me komunitetin e tyre lokal.

Hartat na ndihmojnë të shohim atë që nuk do ta kishim parë

Fuqia e hartave në gazetari është se ao menjëherë japin kontekstin dhe u ndihmojnë njerëzve të kuptojnë. Hartat mund të shpalosin detaje të cilat nuk do të ishin të dukshme në vargje rreshtash e kolonash. Një shembull të tillë e kemi në hartën Hartëzimi i urrejtjes e cila përveç të dhënave përmban edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, informata përcjellëse për incidentet dhe zgjidhjen e tyre.

dwdf 

Hartat mund të na ndihmojnë të kuptojmë përse ndodhin gjërat atje ku po ndodhin, sepse ato shpesh lidhin ku dhe pse.

Ligji i Toblerit dhe pasqyra mediale e Ballkanit

Parimi që shpesh përmendet në gjeografi është se 80% e të gjitha të dhënave mund t'i lidhni me hapësirën.

Rregulli i parë i gjeografisë, i njohur si Ligji i Toblerit (sipas hartografit dhe gjeografit të famshëm amerikano-zvicran Wald Tobler) thotë "Gjithçka lidhet me gjithçka tjetër. Por gjërat e afërta janë më të lidhura se ato të largëta".

Me këtë ligj, gazetari/ja mund të hulumtojë se përse shabllonet e caktuara ndodhin në zona të caktuara, ndërsa lexuesit mund të kuptojnë më lehtë se si dukuritë e caktuara ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.

Ocijenite kvalitet članka