Infogram: Vegla për krijimin e infografikëve

08.09.2021. / 08:02
Autor/ica
Share
jupup
jupup

Përfshirja e infografikëve në storien tuaj është mënyrë e shkëlqyer për rritjen e angazhimit të lexuesve tuaj. Infografikët janë vizualisht tërheqës, japin mundësinë që shumë të dhëna të rëndësishme të shpalosen në mënyrë interesante e të thjeshtë. Ata më shpejt përcjellin ide komplekse sesa një tekst i thjeshtë dhe shpërndahen shumë në rrjetet sociale. Infografikët mund t'i përdorni ndaras apo si pjesë të ndonjë teksti më të gjatë.

Infografiku është vegël vizuale e cila ndihmon për të definuar, përshkruar apo thelluar njohuritë e ndonjë koncepti, procesi a grumbulli të dhënash. Ata janë më shumë se imazhe – janë të dizajnuar për të punuar me tekste me qëllim të përcjelljes më të qartë e më të saktë të informatave. Infografikët janë bërë komponent i rëndësishëm në të gjitha sferat e gazetarisë.

Qëllimi infografikës është të shpalosë informata në formatin vizual që përmirëson aftësinë e lexuesit për të kuptuar informatat. Infografikët më të mirë tregojnë storie të cilat nuk mund të përcillen në mënyrë efikase në asnjë mënyrë tjetër.

Ajo që shpesh i parandalon gazetarët/et të përdorin infografikë si pjesë përbërëse të artikujve të tyre sigurisht është mungesa e kapacitetit dhe njohurive për t'i krijuar ata.

Fatmirësisht, nuk keni nevojë të dini dallimin midis CMYK-së dhe RGB-së për të krijuar infografikë fantastikë – ju duhet vetëm vegla e duhur.

Kreativiteti përmes veglave të duhura

Infogrami është vegël e thjeshtë për krijimin e infografikëve dhe vizualizimeve të tjera të të dhënave siç janë grafikonët, kartolinat dhe raportet që shpalosin të dhënat tuaja në një format bindës.

Infogrami ka shumë shabllone moderne infografikësh, me mundësi të renditjes së tyre sipas ngjyrës. Pasi të zgjedhni shabllonin, mund të shtoni elemente të ndryshme nga ato standarde siç është teksti e fotografia e deri te ato komplekse siç është videoja dhe toni. Kjo vegël integrohet me disa programe të palëve të treta si Dropbox, Google Drive nga ku mund të nxirrni elemente të tjera vizuale dhe nga Google Analytics i cili ju ndihmon të përcaktoni shtrirjen e infografikës suaj.

via GIPHY

Kjo vegël ofron punë ekipore me redaksinë tuaj në kohë reale. Në çfarëdo momenti kolegët tuaj mund të shohin ndryshimet tuaja dhe të sugjerojnë përmirësime shtesë – gjithçka në përputhje me rolet e caktuara brenda ekipit tuaj.

E mira e kësaj vegle është se keni mundësinë tê ktheni versionet më të hershme të infografikëve tuaj, dhe kreativiteti juaj nuk do të ketë fund.

Përveç analitikës, ju mund të shikoni se si infografikët tuaj rezonojnë me publikun.  Edhe pse bëhet fjalë për versionin me pagesë, i cili ju ofron veçori siç është analitika, imazhet dhe shabllonet, këto karakteristika janë të shkëlqyera për zhvillimin e shkathtësive tuaja të krijimit të infografikëve, si dhe për angazhimin e publikut tuaj.

Rezultatet e infografikëve tuaj janë të adaptueshme për të gjitha pajisjet, formatet e platformat. Mund t'i shtoni në artikujt e Facebookut, t'i publikoni në webin tuaj apo të përdorni shtojcën Infogram Wordpress.

sa

Kjo platformë ofron shumë më shumë se infografikë. Me të mund të prodhoni raporte, slajde për prezentime, harta interaktive, si dhe vizuale për rrjetet sociale.

Në versionin falas do të keni mundësinë t'i qaseni mbi 37 llojeve të grafikëve interaktivë, të krijoni deri në 10 projekte në muaj, deri në 5 faqe për projekt, dhe 13 lloje hartash. Përmbajtjen tuaj mund ta publikoni në internet, të importoni të dhëna dhe të krijoni animacione.

Në versionet me pagesë që sillen nga 19 deri në 149 dollarë në muaj, varësisht prej paketës që zgjedhni, fitoni shumë më shumë karakteristika siç është kontrolli i privatësisë, lidhja e të dhënave, brendimi, SQL konektorët, analitika e angazhuar, përcjellja e linkëve dhe shumë më shumë.

Në fund, siç thonë në platformën e tyre, kartelat dhe infografikët shpërndahen më shumë se çdo lloj tjetër vizualesh në internet. Njerëzit kalojnë 90% më shumë kohë në faqe me përmbajtje interaktive, ndërsa postimet në rrjetet sociale marrin 34% më shumë shpërndarje dhe pëlqime. 

Ocijenite kvalitet članka