

Sa e pabesueshme ju tingëllon që një ditë, duke kërkuar ndonjë shprehje në internet, të gjeni mediumin i cili është i juaji, e kur ta shikoni më mirë – nuk është i juaji.
Gjithçka është e njëjtë: brendi, struktura e faqes, titujt e kategorive të përmbajtjes.
Pastaj shkoni te lajmet politike dhe e kuptoni se jeni të lumtur, se megjithatë nuk keni dalë mendsh. Vetëm jua kanë vjedhur faqen, klonimi i faqes është bërë shkëlqyeshëm për të degraduar mediumin tuaj.
Çka është klonimi i uebfaqeve?
Klikoni i uebfaqeve është metodë me të cilën, për motive keqdashëse, krijohen uebfaqe pothuajse identike për t'i pasqyruar ato origjinale.
Faqet e këtilla kanë URL që i ngjan origjinalit dhe mund t'i mashtrojë përdoruesit duke ndryshuar simbole të ngjashme, duke dyfishuar simbole të caktuara brenda URL-së apo duke regjistruar domenin atje ku vetëm një shkronjë është e ndryshme.
Uebfaqet e klonuara mund të strehohen tek ofruesi i hostingut i cili nuk respekton rregullat e largimit. Ato janë të popullarizuara sepse sulmuesit i mundësojnë strehimin e përmbajtjes që shkel pronën intelektuale apo çfarëdo përmbajtje tjetër keqdashëse, ndërsa ofruesi i shërbimeve të hostingut nuk e ndërpret shërbimin kur organizatat apo individët bëjnë kërkesë për largim të përmbajtjes.
Listat e të ashq. ofrues të padepërtueshëm të shërbimeve të hostingut janë falas në internet, e disa prej tyre këtë madje e reklamojnë si përparësi.
Kush mund të jetë cak i klonimit të uebfaqes?
Kriminelët kibernetikë nuk bëjnë dallime.
Ata shënjestrojnë faqe pa dallim, bashkë me lexues viktima që nuk dyshojnë asgjë dhe të cilët mbase nuk do t'i vërejnë dallimet e vogla në uebfaqe dhe në URL. Mediat nuk janë cak i spikatur i këtij aktiviteti. Rëndësi këtu kanë vizitat e shumta në faqe, qoftë brend, kompani apo medium.
Ajo që këtë praktikë e bën të rrezikshme kur mediat janë cak është qëllimi që të censurohet gazetaria objektive, raportimi transparent. Qëllimi primar nuk janë paratë, por mbrojtja e elitave (politike) duke mashtruar publikun.
Pse sulmuesit i klonojnë faqet?
Ekzistojnë shumë arsye, e dallimi varet nga ajo se kush klonon. Në disa raste sulmuesit duan para, e uebfaqja është vegël e cila do t'u ndihmojë të fitojnë para. Qëllimi është të vidhet trafiku.
Makinat e kërkimit u dërgojnë trafik klonëve të cilat sulmuesit i shfrytëzojnë për monetizim përmes Google Adsëve.
Ka raste ku klonimi i uebfaqeve është formë e censurës.
Sulmuesit vjedhin brendin e mediumit dhe krejt atë që publiku është mësuar ta shohë si karakteristikë e atij mediumi – pastaj mund të manipulojnë me përmbajtjen. Më pas publikojnë përmbajtje krejtësisht të ndryshme e cila i shkon për shtati opsionit politik të cilin media origjinale e kritikon. Nganjëherë bëhen ndryshime brenda klonit për t'i hutuar lexuesit, duke ia futur mediumit origjinal fjalët në gojë.
Duket e pabesueshme? Në praktikë kjo duket aq reale saqë do të filloni të dyshoni në perceptimin tuaj para se të dyshoni në mediumin.

Sipas shkrimit të portalit Raskrinkavanje.rs, projekt i portalit Krik.rs (e kemi përmendur për praktikat e mira mediale të të shkruarit për web), "qasja kritike ndaj pushtetit ështën pengesë para zgjedhjeve". Nëse gazetarët e portalit janë negociues të fortë dhe nuk duan të negociojnë për përmbajtjen, shkohet me zgjidhjen më të thjeshtë. Klonimin e uebfaqes.
Sipas përmbajtjes nga dy ballinat e njëjta të portaleve të ndryshme, që u kap më 14.9.2022. shihet qartë përse vazhdimisht punohet në këtë projekt.
Qasja copy-paste e krijimit të lajmeve nuk është qëllimi. Qëllimi i klonit të mediumit është të mjegullohet origjinali sa më shumë.
Si të mbroheni nga klonimi i uebfaqes?
Ekzistojnë rekomandime për mbrojtje dhe masat parandaluese të cilat do t'i përmendim në vazhdim të këtij teksti. Se sa janë ato efikase flet fakti se uebfaqja e The Guardianit është klonuar në domenin Trem.media dhe është aktive edhe sot e kësaj dite.
Pa fije hezitimi në meta përshkrim thuhet se përmbajtja është marrë nga The Guardiani. Mbetet pyetja se përse dikush do të donte të lexonte përmbajtje identike nga njëri medium te tjetri.
Si masë parandaluese, rekomandimi është t'i lehtësohet publikut njohja e uebfaqes suaj. Si të arrihet kjo?
Me linkimin e brendshëm të artikujve tuaj.
Sulmuesi ndoshta nuk do t'i ndryshojë të gjithë linkët intern, që do të thotë se edhe vizitorët kur vijnë te kloni mund të klikojnë linkun për të ardhur te faqja origjinale.
Kjo do të thoshte se vizitorët që vijnë te kloni mund të klikojnë linkun për të ardhur tek uebfaqja origjinale. Kjo ndihmon në zbulimin e klonit me ndihmën e analitikës së uebfaqes origjinale, sepse trafiku nga kloni tek origjinali është i dukshëm në burimet e trafikut.
Lidhja e domenëve të ndryshëm
Lidhja e faqeve me linkë është praktikë e dobishme sepse kloni nuk mund të ketë lidhje me konkurrencën nga e cila mediumi, me leje, merr përmbajtje.
Investimi në brend
Sa më e spikatur të jetë logoja, zgjedhja e fonteve dhe dukja vizuale e uebfaqes, aq më mirë do ta mbajnë mend lexuesit. Andaj, gjasat janë më të vogla që klonuesit t'i hutojnë kur vijnë te domeni i cili dallon me dy shkronja nga domeni i mediumit origjinal.
Ndër mundësitë që përmenden si masë mbrojtëse është t'i drejtohemi ofruesit të shërbimeve ku gjendet uebfaqja e klonuar, duke përfshirë ofruesin e domenit, hostingut apo CDN-së, me kërkesën për largimin e faqes.
Ajo që shohim në rastin e përmendur të portalit OzonPress është se këto rekomandime nuk kanë fort efekt. Ligjet për të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta në Ballkan janë joadekuate, sidomos kur bëhet fjalë për mediat elektronike.
Në fund mbetet pyetja: pse publiku i cili përkrah opozitën (dhe në përputhje me këtë edhe temat të cilat shtjellohen në media) do të donte të lexonte përmbajtje për krejt atë që është në kundërshtim me vlerat e tyre? Dhe vetëm sepse mediumi ka zgjedhur ngjyrën HEX #b32e2e të banerit në ballinë (HEX #b32e2e është kodi i ngjyrës së kuqe të errët të portalit OzonPress).