Krijimi i web storieve me inteligjencë artificiale

14.06.2021. / 10:50

Inteligjenca Artificiale (AI) është industri me rritje të shpejtë dhe aplikimi i saj po bëhet më i dukshëm çdo ditë. Se sa domethënëse do të jetë ajo në fushën e gazetarisë është ende e paqartë, por potenciali që ka është i gjerë dhe mund të ketë ndikim të madh në mënyrat e krijimit të lajmeve dhe konsumimit të tyre.

Ka shumë mënyra se si AI mund të kontribojë në gazetari. Një hulumtim nga Instituti Reuters tregon se botuesit e shohin AI-në si mundësinë më të madhe për gazetarinë në vitet e ardhshme.

Në hulumtim thonë se organizatat mediale gjithnjë e më shumë po përballen me teknologjinë AI, e ato u mundësojnë gjetjen e storieve të reja dhe përmirësimin e distribucionit..

Newsroom AI për web storie

Ne gjithsesi do të raportojmë gjithnjë e më shumë për inteligjencën artificiale në të ardhmen, dhe sot po ju paraqesim veglën Newsroom AI që përdor inteligjencën artificiale dhe me ndihmën e së cilës mund të krijoni storie të mahnitshme në format vertikal.

Me rritjen e popullaritetit të Instagramit, por edhe të storieve të Facebookut dhe TikTokut në formatin 9:16 mediat kanë nevojë për gjetjen e mënyrës më efikase për të shpalosur lajmet për audiencat e tyre në këto rrjete sociale në format vertikal.

Cilat janë funksionalitetet e Newsroom AI:

  • Funksionaliteti i stilit të lirë për të menaxhuar me çfarëdo forme, mediumi ose shtresa të tekstit me skena.

  • Menaxhimi me elemente të markave dhe shtojca në një vend dhe krijimi i ekipeve me role dhe leje të ndryshme.

  • Lidhja e domenit të mediumit që të mund të botoni, ruani ose rishikoni storie pa ndonjë ngarkesë shtesë.

  • Web storiet sjellin format të ri, margjinal të reklamës që shërben në mënyrë dinamike mes skenave tuaja.

  • Integrohet me çfarëdo CMS ekzistuese, siç është WordPress apo Joomla përmes platformës RSS dhe lidhjes API.

  • Biblioteka me mbi 300 milion foto dhe video

Vice ka filluar me përdorimin e kësaj vegle dhe, siç thonë, ata kanë dashur ta njohin publikun e tyre duke i përfshirë në këtë format të fuqishëm rrëfimi.

Ata kanë bërë një seri web storiesh tematike të formatit vertikal, nga recetat e deri te storiet për shëndetin mendor.

Duke shpjeguar se si web storiet kanë ndihmuar për të ruajtur dhe angazhuar publikun, Sarah Singer, drejtoreshë për inovacion në Vice, thotë:

“Kemi në plan të eksperimentojmë me rrëfimtarinë dhe të krijojmë narrativa të forta në format, dhe më pas t'u lejojmë përdoruesve të vazhdojnë të angazhohen me VICE pasi ta kenë përjetuar këtë përvojë. Në fund të çdo web storieje, ne publikojmë linkun e përmbajtjeve të tjera në Vice. Nganjëherë linku përmban artikull, faqe në YouTube, faqe për abonim në buletin, faqe frontpage... kjo varet nga ajo se ku mendojmë që publiku dëshiron të përfshihet tutje pas përfundimit të stories".

Thjesht mund të regjistroheni duke përdorur emailin tuaj. Pasi të regjistroheni, do t'ju shfaqet një interface me pesë kategori:

  • Krijo storien

  • Storiet e mia

  • Widgetët e mi

  • Raportet

  • Rregullimet

ew

Kur të klikoni te krijimi i stories, ju del një numër i madh shabllonesh të gatshme të cilat mund t'i shfrytëzoni për të krijuar storie.

via GIPHY

Duke klikuar te shablloni i zgjedhur apo në të zbrazët nëse nuk dëshironi të krijoni storie nga zeroja, ju hapet interface në të cilin ju ofrohen mundësi të ndryshme për kompletimin e stories suaj.

via GIPHY

Keni mundësinë të ndryshoni fontin dhe madhësinë e shkronjave, ngjyrën, mund të merrni incizime apo foto nga biblioteka e tyre dhe të fusni të tuajat. Vegla është e thjeshtë për përdorim dhe për disa minuta mund të krijoni storie të mrekullueshme.

 

Newsroom AI vjen me versione të ndryshme. Mund ta shfrytëzoni falas, që ju rekomandojmë gjithsesi, apo të zgjedhni ndonjë nga mundësitë me pagesë. Duke qenë se bëhet fjalë për një aplikacioin tejet cilësor me kombinim të inteligjencës artificiale, do t'ju duhet të ndani shumë para për opsionet më të avancuara.

Versioni falas ka mjaft opsione për të krijuar storie të mrekullueshme. Me përdorim falas mund të publikoni domenin tuaj, pasqyrim të pakufishëm të faqes, të krijoni numër të pakufishëm storiesh, të shtoni dy anëtarë të ekipit, t'i qaseni analitikës së platformës, si dhe mundësi të ndryshme për monetizimin e platformës.

Nëse megjithatë ju interesojnë më shumë opsione, në këtë link mund të mësoni më shumë për versionet me pagesë.

Ocijenite kvalitet članka