Kur është koha më e mirë për të postuar përmbajtje në Facebook

29.03.2021. / 18:51

Gazetaria ka pësuar ndryshime të mëdha me shfaqjen e mediave sociale. Ato sollën karakteristika të reja siç është dialogu ndërveprues dhe ndërveprimet shoqërore.

Gazetarët tani mund të zhvillojnë biseda reale me audiencën e tyre. Komunikimi tradicional njëdrejtimësh është kthyer në biseda dydrejtimëshe.

Sipas shumë studimeve, Facebooku mbetet rrjeti social më i popullarizuar në botë.

Statistic: Most popular social networks worldwide as of January 2021, ranked by number of active users (in millions) | Statista
Find more statistics at  Statista

Mediat e sotme pjesën më të madhe të përmbajtjes së tyre e plasojnë në rrjetet sociale. Ballkani Perëndimor nuk ndryshon nga mesatarja botërore, dhe kështu rrjeti Facebook ende mbetet më aktuali kur bëhet fjalë për mediat dhe përdorimin e rrjeteve sociale.

Koha më e mirë varet nga një mori faktorësh

Ka shumë studime që janë përpjekur të zbulojnë kohën më të mirë për të postuar në Facebook, Twitter, Instagram dhe pothuajse të gjitha kanalet e tjera të marketingut në mediat sociale, por shumica e tyre shpalosin një gamë të gjerë rezultatesh. Koha më e mirë për të postuar varet nga një numër faktorësh që janë specifikë për secilin medium.

Çfarë mediumi jeni ju?

Në ç'lokacion është audienca juaj?

Kur është audienca online?

A i sponsorizoni postimet tuaja?

Në rrjetet sociale postohet më shumë përmbajtje postohet se që dikush prej nesh mund ta shikojë, dhe si e tillë, ajo filtrohet përmes algoritmeve të rrjeteve sociale.

Nuk ekziston koha më e mirë universale

Nëse nuk ekziston koha më e mirë universale për të publikuar përmbajtje, si mund ta dinë dhe vendosin mediat se kur duhet të postojnë përmbajtjen e tyre në rrjetet sociale?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të përdoren dy qasje:

1. Të postoni atëherë kur ju thonë të dhënat

Kur bëhet fjalë për marketing dhe strategji digjitale, të dhënat më të mira janë gjithmonë tuajat. Dhe për fat të mirë rrjetet sociale kanë një varg të dhënash në dispozicion për të gjithë pronarët dhe administratorët e faqeve. Të kuptuarit gjithëpërfshirës të audiencës suaj dhe performanca e përmbajtjes suaj do të sjellë më shumë sukses se që do ta bënte një pasqyrë e përgjithshme që del nga studimet e një gamë faqesh nga një larmi industrish dhe brendesh. Kjo është arsyeja pse rekomandohet që të përdorni statistikat në dispozicion në rrjetet sociale.

2. Të publikoni atëherë kur është relevante

Disa përmbajtje do të funksionojnë më mirë aktualisht ose në një kohë më relevante. Shembull i shkëlqyeshëm për këtë është përmbajtja e karakterit sportiv, siç është transmetimi i informacionit nga ndeshjet e drejtpërdrejta.

Më së miri është të postoni përmbajtje në rrjetet sociale në pothuajse të njëjtën kohë kur ato i postoni edhe në mediat tuaja.

Meqë algoritmet e lajmeve (veçanërisht algoritmi i Facebookut dhe Instagramit) ndikojnë shumë në rankimin e postimit tuaj, postimi i përmbajtjes tuaj kur audienca juaj është në internet është një nga mënyrat më të lehta për të përmirësuar shtrirjen tuaj organike.

Statistikat e faqeve individuale në Facebook flasin më së shumti

Facebooku si rrjeti më i popullarizuar sot, ka pothuajse tre miliardë përdorues, andajka kuptim që Facebooku të ketë mundësinë më të mirë për angazhim organik.

Nëse jeni duke kërkuar kohën më të mirë për të postuar në Facebook, vendi i parë më i mirë për të filluar është Facebook Insights. Statistikat e secilit medium flasin më së shumti për vete. Çdo medium ka shprehi të ndryshme tek audienca, gjë që mund të ndikojë shumë në kohën kur ju duhet të publikoni postimet tuaja.

Pasi të jeni në Panelin e Kontrollit të faqes, një mori të dhënash janë në dispozicion për ju. Facebook Insights regjistron të dhënat e mbulueshmërisë dhe angazhimit për secilin postim që postoni në faqen tuaj në Facebook. Këto të dhëna mund të gjenden në të njëjtin vend me të dhënat e kohës kur ndjekësit tuaj janë në internet.

Megjithatë, eksperti i mediave sociale Brayden Cohen citon disa rrethana universale kur audienca juaj mund të jetë e pranishme në Facebook.

"Më së miri është të postini së pari në mëngjes, sepse kjo koha kur njerëzit marrin lajmet e tyre. Koha e drekës është gjithmonë e shkëlqyeshme sepse njerëzit kanë hapësira në orarin e tyre. Menjëherë pas punës, sepse njerëzit kontrollojnë ato që kanë humbur gjatë ditës”.

Disa thonë se më së miri është të postohet në ditët e javës nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 15 të pasdites, ndërsa të tjerët thonë se koha më e mirë është të mërkureve mes orës 11 dhe 13 pasdite.

Por kjo nuk do të thotë se këto janë momentet më të mira për ju.

Edhe pse kjo mund të jetë pikë e dobishme fillestare, fakt është se çdo Facebook i secilit medium vjen me një audiencë të ndryshme, prandaj është e rëndësishme ta mbani mend këtë.

Sot ka programe të ndryshme që mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni përmbajtjen tuaj në rrjetet sociale, të cilat me karakteristikat e tyre gjithashtu ofrojnë një analizë të kohës më të mirë për të publikuar, e që është unike për mediumin tuaj.

Ocijenite kvalitet članka