Kush po i shkruan të gjitha këto lajme të rreme dhe pse?

26.05.2023. / 10:57
Autor/ica
Share
fake news
fake news

Lajmet e rreme nuk i krijojnë ca monstrumë të fshehur nëpër dhoma të errëta.

Lajmet e rreme i krijojnë njerëzit me të cilët pijmë kafe, të cilët i takojmë nëpër konferenca për shtyp, e ndoshta me disa prej tyre edhe i ndajmë hapësirat në redaksi.

Tipet e personave që publikojnë lajme të rreme dhe arsyet potenciale për këtë

Lajmet e rreme janë përmbajtje për të të cilat autori e di se janë të rreme, publikohen për të lajthitur lexuesit të besojnë se janë të vërteta.

Problemi i identifikimit të lajmeve të rreme është sasia e tyre por edhe shkathtësitë e njerëzve të cilët i krijojnë ato. Gazetarët fokusohen në verifikimin e fakteve dhe në mënyrat e verifikimit të vërtetësisë së informatave. Këtu do të mund të ndihmonte edhe informata se kush janë njerëzit të cilët i prodhojnë këto përmbajtje.

Autori Vincent F. Filak në librin e tij “Dinamika e raportimit dhe shkrimit të lajmeve” thotë se njerëzit të cilët publikojnë këso lloje përmbajtjesh përfshijnë edhe ata me pozicione të fuqishme ideologjike e të cilët nuk kanë interes për atë që lexuesit e tyre besojnë apo lexojnë.

Sipas vlerësimit të Filakut këto janë tipet e personave që publikojnë lajme të rreme dhe arsyet potenciale për një gjë të tillë:

Ideologët që duan të shtyjnë përpara ideologjinë

Shumë njerëz të nxitur nga ideologjia publikojnë përmbajtje qëllimi i së cilës është të nxisë sa më shumë njerëz për ta mbështetur një mënyrë të të menduarit.

Ideologjitë mund të jenë çfarëdo:

  • qëndrimi për fenë,
  • shkencën,
  • shëndetin apo çkado tjetër.

Kur njerëzit duan që “ana e tyre” të konsiderohet e drejtë, shpesh i lëvizin kufijtë për t’i nxitur njerëzit që t’i shohin gjërat “sipas mënyrës së tyre”.

Këtu hyn krijimi apo shpërndarja e përmbajtjes së rreme.

Autori në libër thotë se “kur njerëzit e paskrupullt vërtet besojnë në diçka dhe duan që edhe të tjerët të besojnë në atë, ka pak gjëra të cilat ata nuk do t’i bënin për ta shtyrë përpara problemin. Kështu na dalin disa storie të rreme të cilat vënë në pah atë që njerëzit e konsiderojnë si e vërtetë më e madhe”.

Njerëzit i duan paratë

Shumë njerëz krijojnë lajme të rreme (sidomos përmbajtje partiake) pa ndonjë interes të vërtetë për një sistem politik.

Shumë gazetarë dhe shkencëtarë i kanë analizuar përgjegjësit për shumë lajme të rreme dhe kanë zbuluar se ata i shkruajnë ato sepse storiet e rreme tërheqin trafik në faqet e tyre, e të gjitha ato klikime sjellin profit të madh.

Gjatë hulumtimit, CNN zbuloi se një qytet në Maqedoni ndërton uebfaqe për të nxitur përkrahës politikë amerikanë për para. Standardet etike për këta krijues të përmbajtjes fillojnë dhe përfundojnë me dollarin.

Storien për personin i cili jeton në fqinjësinë tonë e ka publikuar CNN-i.

Një nga nismëtarët e industrisë sekrete është një student i heshtur i cili e ndërpreu fakultetin juridik. I brengosur se llogaritë e tij online mund të shuhen, 24-vjeçari kërkoi të quhej vetëm Mikhail.

Siç thuhet në këtë storie, ai natën e merr identitetin e një personi tjetër, dhe endet nëpër internet si “Jesica”, amerikania e cila shpesh publikon meme në mbështetje të Trumpit në Facebook.

Faqja e internetit dhe faqja e Facebookut të cilat i udhëheq “Jesica” u dedikohen lexuesve konservatorë në SHBA.

Storiet janë politike dhe shpesh të gabuara në aspektin e fakteve. Por Mikhaili nuk mërzitet për këtë. "Nuk më intereson, sepse njerëzit lexojnë", tha ai. "Me 22 vjet kam fituar shumë më shumë se që do të fitonte dikush [në Maqedoni] në jetën e vet".

Ai thotë se nga reklamat në faqen e tij fitonte deri në 2500 dollarë në ditë, derisa paga mesatare mujore në Maqedoni është vetëm 426 dollarë.

Fitimi në radhë të parë vjen nga reklamat si Google AdSense i cili plason reklama specifike nëpër internet. Çdo klik i sjell pak para krijuesit të përmbajtjes.

Mikhaili thotë se fitimet e tij i ka përdorur për të blerë shtëpi dhe për ta shkolluar motrën e tij të vogël.

Disa njerëz janë kretenë

Filaku në librin e tij thotë se katëgroinë e tretë të njerëzve nuk dëshiron ta përshkruajë shumë “por disa njerëz thjesht duan të jenë idiotë. Nëse mund të jenë idiotë dhe për këtë të tërheqin shumë vëmendje, aq më mirë.”

Pas sulmit në Las Vegas në të cilin sulmuesi i armatosur vrau mbi 50 njerëz dhe plagosi qindra të tjerë në rrjetet sociale u shfaq postimi në të cilin një i ri i pashpresë kërkon informata për babain e tij të zhdukur.

Doli se bëhej fjalë për një mashtrim.

Fotografia e profilit në llogarinë e këtij të riu në Twiter ishte e njëjta që përdorej në vende të tjera për të kryer mashtrimin e njëjtë gjatë sulmit në Manchester. Përveç kësaj aty kemi edhe një meme të internetit.

“Babai i humbur” në fotografi doli të ishte ylli i filmave pornografikë Johnny Sins.

sad

Kur gazetari Mashablea hasi në troll dhe e pyeti pse po e përdorte tragjedinë kombëtare për argëtim personal, ai u përgjigj: “Besoj se e dini arsyen. Për retweet.”

Si të veproni kur në redaksi e keni dikë nga këto kategori

Akuzat për shpërndarjen e lajmeve të rreme duke shkruar storie të paverifikuara dhe pohime të sajuara i kanë përjetuar edhe dy gazeta të famshme evropiane, Der Spiegel dhe The Guardian.

Der Spiegel është e përditshme gjermane e cila del në Hamburg. Me një tirazh ditor prej 840.000 kopjesh kjo është gazeta më e madhe në Evropë.

Dy gazetat më të spikatura evropiane janë cak i kritikave për shkak të mbështetjes së autorëve të cilët shpalosnin pohime të pabaza duke shkruar lajme të rreme.

Revista gjermane Der Spiegel e pushoi nga puna autorin e shpërblyer pas akuzave për sajimin e detajeve dhe citateve në shumë storie. Claas Relotius "falsifikonte artikuj në masë të madhe, madje edhe shpikte personazhe", shkruan Der Spiegel.

"Spiegelgate", siç e quajtën në rrjete sociale është një nga skandalet më të mëdha gjermane të pasluftës i cili potencialisht shtrihet në një periudhë shtatëvjeçare dhe me dhjetëra artikuj.

Në artikujt në fjalë gjinden edhe ata të cilët ishin nominuar apo kishin fituar shpërblime. Relotius e pranoi se i kishte lajthitur lexuesit në 14 storie të publikuara në Der Spiegel.

Pas skandalit mediumi publikoi deklaratën në të cilën thotë se ky medium po punon për të nxjerrë në pah të gjitha "sajesat" e Relotiusit pasi një koleg i tij që punonte në një storie me të shprehu dyshime për raportimin e tij.

Der Spiegel thotë se pas mohimit të akuzave, Relotius megjithatë e pranoi se në disa raste sajoji paragrafë të tërë tekstesh. “Në disa artikuj thuhet se përfshiu individë të cilët kurrë nuk i takoi dhe me të cilët kurrë nuk bisedoi. Sipas asaj që ai e pranoi janë së paku 14 artikuj", shkruan Der Spiegel.

Gazetarët e njohur e kanë kritikuar Guardianin sepse nuk e tërhoqi storien e tij në të cilën thuhej se Julian Assange nga Wikileaks u takua me ish-agjentin e Donald Trumpit Paul Manafort, përkundër mungesës së fakteve të cilat do t’i konfirmonin këto pohime. Gazetarët dhe aktivistët e sulmuan këtë medium për shkak të kësaj storieje ”bombë”, ndërsa njëkohësisht krenoheshin se ata janë mediumi britanik të cilit i besohej më së shumti.

Guardiani në vitin 2018 publikoi artikullin duke pretenduar se gazetarët e tij e kishin parë një dokument të agjencisë ekuadoriane të inteligjencës ku thuhej se Paul Manafort dhe Julian Assange ishin takuar tri herë në ambasadën e Ekuadorit në Londër, dukë përfshirë edhe një takim gjatë përgatitjes së zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

Shumë njerëz pyetën se ku ishte njëri nga autorët e artikullit, Luke Harding, ish-korrespondent i Guardianit nga Moska. Disa u pyetën se mos Hardingut, kritikuesit të vazhdueshëm të shtetit rus, i është dhënë "pushim vjetor" pas publikimit të "ekskluzivës së tij".

Pushimet nga puna, “dorëheqjet” vullnetare dhe kthimet e shpërblimeve nuk janë kompensim mjaft i mirë për dëmin e shkaktuar me publikimin e lajmeve të rreme, por ato janë masat e vetme të cilat mediat mund t’i ndërmarrin në situatat e këtilla.

Ocijenite kvalitet članka