Luftrat informative: Cak janë gazetarët që hulumtojnë dhe raportojnë ndershëm

01.09.2023. / 08:52
Autori
internet botovi
internet botovi

 Kur posedoni informata, vendimmarrja bëhet më e lehtë.

Praktika e manipulimit me publikunn është bërë element i domosdoshëm i çdo situate krize: aksidente, vrasje, skandale, ndryshime politike. Ballafaqimi me trollët, botët, mikrotargetimin nuk mund të bëhet ndryshe përveçse me njohjen e "procesit të punës" që ky ekip e praktikon.

Interneti është bërë vend kyç për përplasjet politike

Botët I krijojnë njerëzit dhe i plasojnë në platforma rrjetesh sociale. Botët përmbajnë vetëm kode, gjegjësisht rreshta udhëzimesh kompjuterike. Ata janë një varg hapash logjikë për të përfunduar një detyrë specifike që e bëjnë nëpër webfaqe dhe rrjetet sociale për të kryer detyrat në mënyrë autonome.

Ata simulojnë sjelljen e qenieve njerëzore në një rrjet social, ndërveprimin me përdoruesit e tjerë dhe shkëmbimin e informatave dhe mesazheve. Për shkak të algoritmeve prapa logjikës së botëve, ata mund të mësojnë nga reagimet se si të reagojnë në situata të caktuara. Pra, ata posedojnë inteligjencë artificiale (AI).

Foto: https://www.labnol.org/internet/write-twitter-bot/27902/
Foto: https://www.labnol.org/internet/write-twitter-bot/27902/

Inteligjenca artificiale u mundëson botëve të simulojnë sjelljen e përdoruesve të internetit, gjë që ndihmon në përhapjen e lajmeve të rreme.

Botët i imitojnë me aq besnikëri ndërveprimet shoqërore, saqë duket se janë njerëz të rëndomtë. Ata kërkojnë përdorues me ndikim që kanë numër të madh ndjekësish dhe i kontaktojnë ata duke u dërguar pyetje për t'u vënë re dhe për të krijuar besim tek ata dhe te përdoruesit e tjerë, sepse është e qartë se zhvillohet ndërveprim me njerëzit.

Botët u përgjigjen postimeve ose pyetjeve nga të tjerët bazuar në skriptat për të cilat janë programuar. Ata kërkojnë tema që janë në trend dhe gjenerojnë diskutime duke postuar mesazhe rreth atyre temave. Ata mund të marrin pjesë në diskutime sepse përsërisin informatat që i gjejnë nëpër faqe të tjera.

E gjithë kjo me qëllim të përhapjes së informatave të rreme.

Si ndihmojnë botët në përhapjen e lajmeve të rreme?

  1. duke kërkuar e duke kapur informata të papërpunuara (informatat ende nuk janë konfirmuar) në internet.
  2. duke publikuar vazhdimisht postime në faqet e rrjeteve sociale, duke përhapur përmbajtje të papërcaktuar duke përdorur tema dhe hashtagë në trend si strategjitë kryesore për të arritur një audiencë më të gjerë, gjë që në shumë raste ndihmon më tej në përhapjen e lajmeve të rreme.

Ata korrin sukses në synimin e tyre sepse përdoruesit e zakonshëm të rrjeteve sociale priren të besojnë atë që shohin ose atë që ndajnë të tjerët.

Ata janë mjaft efikasë sepse vazhdimisht "flasin" në rrjete, ndajnë një sasi të madhe informatash dhe komentesh, dhe përveç kësaj, përdorin taktika për të arritur sa më shumë njerëz duke ndjekur trende, duke përdorur hashtagë, duke u përfshirë në diskutime kudo që shfaqet mundësia.

Zejka Vucinic shkroi një artikull për BIRN me titull "'Jashtë kontrollit': Botët dhe trollët po shumohen në Mal të Zi" ku analizon ngjarjet kur qeveria malazeze njoftoi se kryeministri Dritan Abazovic nënshkroi një marrëveshje të shumëpritur që rregullonte marrëdhëniet mes shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe, dhe një pjesë e sferës malazeze në Twitter ishte tejet e paimpresionuar.

"Tradhti", kështu reagoi një llogari ndaj lajmit.

Një tjetër shkruante: “Turp”, ndërsa i treti deklaronte se “Historia këtë nuk do ta harrojë kurrë”.

Autorja thotë se atë vit ka pasur rritje të paprecedentë të aktivitetit të botëve dhe trollëve në rrjetet sociale.

Në Serbinë fqinje, llogaritë kundërshtonin "regjimin diktatorial" të presidentit malazez Milo Djukanovic dhe akuzonin partinë e tij DPS se po përpiqej të "shkatërronte identitetin serb të popullit tonë dhe të shfuqizonte të drejtat që populli ynë ka në përputhje me të gjitha ligjet".

Analisti i Qendrës Digjitale Forenzike DFC, Milan Jovanovic, i cili analizoi fenomenin, tha se "Hapësira e internetit është bërë vendi kyç për konfliktet politike në Mal të Zi. Rrjetet e raporteve joautentike më së shpeshti krijohen gjatë ngjarjeve të rëndësishme socio-politike në vend, me qëllimin kryesor orientimin e opinionit publik në drejtimin e dëshiruar".

Në po këtë artikull, Vuk Vukovic, asistent profesor në Fakultetin e Arteve Dramatike të Universitetit të Malit të Zi, tha se fjala 'bot' përdoret kryesisht në mënyrë pezhorative dhe u referohet komenteve të urdhëruara dhe zakonisht të paguara në rrjetet sociale.

“Qëllimi i këtij lloj veprimi politik është të shtrembërojë opinionin publik; pra të ndryshojë pamjen reale të peisazhit politik - qoftë në mbështetje të politikanëve apo në kompromentimin e tyre".

Gënjeshtrat, manipulimet, frikësimet në rrjete

Gjuha e urrejtjes, gënjeshtrat dhe lajthitjet nuk janë karakteristika të ndonjë mrekullie, jetën e së cilës e drejton një algoritëm dhe që ka edukuar veten duke lexuar përmbajtjen e të tjerëve. Ekziston edhe një tjetër ushtri mercenarësh, e ata janë trollët.

Trollët janë njerëz që kanë llogari në platformat e rrjeteve sociale me një qëllim: të gjenerojnë komente që grinden me njerëz, që fyejnë dhe që i thërrasin përdoruesit e tjerë dhe figurat publike të përpiqen të cënojnë besueshmërinë e ideve që nuk u pëlqejnë dhe që i frikësojnë individët që i postojnë ato ide. Edhe ata mbështesin dhe avokojnë për lajmet e rreme me të cilat janë të lidhur ideologjikisht.

Shpesh janë mjaft të ligë në komentet e tyre. E kjo i shtyn edhe përdoruesit e tjerë të jenë të ligë.

Aktualisht, storia më e njohur globale për trollët është ajo e fushatës zgjedhore të Donald Trumpit nga viti 2016.

Agjencia ruse për hulumtimin e internetit, ajo që ka prodhuar shumë lajme të rreme në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016,  për vite me radhë mbështet trollët.

Sipas raporteve, ata kishin agjentë që krijuan llogari në rrjete sociale shumë para sezonit të fushatës, të cilët krijuan profile tipike amerikane në rrjete sociale, zgjidhnin emra amerikanë, vënë fotografi dhe përshkime të vetes (dhe të familjeve të tyre të rreme) në internet, pëlqyen gjëra dhe iu bashkuan grupeve për diskutim.

Në tekst thuhet se për një kohë ata dërguan mesazhe të padëmshme. Krijuan miq e ndjekës. Kështu, ata u infiltruan dukshëm në hapësirën amerikane të rrjeteve sociale dhe u fshehën deri në sezonin zgjedhor.

Më pas, nisën të mbështesin lajmet e rreme dhe nxisnin dyshime në lajmet e vërteta.

Krejt kjo është e dokumentuar mjaft mirë në hetimet e Kongresit dhe në akuzat e ngritura që dalin nga hetimet e Robert Muellerit për parregullsitë potenciale në zgjedhjet e vitit 2016.

Modus operandi i grabitqarëve të lirisë së mediave

"Ngacmimi online është fenomen i cili po përhapet nëpër botë dhe sot përbën një nga kërcënimet më të mëdha për lirinë e mediave", tha sekretari kryesor i RSF-së, Christophe Deloire. "Zbuluam se luftrat informative nuk zhvillohen vetëm mes vendeve në rrafshin ndërkombëtar. Grabitqarët e gazetarisë gjithashtu i radhisin ushtritë e trollëve për t'i gjuajtur e për t'i keqtrajtuar të gjithë ata që hulumtojnë dhe raportojnë ndërshëm për faktet".

Në raportin me titull: "Ngacmimi online i gazetarëve: sulmi i trollëve", Reporterët pa Kufij (RSF) hulumtuan dhe dokumentuan rastet e ngacmimit të gazetarëve online në 32 vende.

RSF-ja analizoi modus operandin e të gjithë atyre që kryejnë sulme onlne ndaj gazetarëve. U tregua se metodat e tyre përmbajnë këto tri faza:

·       Dezinformatat: përmbajtjet gazetarore në rrjetet sociale janë të zhytura në vorbullën e lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve proqeveritare.

·       Përforcimi: ndikimi i përmbajtjeve proqeveritare përforcohet artificialisht me komentues të cilët i paguajnë opsionet e caktuara, apo me botë të cilët gjenerojnë postime automatikisht

·       Frikësimi: gazetarët shënjestrohen veç e veç, fyhen dhe kërcënohen, për t'u diskredituar e për t'u heshtur.

Dikur caku i trollëve dhe botëve, gjegjësisht i atyre opsioneve që i kanë porositur, ishte përmbajtja.  Shkatërro, manipulo, zhvlerëso – dhe aty arrihej qëllimi.

Sot, cak janë ata që krijojnë përmbajtje. Në çastin kur gazetari vëren ndonjë aktivitet çuditërisht të madh në postimet e veta, kjo është shenjë se po ndodh faza e parë e dezinformimit.  Më pas do të vijojë faza më e avancuar e përforcimit me komentues në artikull dhe në të gjitha postimet.

Kjo është përgatitja për sulm të veçantë të cilin gazetarët duhet ta presin të përgatitur, sepse aktualisht kjo është mënyra më efikase e mbrojtjes.

Vlerësoni cilësinë e artikullit