LumaFusion: Aplikacioni për montazh mobil të video incizimeve

31.08.2020. / 10:38
Autor/ica
Share
ds
ds

MoJo gazetaria është realitet i profesionit të gazetarit sot. Posedimi i shkathtësive të hulumtimit, shkrimit, xhirimit, përpunimit të foto dhe video materialeve, si dhe të montazhit është bërë domosdoshmëri për çdo gazetar. Gazetaria mobile është një prej sferave me rritjen më të shpejtë në këtë fushë.

Më parë kemi shkruar se si të xhironi një intervistë të shkëlqyer MoJo për aplikacione mobile për android dhe iPhone, e sot po ju paraqesim një aplikacion i cili mund t'ju lehtësojë dhe t'ju kursejë kohën e montazhit të video incizimeve.  Me teknologjinë e ditëve tona, krejt punën e montazhit mund ta kryeni edhe në telefon.

s

LumaFusion është vegël e fuqishme për të punuar me disa video incizime të cilat i përdorin gazetarët mobilë, autorët e filmave dhe producentët profesionistë për të treguar video storie bindëse.  

LumaFusion është aplikacioni më i popullarizuar për përpunimin e video incizimeve për iOS, sidomos për iPhone, Ipad, iPod Touch, por mund të shkarkohet edhe në pajisjet Android. Me ndihmën e këtij aplikacioni ju mund të përpunoni video incizime si profesionistë.

Aplikacionin Luma Touch në fillim të vitit 2013 e krijuan Chris Demiris dhe Terri Morgan me mision për të zhvilluar një video aplikacion në nivel profesional për pajisjet mobile të cilat do ta shfrytëzojnë përvojën që ata e kanë pasur në botën e dizajnit dhe të zhvillimit të video softuerëve.

Nëse jeni gazetar i cili një pjesë të madhe të punës e kryen në telefon, ky aplikacion mund t'ju ndihmojë që video storiet tuaja t'i përpunoni dhe t'i prezentoni thjesht dhe shpejt, e që produkti final të duket si të ishte i përpunuar në një studio profesionale. Me video udhëzues dhe mbështetje falas, si dhe me një komunitet të jashtëzakonshëm video entuziastësh dhe profesionistësh, forumet LumaFusion do t'ju ndihmojnë të bëheni montazherë profesionalë të video incizimeve.

Ky aplikacion do t'i mbulojë të gjitha nevojat tuaja të cilat dëshironi t'i aplikoni në video incizimet tuaja.

Çka ofron LumaFusion

Një video editor profesional duhet t'i ketë të gjitha funksionet e nevojshme siç janë video lëvizjet, tranzicionet të videove, rritje apo zvogëlim të shpejtësisë së videove, shtim të tekstit në video, krijim të slideshow-ëve nga fotografitë, shtim të bibliotekës muzikore në video incizime, si dhe filtra të ndryshëm për përpunimin e videove. Të gjitha këto i keni në aplikacionin LumaFusion.

LumaFusion ofron këto opsione për përpunim direkt të videove:

  • Vendosje të gjashtë shiritëve për video, audio, tituj, grafikë dhe fotografi
  • Gjashtë shiritë shtesë për muzikë, efekte zanore dhe narracion
  • Shirit kohor magnetik me opsione të zgjeruara siç është futja, futja / mbishkrimi dhe lidhja e videove link/unlink clip)
  • Posedon pjesën ballore për fshehjen, kyçjen dhe shkyçjen e të gjithë shiritëve
  • Një numër të madh video tranzicionesh (video transitions)
  • Shfaqje të videos në monitor të jashtëm

sds

Kur bëhet fjalë për tonin, LumaFusion posedon:

  • Nivele të tonit dhe inkuadrim të kornizës zanore për miksime të shkëlqyera
  • Dëgjim të miksit ndërsa e përpunoni
  • Përshtatje të dyanshme të tonit – mbushje të tonit nga ana e djathtë dhe e majtë
  • Zgjedhje të këngëve nga disa datoteka të toneve
  • Shtim të audio filtrave dhe EQ

Një numër të madh efektesh për përpunim të videove, siç është mjegullimi, ngjyrat, pikselizimi. Mundëson korrigjim të plotë të ngjyrës. Me ndihmën e efekteve shtresore dhe ngjyrave mund të krijohet numër i pakufishëm efektesh. Përmban Chroma për filtra për ekran të gjelbër, të kaltër, tastaturën luma dhe shumë më shumë. Mund të shtoni me qindra korniza për të animuar efektin apo ngjyrën tuaj. Mund t'i shihni me lehtësi të gjitha ndryshimet në kohë reale. Ruajtje dhe shpërndarje të parametrave të vendosur të lëvizjeve dhe efekteve, dhe kopjim e ngjitje të efekteve dhe atributeve nga njëri insert te tjetri.

Aplikacioni mundëson krijimin e titujve shumështresorë me tekst, me forma e ngjyra të ndryshme.  

Mund ta rregulloni fontin, ngjyrën, ballin, kufirin dhe hijen, të shtoni fonte të reja përmes opsionit "open-in", të ruani tituj dhe stile të vendosura paraprakisht, të aplikoni efekte dhe kalime të lëvizjeve për animacione.

Aplikacioni vërtet mundëson shumë gjëra që mund të jenë tejet të dobishme për punën e gazetarit sot. Shpresojmë që ky aplikacion t'ju lehtësojë punën dhe që me të të krijoni video storie të shkëlqyeshme, të cilat edhe gjatë montazhit do të mund t'i përshtatni për të gjitha tipet e formatet që ju nevojiten për web dhe rrjete sociale.

Ocijenite kvalitet članka