Magisto – përpunuesi i videove për rrjetet sociale

07.09.2022. / 12:43
Autor/ica
Share
dw
dw

Krijimi i videove është pjesë e pandashme e gazetarisë së sotme. Rrjetet sociale kanë kontribuar që videot të marrin rolin kryesor me rastin e krijimit të përmbajtjes.

Sot, është e pamundur të plasosh ndonjë informatë nëse nuk e përshtat atë për rrjetet sociale. E ajo që kalon më së miri janë pikërisht videot.

Sot po ju paraqesim përpunuesin e videove Magisto që mund të jetë vegël e shkëlqyer për krijimin e videove të përshtatura për rrjetet sociale.

Përpunuesi i videove Magisto

Magisto është kompani teknologjike e themeluar në vitin 2009 për ofrimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI) për përpunimin e videove. Kompania prodhon edhe përpunuesin e videove online, për përpunimin e automatizuar dhe produksionin e videove që u dedikohet kompanive dhe individëve. Vegla është në dispozicion si aplikacion online dhe aplikacion mobil (iOS dhe Android).

Si punon Magisto?

Magisto mundëson krijimin e thjeshtë dhe intuitiv të videove të shkurtra për çfarëdolloj platforme.

Derisa xhironi, prisni apo transferoni video, Magisto virtualisht identifikon dhe automatikisht shënon, organizon dhe lidh elementet siç janë njerëzit, kafshët, pamjet në plazh, banesat urbane, rrathët me ngjyra, disponimin etj. Në mënyrë të thjeshtë dhe intuitive shton temën e paracaktuar, audiot dhe stilet e përpunimit që ju përzgjedhni.

Dhe të gjitha këto veprime mund t'i realizoni në pajisjen mobile, e që është shumë mirë për përgatitjen e përditshme, ta zëmë, të Storyve për Instagram ose TikTok.

Shumica e kompanive të vogla, duke përfshirë mediat, nuk kanë vegla, resurse apo ekspertizë për prodhimin e vidoeve që kërkohet për rrjetet sociale, thotë Anjali Sud, drejtoreshë ekzekutive e Videmos.

"Teknologjia e Magistos mundëson aplikacione mobile superiore dhe vegla për përpunim që funksionojnë me inteligjencën artificiale e që, në kombinim me madhësinë e Vimeos dhe komunitetin e krijuesve, përfundimisht do t'i nxisë më shumë njerëz të tregojnë storie bindëse përmes videove".

Vimeo në vitin 2019 e ka marrë Magiston, ofruesin e shërbimeve të montazhit dhe automatizimit të produksionit, për të rritur vargun e veglave të veta dhe për të zgjeruar bazën e blerësve.

Magisto është aktivizimi i tretë më i madh i Vimeos, pas marrëveshjes për blerjen e ofruesit të platformës së videos sipas kërkesës VHX në vitin 2016, dhe ofruesit të shërbimeve të hostingut për video live Livestream në vitin 2017.

Si të filloni punën me veglën Magisto

Që në fillim do t'ju duhet të regjistroheni duke krijuar llogarinë apo përmes emailit ose profilit tuaj në Facebook.

Për disa sekonda do të jeni brenda aplikacionit dhe do të mund të filloni të krijoni videot tuaja.

Kështu duket dritarja fillestare.

da

Për të filluar me përpunimin e videove, klikoni në Add media dhe shtoni xhirimet tuaja të gatshme. Ato mund t'i shtoni drejtpërdrejt nga pajisja juaj mobile apo laptopi, ose mund të lidheni me bibliotekën tuaj në Google Photos. Aplikacioni posedon edhe një bibliotekë të madhe me video dhe fotografi Stock, të cilat mund t'i shfrytëzoni për krijimin e videove tuaja. Për fat të keq, për të shfrytëzuar resurset e kësaj biblioteke, do t'ju duhet të abonoheni në njërën nga tri paketat e ofruara.

Por, gjithmonë mund të shtoni klipet tuaja dhe të filloni me përpunimin e videove tuaja. Kur të shtoni klipe, në këndin e sipërm djathtas mund të zgjedhni formatin e videos (16:9, 1:1, 9:16). Përveç formatit, mund të zgjedhni edhe kohëzgjatjen e videos.

Pasi ta keni bërë këtë, klikoni në Next dhe do të shkoni te pjesa e shtimit të stilit.

via GIPHY

Brenda stileve, mund të ndryshoni edhe paletën e ngjyrave që do të përdorni, si dhe fontin e shkronjave.

Pasi të keni rregulluar stilin, në hapin e radhës zgjedhni muzikën që dëshironi të përdorni për videon tuaj. Mund të zgjedhni diçka nga biblioteka e ofruar apo të shtoni muzikën tuaj.

Dhe kaq. Videoja juaj do të krijohet duke klikuar në Preview. Nëse diçka nuk ju pëlqen në video, mund të klikoni në Edit, dhe të shikoni çdo skenë e cila është e ndarë me videon që keni shtuar.

scene

Sa më e gjatë të jetë videoja, aq më shumë skena do të ketë. Brenda skenave, mund të ndryshoni stilin, muzikën, formatin, paletën e ngjyrave. Po ashtu, mund të shtoni edhe skena të reja, nëse mendoni se ju mungon diçka.

Pasi të keni finalizuar gjithçka, duhet të klikoni në Save, dhe së pari të ruani videon tuaj brenda aplikacionit, ku më pas do t'ju shfaqen opsionet për ruajtje në telefon apo kompjuter, shpërndarje në Facebook, Vimeo, Youtube, Twitter, apo dërgim përmes emailit. Opsioni Embed është në dispozicion vetëm për abonentë.

save

Në versionin falas, videoja juaj do të ketë vulën e Magistos.

Ajo që kemi konkluduar në bazë të testimit të këtij aplikacioni është se vegla është e shkëlqyer për video të shkurtra për rrjetet sociale përmes të cilave mund të bëni teaserë të storieve tuaja.

Shikoni se si duket video teaseri ynë i shkurtër për Media Innovation Labin e radhës.

Çmimet e paketave të ofruara

Përveç paketës bazike, Magisto ofron edhe tri paketa me pagesë.

Premiumi kushton 4,99 dollarë në muaj dhe me të mund të krijoni video deri në 10 minuta gjatësi, të keni qasje në plotë në editorin e Magistos, stile premium për redaktim, si dhe ruajtje të pakufizuara në kompjuter apo telefon, varësisht se si e shfrytëzoni aplikacionin.

Për 10 dollarë në muaj, me paketën Professional fitoni mundësi të panumërta.

Paketa përfshin mbi 3 milionë full-HD iStock video dhe fotografi, opsione të avancuara redaktimi, xhirim HD, brendim të përshtatur, shtim të logos dhe teksteve tuaja. E mira e kësaj pakete është se mund ta provoni në versionin Trial për shtatë ditë.

Paketa Business kushton 34.99 dollarë në muaj, dhe përfshin opsione shtesë si futja e drejtpërdrejtë e videove nëpërmjet Facebook Ads Manager, Google Analysis, Marketing Tools, Storage Space, hapësirë për ruajtje.

Cilëndo paketë që e zgjedhni, besojmë se do t'ju sjellë dobi me rastin e krijimit të videove tuaja për rrjetet sociale.

Ocijenite kvalitet članka