Me TikTok mund të shpërndani lajme dhe të tërhiqni publik të ri

30.08.2022. / 08:46

Rrjeti social TikTok është gjithnjë e më i popullarizuar edhe në Ballkanin Perëndimor, derisa në tërë botën numëron mbi një miliardë përdorues aktivë në muaj. Në fillim të vitit kur shpalosëm pasqyrën e trendeve për sivjet, platforma TikTok u veçua si një nga trendet më të rëndësishme me rritje të shpejtë.

Sipas Sensos Towerit, TikToku ishte aplikacioni i parë në botë për nga numri i shkarkimeve në tremujorin e parë të vitit 2022.

tiktok

Kjo platformë, fillimisht e krijuar për prodhimin e videove argëtuese vallëzimi, transformoi qëllimin e vet, dhe sot në të do të gjeni një spektër të gjerë temash të ndryshme të shtjelluara në mënyrë interesante e vizuale.

TikTokun më së shumti e përdor publiku më i ri – e ashtuquajtura gjenerata Z. E sipas të dhënave të Statisas, në prill të këtij viti në nivel global gratë e moshës 18-24 vjeç ishin ato që më së shumti shfrytëzuan këtë platofmë. Në përgjithësi, më së shumti përdorues të kësaj grupmoshe kanë llogari në TikTok.

Në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në rajon, situata nuk dallon shumë. Sipas Start.io, 60,2% e përdoruesve të TikTokut në BeH janë të grupmoshës 18-24 vjeç, ndërsa ndiqen nga grupmosha 25-34 vjeç me gjithsej 26,8%.

Si të shfrytëzoni Tiktokun për përmbajtje mediale

Duke marrë krejt këto parasysh, do të ishte e çuditshme të shihje që një platformë e këtillë të mos jetë e dobishme në gazetari. Përkundrazi, gjithnjë e më shumë mund të shihet se gazetarët po gjejnë mënyra për ta shfrytëzuar këtë platformë për t'ia shpalosur lajmet publikut të tyre.

Washington post në maj të vitit 2019 vuri re potencialin e saj dhe nisi kanalin e vet në TikTok, i cili tri vite më vonë numëron mbi 1,4 milionë ndjekës.

Journalism.co.uk në maj të këtij viti publikoi këshilla për gazetarët të cilat duan të hapin llogaritë e tyre në TikTok.  

Tri gazetare (Sophia Smith Galer, Monika Plaha, Sophy Silver) të cilat tërhoqën publik milionësh në TikTok, përmes përvojës së tyre ofrojnë nëntë këshilla të cilat mund të jenë të dobishme për secilin gazetar kur vendos të krijojë profil në TikTok.

Monika Plaha thotë se është me rëndësi të ofrohet hapësirë për pyetjet e publikut në TikTok, nga të cilat ju si gazetarë mund të nxirrni ide dhe drejtime për përmbajtjen tuaj.

"Gazetarët janë mahnitës, e nëse mund t'i ikni gabimit të kopjimit të asaj që bën çdokush, keni gjasa të mira ta qëlloni cakun" – thotë Sophia Smith Galer.

Krijimi i videove është bërë përditshmëri, e formati vertikal po përdoret gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale. Edhe mediat mund të kenë dobi nga rrëfimi përmes videos në format vertikal.

Sot, kohëzgjatja e videos në TikTok mund të jetë 15 sekonda, një, tri dhe dhjetë minuta. Mendoni mirë se cila kohëzgjatje do t'ia tërheqë vëmendjen publikut tuaj me temën të cilën ju e shtjelloni. Rekomandohet të filloni me video më të shkurtra, nga 15 sekonda deri në një minutë.

Siç thotë Sophy Silver, 15 sekondat e parë janë thelbësore për suksesin e videos, e kjo kohë është sikur karremi për interesimin e publikut. Mendoni mirë se çka do të thoni në 15 sekondat e para.

TikTok dhe lajmet

Sladjan Tomic, gazetar i ri freelance i BH, ka parë potencialin që TikToku mund të ofrojë për plasimin e përmbajtjes te publiku më i ri.

"Meqë po na afrohem Zgjedhjet e Përgjithshme, e viteve të kaluara dalja ka qenë rreth 50%, unë kam dashur që të rinjve të cilët po dalin për herë të parë në zgjedhje t'ua përçoj mesazhin se votimi është me rëndësi dhe se vota e tyre mund të sjellë ndryshim. Meqë të rinjtë ndjekin gjithnjë e më pak media online, gazeta dhe TV, në Facebook janë gjithnjë e më pak, kam vendosur që platforma të jetë TikToku. Kam ditur se çka dua, por jo edhe mënyrën. Dhe vazhdoj të mësoj".

Duke marrë parasysh se të rinjtë e moshës 18-24 vjeç më së shumti përdorin TikTokun, dhe se pikërisht këta të rinj për herë të parë do të dalin në zgjedhje, është e qëlluar të përdoret pikërisht kjo platformë për plasimin e përmbajtjes.

@beterlajf #Sarajevo #Mostar #Trebinje #glasanje #mladi #izbori #politika #korupcija #glas #kandidati #ljudskaprava #promjene #nezaposlenost #BiH #PremiereRush #PremiereRush #misljenje #glasanje #PremiereRush ♬ original sound - Slađan Tomić

"TikToku ka shumë përparësi, publik të pakufizuar, prani të publikut. Sfidë është që përmbajtjen nuk mund ta sponsorizoni dhe nuk ekziston opsioni share sikurse në Facebook, dhe prandaj nuk mund t'i lusni miqtë të ju ndihmojnë për vizibilitet, dhe detyroheni të depërtoni te publiku. Tani, këtë e bëj në shumë mënyra, e njëra nga ato është se publikoj përmbajtje interesante jopolitike që sa më shumë njerëz të vizitojnë profilin tim në të cilin gjendet edhe përmbajtja për zgjedhjet".

Ai thotë se megjithëse është i ri në këtë rrjet, tashmë ka me mijëra shikime dhe me dhjetëra komente, dhe se të rinjtë përfshihen dhe komentojnë publikisht. "Kemi interaksion dhe shpresoj se do të rritet numri i njerëzve deri te të cilët do të vijë videoja, ndërsa rritet përmbajtja ime dhe vizibiliteti im".

Si këshillë për kolegët/et, në përputhje me përvojën e deritanishme në zhvillimin e TikTokut, Sladjani thotë se është e rëndësishme për mediat që videot të jenë sa më të shkurtra, të kenë narracion, të ndjekin trendin e hashtagëve, të ketë së paku dy video në ditë, dhe të mos i shkurajojë vizibiliteti i vogël në fillim. "Natyrisht, këshilla është gjithashtu që sa më parë të aktivizohen në këtë rrjet, sepse nuk mund t'ia lejojnë vetes luksin të vonohen dhe të mos kenë kanale për shpërndarjen e përmbajtjes, ndërsa thelbi i mediave është që përmbajtja e tyre të jetë e dukshme".

Ocijenite kvalitet članka