Mediat ende po i ndiejnë pasojat e pandemisë

02.02.2021. / 11:10

Një vit pasi filloi pandemia Covid-19, shumë industri ende po i ndiejnë efektet që ajo ka prodhuar – ndër to sigurisht është edhe industria e mediave.

Pandemia Covid-19 edhe njëherë ka konfirmuar rëndësinë e informatave të qarta, të besueshme e të sakta. Gjatë pandemisë, publiku i drejtohej burimeve të besueshme për informata shkencore rreth sëmundjes dhe përhapjes së saj.

Edhe pse gjatë vitit 2020 u shënua rritje e përdoruesve të mediave, në anën tjetër pati rënie të reklamave, gjë që shumë media i vuri në pozitë të palakmueshme.

Raporti i ri i realizuar nga hulumtues të Universitetit Columbia analizon iniciativa nga mbarë bota të cilat u krijuan me qëllim të "shpëtimit të gazetarisë", dhe vlerëson gjasat e suksesit si dhe profilizon lojtarët kryesorë. Përmes informatave në dispozicion, shtetet mund të mësojnë nga njëri-tjetri për atë se si të mbështesin lajme dhe informata cilësore.

Ndihma për gazetarinë e pavarur

U bënë përpjekje të ndryshme për të siguruar financim emergjent, si dhe ndihmë afatgjatë në mbarë botën. Shumë organizata, duke përfshirë Google News Initiative, Pulitzer Center, Internews si dhe agjencitë qeveritare krijuan fonde emergjente të ndihmës, shumë prej të cilave u vërshuan me aplikacione.

Një përpjekje tjetër të ndihmës së donatorëve po e bën Forumi Global për Zhvillimin e Mediave (GFMD), organizatë ombrellë që koordinon shumë media dhe nisma zhvillimore. GFMD zhvillon hulumtime të ndryshme dhe jep rekomandime se si t'i ndihmohet gazetarisë në epokën post-COVID-19, duke përmendur burime të mundshme të financimit.

Mark Nelson nga Qendra e Ndihmës Ndërkombëtare për Mediat bashkë me James Deanein dhe Maha Takin nga BBC Media Action kanë punuar për të promovuar Fondin Ndërkombëtar për Mediat me Interes Publiky (IFPIM), i cili ka shpërndarë ndihmë zhvillimore për të mbështetur gazetarinë dhe institucionet gazetarore në Jugun global. IFPIM-ja avancon Luminate në bashkëpunim me BBC Media Action, por së shpejti do të bëhet tërësi më vete.

Nishant Lalwani, drejtor gjeneral i programit Luminate Omidyar Network që në vit shpenzon rreth 20 milionë dollarë për mbështetjen e gazetarisë, ka propozuar këtë qasja karshi kategorive për të ofruar zgjidhje: 

  • subvencione publike dhe përpjekje të qeverisë për ndihmë;

  • rritje të fondeve nga fondacionet, filantropia dhe investimet në efekte;
  • modele të reja biznesi të projektuara për zvogëlimin e mbështetjes te të ardhurat nga reklamimi;

  • dhe, më ambiciozja nga të gjitha, të shtyhet Big Tech për të paguar lajmet.

Raporti tregon se fondacionet kanë qenë lojtarët kryesorë si për rritjen e përpjekjeve për financimin e granteve për lajmet lokale ashtu edhe në partneritetet qeveritare në mbarë botën për t'i siguruar financimin gazetarisë.

Modelet e reja dhe zgjidhjet e reja

Si model të ri afarist, ky studim jep propozimin e gazetarit nga Botsvana Ntibinyanea Ntibinyanea që njihet si "Projekti i transaksioneve digjitale". Në thelb qëndron përpjekja për mbështetjen e 20 gazetarëve të pavarur në mbarë Afrikën e Jugut ndërsa ata orientohen drejt platformave më të qëndrueshme digjitale kundrejt atyre të shtypit dhe janë shembull i mirë i modelit që mund të shumëfishohet.

Kur bëhet fjalë për pagesën e lajmeve nga ana e kompanive të mëdha teknologjike, hulumtimi tregon se mbase Australia ka investuar përpjekjet më ambicioze për t'iu kundërvënë humbjes së kornizës ligjore të sapokrijuar e cila përdor Ligjin për Konkurrencën dhe i cili do të mund t'i ndihmonte Big Techut të paguajë lajmet. Kjo përpjekje e re punon për zbutjen e disbalancit që ekziston midis mediave dhe kompanive siç është Google dhe Facebook.

Gazetaria është e mirë publike e domosdoshme dhe duhet investuar përpjekje të përbashkëta për të siguruar mbijetesën e pandemisë Covid-19. Për të ardhmen e gazetarisë, për të mos u gjendur në një situatë të këtillë gjatë krizave në të ardhmen, do të nevojitet sigurimi i një qasjeje shumështresore duke përdorë një rrjet të gjerë zgjidhjesh i cili njëkohësisht do të ofronte mbështetjen e nevojshme financiare për mbijetesën e mediave, dhe të vendoste themele të reja për një ekosistem të qëndrueshëm të lajmeve të cilat mund të ecin përpara.

Ocijenite kvalitet članka