Mediat lokale: Kurrë më shumë mundësi për media të reja dhe sfida për mbijetesë

13.11.2020. / 10:41
Autori
Lokalni mediji: Nikad većih prilika za pokretanje i izazova za opstanak
Lokalni mediji: Nikad većih prilika za pokretanje i izazova za opstanak
Lokalni mediji: Nikad većih prilika za pokretanje i izazova za opstanak

Sa janë të rëndësishme mediat lokale?

A janë lajmet lokale aq të rëndësishme për shoqërinë saqë duhet të ofrohen pavarësisht se sa i konsumojnë njerëzit?

Mediat lokale janë të vogla, por mund të bëhen me ndikim. Nuk janë bërë brenda natës më të rëndësishme se mediat nacionale, por ato janë më afër publikut i cili te mediat dhe gazetarët e sheh ndihmën për të zgjidhur problemet e veta.

Çka janë medait lokale?

Mediat lokale janë ato media të cilat pikëspari u shërbejnë nevojave komunikuese të komuniteteve dhe qyteteve ku ato gjenden.

hulumtimin e realizuar nga Radenko Udovičić për institutin Mediaplan thuhet se teoricienët e mediave e potencojnë rolin e mediave lokale si një kapsulë shërbyese, por edhe fillestare për zhvillimin e potencialeve demokratike të komunitetit lokal, e që është në përputhje me konceptin sociologjik se zhvillimi nis nga familja dhe mikromjedisi shoqëror dhe ndërton nivele më të larta të pushtetit, shoqërisë dhe kulturës në kuptimin më të gjerë. Praktikisht, mediat lokale dhe publiku i tyre paraqesin njërin prej resurseve më të rëndësishme për demokratizimin e gjerë shoqëror.

Nëse mediat lokale i shohim në këtë kontekst, mund të konkludojmë se ato kurrë nuk kanë qenë më të rëndësishme dhe se mund të marrin primatin në informimin dhe edukimin e shoqërisë.

Mundësitë dhe sfidat e mediave lokale

Sot është më e lehtë se kurrë të krijoni media lokale, sepse kjo më nuk nënkupton pajisje të shtrenjta televizive, numër të madh njerëzish në redaksi, produksion të programeve të shtrenjta. Falë gazetarisë mobile, podcastëve, teknologjisë online, edhe individët mund të krijojnë një medium që i duhet komunitetit.

Nga njëra anë, falë teknologjisë i kemi mundësitë, ndërsa nga ana tjetër duhet të jemi shumë të shkathët dhe të kemi njohuri teknologjike. Kur flasim për modelin e biznesit, mediat lokale nuk dallojnë fort nga mediat e mëdha nacionale. Prapë u nevojitet përmbajtje interesante, e cila ofrohet në një platformë e cila përdoruesve u ofron përvojë të mirë. Nevojitet një plan i financimit dhe tërheqjes së reklamuesve, si dhe analitika e cila mediumit do t'i shërbejë si formë e hulumtimit të afinitetit të publikut, ndërsa reklamuesve do t'u shërbejë për të parë suksesin e mediumit në treg.

Në tekstin Gazetarët e mediave lokale gjatë koronavirusit kanë punuan shumë më shumë, kanë rritur lexueshmërinë – e të ardhura gjitnjë e më pak të publikuar në portalin Cenzolovka thuhet se gjatë krizës së koronavirusit mediat lokale janë dëshmuar si më të zhdërvjellëta. Interesimi i madh i qytetarëve për të marrë informata me kohë ka prodhuar rritje të konsiderueshme të numrit të vizitave në portale lokale. Me buxhete modeste, me të cilat tashmë janë mësuar, mediat lokale arrinin të prodhonin përmbajtje relevante si para krizës.

Bashkëbiseduesit e tekstit në fjalë tregojnë se arsyeja për këtë është "fakti shumë i rëndësishëm se kur bëhet fjalë për mediat online, të cilat gjatë muajve të shkuar punuan edhe përtej kapaciteteve të tyre, themeluesit e tyre janë vetë gazetarë".

Mundësia dhe sfida e madhe qëndron te fakti se shtylla kryesore e gazetarisë lokale është vetë gazetari.

Edukimi i gazetarëve kurrë nuk ka qenë më i rëndësishëm

Mediat lokale mund të ekzistojnë edhe në fshatin më të vogël në Ballkan si dhe të funksionojnë si medium në metropolin milionësh i cili është qendra ekonomike e vendit. Me kusht që aty të punojnë gazetarët e edukuar.

Sot, gazetarët e edukuar dijnë gjithçka nga pak. Përshkrimi më i përafërt i rolit të tyre në redaksi është "gazetar multimedial", që do të thotë se mund të shkojnë në terren dhe të kthehen në redaksi me storien për të gjithë lexuesit e mediumit:

  • Ata që lexojnë – tekst
  • Ata që dëgjojnë – audio
  • Ata që shikojnë – video.

Gazetarja dhe reporterja multimediale me përvojë në Boston Globe, Emily Sweeney, thotë se karakteristikë e redaksive më të vogla është se një gazetar duhet të bëjë disa punë, që nënkuton të shkrepë fotografi dhe të incizojë audio, të shkruajë tekstin dhe të gjitha këto për publikim në uebfaqe dhe në rrjete sociale. "Për njerëzit të interesuar për gazetari është shumë me rëndësi që të gjitha këto t'i dijnë ngapak. Duhet të dijnë se si të përgatisin audio dhe video intervista, si të fotografojnë e të përgatisin video përmbajtje".

Edhe një problem që është pjesë e krizës në të cilën gjenden mediat lokale është fakti se mediat e këtilla shpesh themelohen nga njerëz pa kurrfarë njohurish a përvoje në gazetari, pa kurrfarë njohurish të kodeve etike, Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, modeleve të biznesit që mediat do t'i bënin të qëndrueshme.

Me mangësi të këtilla, modeli i biznesit i medias kufizohet në nënshtrim ndaj reklamuesve apo (shumë më shpesh) prodhim të kronikës së zezë, titujve joshës dhe përmbajtjeve tabloide.

Elementet themelore që duhet t'i ketë mediumi lokal

Pavarësisht se a bëhet fjalë për mediat nacionale apo lokale që ofrojnë lajme ditore relevante për hapësira të caktuara gjeografike, ekzistojnë disa elemente të cilat duhet t'i posedojë çdo medium. Posedimi i këtyre elementeve nuk varet as nga planet për të ardhmen as nga modeli i biznesit me të cilin mediumin tuaj do ta bëni më të qëndrueshëm dhe financiarisht të shpagueshëm. Elementet themelore janë:

Synimi i audiencës së caktuar me përmbajtje origjinale

Se si do të gjendet barazpesha mes përmbajtjes origjinale dhe asaj të shpërndarë varet kryekëput nga mediumi. Për mediat lokale përqindja e madhe e përmbajtjes origjinale lokale është tejet e rëndësishme.

Glenn Burkins, themelues i portalit Qcitymetro.com, thotë: "Pse dikush do të dëshironte të vinte tek unë? Ata duhet të marrin diçka që nuk mund të gjejnë tjetërkund. Përmbajtja duhet të orientohet drejt publikut të synuar. Lexuesi tipik i portalit Qcitymetro.com është grua në të katërdhjetat".

Gabimi të cilin mund ta bëjnë mediat lokale dhe mediat e vogla është publikimi automatik i lajmeve të agjencive. Transformi nga mediumi lokal në "pixhama portal". Mediumi i cili është krijuar për komunitetin specifik lokal nis të publikojë lajme nga bota, sporti dhe lajme sensacionaliste. "Gazetari" në pixhama, me kafe dhe ekran nis të publikojë lajme relevante.

Problemi i vetëm është se lajmet janë relevante për ngjarjet globale, por jo edhe për ndonjë komunitet lokal në Ballkan.

Krijimi i modelit të biznesit

Reklamimi është pjesa kryesore e modelit të biznesit të çdo mediumi. Në shekullin XXI, reklamimi nuk nënkupton vetëm publikimin e banerëve. Përmbajtjet e sponsorizuara, native advertising, Google Ads, banerët, video reklamat, promovimi në rrjetet sociale – të gjitha këto janë mundësi për mediat që reklamuesve t'u ofrojnë opsione në zhvillimin e të cilave investohen para.

Përdorimi i rrjeteve sociale

Rrjetet sociale kërkojnë sasi të mëdha kohore sepse çdo rrjet i ka specifikat e veta. Por nëse investoni në strategjinë e paraqitjes në rrjete sociale dhe komunikoni me publikun, rezultatet nuk do të mungojnë. Ka gjithnjë e më pak lexues të cilët vizitojnë drejtpërdrejt faqen e mediave. Sipas hulumtimeve, rrjetet sociale janë burim i lajmeve për numër gjitnjë e më të madh të përdoruesve. Kjo është bërë fakt i cili nuk po ndryshon tash e disa vjet – po ndryshon vetëm përqindja (në rritje, nga viti në vit) e atyre të cilët kontaktin e parë me mediumin e kanë në këto rrjete.

Mediat e kanë për detyrë që këtë ta shohin si mundësi. Sa më i vogël mediumi, aq më e madhe përgjegjësia.

ssa

Ljiljana Stojanović në bisedë me portalin Cenzolovka, të cilin e kemi përmendur në fillim të tekstit, thotë: "Ende besoj se puna të cilën po e bëjmë është e rëndësishme dhe se vetëm raportimi në interes të publikut është i duhuri".

Kjo është arsyeja pse mediat lokale ende mbijetojnë edhe në kohën e krizave siç është kjo me pandeminë.

Vlerësoni cilësinë e artikullit