Moovly: Vegla për krijimin e videove interaktive

13.07.2021. / 09:12

Gazetaria e angazhuar dhe interaktive ende është e mundur edhe pa njohuri të thella të kodimit.  Zgjidhjet softuerike për animacion shumë shpejt janë bërë ndër veglat më të rëndësishme në treg.

Në botën digjitale videoja është bërë mënyra më e popullarizuar për konsum të informatave, ndërsa animacionet janë të popullarizuara në të gjithë sektorët – nga gazetaria deri te e-tregtia.

Dëshironi të bëni video në stilin BuzzFeed apo Vox që më shumë i ngjajnë infografikës lëvizëse, por nuk jeni krejt të sigurtë se si ta bëni këtë me ndihmën e një video redaktori tradicional.

Me koleksionin e vet të opsioneve dhe resurseve, Moovly u mundëson përdoruesve që me shpejtësi dhe pa komplikime të krijojnë video informative.

Moovly është kompani që ofron platformë të bazuar në re e cila u mundëson përdoruesve krijimin dhe gjenerimin e përmbajtjes multimediale: video të animuara, video prezentime, infografika të animuara dhe çfarëdo video përmbajtje tjetër që përfshin kombinim të animacionit me grafika.

Kjo vegël është dizajnuar për t'u ndihmuar përdoruesve të krijojnë udhëzues apo video promovuese duke përdorë një kombinim të imazheve të transmetuara, videove, teksteve dhe zërit, opsione të personalizueshme, si dhe një bibliotekë me fotografi, materiale audiovizuale përmes interfaceit drag-and-drop.

Përveç bibliotekës së sfondeve, fonteve dhe grafikës në përgjithësi, Moovly u mundëson përdoruesve të përcjellin fotografitë dhe tingujt e tyre.

Pjesa më e mirë e Moovlyt janë mundësitë e paravendosura të animacionit, të cilat u mundësojnë përdoruesve t'u japin jetë informatave të tyre. Unikja mes animacioneve është mundësia që duart manipulojnë, vizatojnë apo shkruajnë gjëra në ekran.

Do t'ju nevojitet të krijoni llogarinë dhe pas disa minutash do të mund t'i qaseni krijimit të videove tuaja. Pasi të kyçeni, do t'ju shfaqet një interface user friendly.

dsds

Duke klikuar Create mund të zgjedhni një nga tri metodat e krijimit të videos: nga fillimi, duke përdorë shabllonë apo duke importuar PowerPoint file. Kur klikoni njërin nga opsionet ju hapet dritarja e re ku mund të krijoni video.

poiu

Në të majtë gjendet një bibliotekë e pasur me përmbajtje të ndryshme, si infografika, web ikona, animacione, grafikonë...

Mund të merrni disa nga mostrat e sugjeruara dhe t'i përsosni ato më vonë duke ndryshuar madhësinë dhe ngjyrën e fontit. Mund ta personalizoni formatin e videos në varësi të platformës që ju nevojitet.

Versioni falas ka disa kufizime të cilat mund të ndikojnë në zgjedhjen e këtij aplikacioni. Një nga kufizimet më të mëdha është pamundësia për të shkarkuar video, por vetëm postimi i drejtpërdrejtë i videos në Youtube, Facebook, Instagram. Galeria Vimeo dhe Moovly.

Si përdorues falas i Moovlyt, ju mund të publikoni videon tuaj me cilësinë standarde (SD) dhe të shtoni vulën dhe outron Moovly. Nëse dëshironi të publikoni me cilësi HD dhe pa vulë dhe outro, do të duhet të abonoheni në Pro.

Abonimi mujor pro kushton 24,92 dollarë, gjegjësisht abonimi Max që kushton 49,92 dollarë.

Cilëndo nga këto dy paketa që zgjedhni, do të fitoni përvojën maksimale të krijimit të videove interaktive.

Organizatat jofitimprurëse dhe mediat mund të fitojnë zbritje prej 50% në abonimin vjetor të të gjitha llojeve të paketave.

Ocijenite kvalitet članka