Në ç'mënyrë aplikacioni INJECT mund të përmirësojë kreativitetin në gazetarinë digjitale

07.06.2021. / 11:15
Autor
Share
ds
ds

Gazetaria është fushë që përfshin hulumtime, të menduarit kreativ dhe përpunim kritik të informatave. Mu për këtë, gazetarët/et punojnë përditë në kërkim të mundësive dhe zhvillimit të shkathtësve kreative me ndihmën e të cilave do të gjejnë burime informatash të nevojshme për përpunimin cilësor të temave me të cilat ata punojnë. Por krejt kjo kërkon shumë kohë, e cila në botën e gazetarisë – sidomos në fushën e gazetarisë digjitale – është gjithmonë e kufizuar. Andaj, gazetarët zakonisht përdorin burime të disponueshme dhe të njohura të informatave, që mund të ndikojë në cilësinë e përpunimit të storieve, të zbehë larminë e këndvështrimeve dhe qasjes ndaj një problemi a dukurie që është temë e hulumtimi dhe punës së tyre.

INJECT është një nga veglat digjitale pa pagesë që mund t'u ndihmojë gazetarëve të kapërcejnë këto sfida lehtë dhe shpejt. Ky vegël gazetarëve u jep mundësinë të rrisin kreativitetin e tyre duke u mundësuar perspektiva të ndryshme për një temë të caktuar. Algoritmet e integruar të kërkimit kreativ që zbulojnë informata në lajmet e botuara më parë dhe mbështetja interaktive që ndihmon në krijimin e lidhjeve të reja me ato informata, mund t'u ndihmojnë gazetarëve të punojnë me storie të reja, ose të krijojnë mënyra të reja për të treguar një storie. Andaj, INJECT mund të përdoret si gjenerator idesh, si makinë sugjerimi apo si mjet frymëzimi.

Është në dispozicion si web aplikacion pa pagesë, dhe si shtojcë për Google Chrome Extension, Google Docs, Word Press dhe Adobe InCopy. Pasi të instalohet, gazetarët/et mund ta lansojnë si INJECT pop-up me të paktën një klikim. Kjo vegël përdor përpunimin e gjuhës natyrore për të analizuar fjalët dhe frazat. Vegla manipulon me informatat e grumbulluara nga dhjetëra miliona artikuj të botuar në lajme, artikuj revistash dhe botime shkencore dhe propozon kënde, zëra dhe përmbajtje të reja. Krejt kjo është në dispozicion në gjashtë gjuhë evropiane: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, greqisht dhe norvegjisht.

INJECT ofron:

  • Integrimin në arkivat tuaja për të përfituar sa më shumë nga përmbajtja juaj ekzistuese;

  • Krijimin e përmbajtjes në gjuhë të ndryshme;

  • Analizën e tonit të informatave të botuara që ju të eksploroni kënde më pozitive dhe / ose negative gjatë krijimit të përmbajtjes së stoties me të cilën punoni;

  • Mbështetje për të shkruar për tema shkencore duke u mbështetur në figura nga bota e shkencës, për të përdorë metafora efikase komunikimi dhe tregues të gazetarisë cilësore shkencore.

     

ds
Figura 1

Figura 1 paraqet ballinën e aplikacionit, apo sidebar ekstensionet për Google Chrome, që përbëhet nga katër fusha themelore.

Fusha e parë është makina e kërkimit dhe ka për qëllim të përshkruajë temën e lajmeve duke shkruar fjalë ose terma kyç.

Fusha e dytë është hapësira për përcaktimin e strategjisë së kërkimit. Kjo hapësirë gazetarëve u ofron mundësinë për të përcaktuar këndin kreativ nga i cili ata duan t'i qasen një teme të caktuar. Kjo bëhet e mundur me ndihmën e 6 llojeve të paracaktuara të këndeve, duke klikuar në ikonat. Secila ikonë përfaqëson një strategji kreative që kërkon burime të lajmeve të lidhura me një lloj tjetër të këndit kreativ. Këto kënde janë:

  • EVERYTHING (GJITHÇKA) - Kërkimi pa kufizime;

  • BACKING AND EVIDENCE (SFONDI DHE DËSHMITË) – Dëshmitë sasiore (psh. numrat dhe masat).

  • INDIVIDUAL (INDIVIDI) – Kush janë figurat kryesore? Qëndrimet e individëve të caktuar.

  • CAUSAL (SHKAKU) – Sfondi, historia, si është shkaktuar diçka.

  • RAMIFICATION (PASOJAT) – Çka sjell e ardhmja?
  • DATA VISUALISATION (SHPALOSJA E TË DHËNAVE) – Grafikat dhe infografikat (opsione që do të bëhet i mundur së shpejti).

Fusha e tretë ka për qëllim shpalosjen e informatave. Gazetarët mund të lëvizin, të kapërcejnë me kursorin e miut dhe të klikojnë mbi lajmet e paraqitura dhe sugjerimet kreative për të zbuluar dhe gjeneruar ide të reja për shpalosjen e lajmeve të caktuara.

Zona e katërt, e vendosur në pjesën e poshtme, paraqet zonën e kontrollit, e cila u ofron gazetarëve mundësinë për të rregulluar parametrat e kërkimit (koha e publikimit, strategjia e kërkimit, gjuha e lajmeve, gjuha e kërkimit, burimet e informatave, etj.). Përveç kësaj, aty gjendet edhe opsioni për të kaluar në QUEST, që gazetarëve u hap perspektiva shtesë të shtjellimit të temës me të cilën punojnë, këshilla shtesë për qasjen dhe përpunimin e temave të caktuara dhe përmirësimin e punës profesionale.

Shfrytëzimi i aplikacionit INJECT në praktikë

Këto që u thanë më sipër mund të shpalosen më së miri me një shembull të thjeshtë. Nëse një gazetar punon me një temë që lidhet me, ta zëmë, ndërtimin e hidrocentraleve në lumenj në BeH, mund të përdorë aplikacioin INJECT për të marrë këndvështrime të reja, për t'iu qasur kërkimeve shkencore në lidhje me këtë fushë, të dhënave empirike që tregojnë përfitimet dhe mangësitë e ndërtimit të tyre, gjegjësisht efektet e tyre pozitive dhe negative, dhe informata të tjera të shumta që mund të jenë të dobishme kur trajtohet kjo temë.

dsds
Figura 2

 

Fillimisht, në makinën e kërkimit (fusha 1) duhet shkruar fjalët kyç të temës së specifikuar. Siç tregohet në Figurën 2, duke shtypur fjalët kyç "Bosnia" (rivers) "hydropower plants", gazetarëve u ofrohet mundësia të eksplorojnë temën duke përdorur gjashtë strategji të ndryshme kërkimi, të cilat ata i zgjedhin duke klikuar në ikonat e ofruara poshtë shiritit të kërkimit. (fusha 2). Secila nga strategjitë e ofruara u krijua në bashkëpunim me gazetarë me përvojë, duke u bazuar në strategjitë që ata përmendën si kënde kreative të shtjellimit të temave të caktuara. Për të zbuluar dhe përshkruar këto strategji, u përdorën intervista gjysmë të strukturuara me gazetarë me përvojë dhe ekspertë të gazetarisë digjitale. Pastaj, strategjitë e zhvilluara në bashkëpunim me gazetarë të tjerë me përvojë u kontrolluan dhe vlerësuan, duke u zgjeruar dhe përshtatur tutje. Andaj, çdo strategji përbën një ekspertizë të funksionalizuar të gazetarëve me përvojë që të gjithë përdoruesit e INJECT-it mund ta përdorin në punën e tyre të përditshme.

ds
Figura 3

 

Për shembull, duke klikuar në ikonën INDIVIDUAL, termat e zgjedhur INJECT i përdor për të kërkuar dhe gjetur burime të lajmeve, për të nxjerrë emra nga ato burime dhe për t'i paraqitur ato emra me informata themelore për individin dhe lajmin burimor. Siç mund të shihet në Figurën 3, gazetarët që punojnë me këtë temë kanë mundësinë të hulumtojnë punën e gazetarëve të ndryshëm që shkruajnë, ose kanë shkruar për një temë të ngjashme, por edhe të lidhen me një numër shkencëtarësh që kanë kontribuar në hulumtim në këtë fushë.

čpoi
Figura 4

 

Përveç kësaj, duke vendosur kursorin e miut mbi emrin hapen informata mbi emrin e stories / artikullit dhe botuesit, si dhe një hyperlink që lidh gazetarët me burimin e tyre. Për shembull, nëse me kursorin e miut lëvizim mbi emrin "A Kuriqi", (Figura 4) na hapet mundësia që duke klikuar në linkun e dhënë të shkojmë te një studim më i gjerë me titull "Ecological impacts of run-of-river hydropower plants — Current status and future prospects on the brink of energy transition" (Ndikimet ekologjike të hidrocentraleve në lumenj – Statusi aktual dhe e ardhmja në cep të tranzicionit të energjisë ”.

dsds
Figura 5

 

Nga ana tjetër, nëse zgjedhim ikonën CAUSAL (Figura 5), duke përdorur të njëjtat terma, INJECT do të kërkojë dhe do të ofrojë artikuj të gjerë që synojnë të shpjegojnë temën, dhe do të paraqesë emrat dhe burimet e tyre. Edhe këtu, gazetarët kanë mundësinë të lëvizin dhe të kërkojnë informatat e paraqitura, të eksplorojnë kënde të reja të një teme të caktuar dhe të kenë informata shtesë mbi temën. Duke klikuar në titullin e artikullit, INJECT do të hapë artikullin origjinal në një dritare të re.

6
Figura 6

 

Përveç kësaj, fjalët kyç nga secili prej artikujve të ofruar paraqiten poshtë titullit të artikullit te drejtkëndëshat e paraqitur me ngjyra të ndryshme - jeshil për njerëzit, kuq për ngjarjet, kafe për vendet, dhe kaltër për organizatat. Nëse gazetari/ja lëviz kursorin e miut mbi ndonjë drejtkëndësh, atyre do t'u ofrohen sugjerime kreative të sajuara për të nxitur gazetarët të mësojnë dhe të përdorin aftësi të thjeshta kreative. Kështu, me lëvizjen e kursorit të miut mbi drejtkëndëshin "Hydroelectricity" (Figura 6), hapet një pop-up që ofron zgjidhje kreative për këtë temë. Në këtë rast, këto sugjerime janë:

  • Mendoni çka është e rëndësishme për hidroelektricitetin;

  • Cila është alternativa?

  • Si do të mund të ndikonte përdorimi alternativ i hidroelektricitetit në storien tuaj?

7
Figura 7

Po ashtu, duke klikuar te po ky drejtkëndësh (Figura 7) hapet faqja interaktive që përmban përshkrimin e saj tekstual. Kështu, gazetarët/et mund të mësojnë më shumë dhe këto njohuri t'i fusin në artikullin e tyre. 

Edhe pse këtu paraqiten vetëm disa nga funksionet e aplikacionit INJECT, mundësitë e tij për të përmirësuar punën në fushën e gazetarisë digjtiale janë shumë më të mëdha dhe më të gjera. Aplikimi i tij mund të mos i bëjë gazetarët më kreativë, por do t'u mundësojë të shfrytëzojnë sa më mirë kreativitetin që posedojnë dhe me shpejtësi të madhe të dalin me ide të reja të cilat përndryshe nuk do të mund t'i gjenin e të cilat i bëjnë ato storie më interesante, më inovative dhe më cilësore. 

Ocijenite kvalitet članka