Optimizimi i fotografive për media: SEO-ja dhe qasshmëria njëkohësisht

10.11.2023. / 09:18
Autor/ica
Optimizimi i fotografive për media: SEO-ja dhe qasshmëria njëkohësisht
Optimizimi i fotografive për media: SEO-ja dhe qasshmëria njëkohësisht
Optimizimi i fotografive për media: SEO-ja dhe qasshmëria njëkohësisht

Optimizimi i fotografive në media duhet të jetë punë e detyrueshme për disa arsye. E para paraqitet në fotografinë në vijim.

optimizacija slika u medijima
Foto: Paraqitja e përmbajtjes së websiteit të një mediumi me ndihmën e veglës Screaming fog SEO spider

Sasia e fotografive që ka një medium është e madhe. Prandaj, fotografia nuk duhet të jetë vetëm një shtojcë e lajmeve me tekst, por element i barabartë i lajmeve që japin informata. Për të ofruar informata me fotografi, kemi nevojë për optimizim.

Optimizimi SEO i fotografive do të thotë se edhe fotografitë do të sjellin vizita në faqe (jo vetëm teksti). Caption (legjenda) do të sigurojë kontekst shtesë të përmbajtjes për 79% të vizitorëve që e skenojnë përmbajtjen dhe nuk e lexojnë atë.

Përshkrimi (description) e bën mediumin digjitalisht të qasshëm dhe të arritshëm për ata njerëz të cilëve u nevojitet softueri për të lexuar tekstin.

Në tekst, unë përdor njëkohësisht shprehje në gjuhën tonë dhe në anglisht për të kuptuar më saktë termat për të cilat nuk kemi përkthime mjaft të sakta.

Optimizimi i fotografive për SEO, qasshmëria, të kuptuarit e informatave dhe vëmendjes

Me optimizimin e fotografive, përmbajtjen e cila përbën pjesën e madhe të informatave e bëjmë të kuptueshme për makinat e kërkimit (me ndihmën e alt tagëve) dhe për lexuesin (me ndihmën e legjendave dhe përshkrimeve). Ekzistojnë përshkrime të ndryshme të fotografive dhe secili prej tyre ka funksionin e vet që mund të matet edhe në rezultatet e aktiviteteve të marketingut të faqes së mediumit, sepse tërheq vizita dhe mban më gjatë vizitorët në web.

Përshkrimi i fotografisë (image descriprion)

Përshkrimi i fotografisë apo image description duhet t'u përcjellë personave me invaliditet të njëjtën ose të paktën informatën e përafërt të cilën lexuesi me të pamurit do ta merrte kur të shikonte fotografinë. Përshkrimi dallon nga legjenda (caption) dhe alt teksti.

Opis slike (image descriprion)
Foto: Përshkrimi i fotografisë në CMS, prt scr https://wordpress.stackexchange.com/questions/96503/automatically-add-caption-in-image

 Alt teksti (alt tag)

Alt teksti është i fshehur vizualisht dhe qëllimi i tij është pikësëpari optimizimi SEO. Por kur vizitorët e verbër ose me shikim të dëmtuar hasin në fotografi ndërsa përdorin lexuesin e ekranit, do të lexohet alt teksti.

Nuk ka rregulla të rrepta se sa i gjatë duhet të jetë alt teksti, por nëse bëhet një analizë e teksteve mbi këtë temë, përgjigjja do të ishte: alt teksti duhet të jetë MJAFT i gjatë. Mjafton të shpjegojë se çka është në fotografi me përdorimin e fjalëve kyçe që do t'i tregojnë makinës së kërkimit (dhe lexuesit për të verbërit dhe me shikim të dëmtuar) se për çka flet fotografia.

Alt tekst (alt tag)
Foto: Shembull i lajmeve ku nuk shihet alt teksti dhe alt teksti i dukshëm në webfaqe, prt scr https://vijesti.me

Alt tag apo alt përshkrimi u ndihmon lexuesve që me ndihmën e makinave të kërkimit duke shkruar fjalë kyçe të vijnë te webfaqja, ndërsa të gjitha llojet e tjera të përshkrimeve shërbejnë për t'i mbajtur lexuesit në webfaqe.

google ključne riječi
Foto: Google image search 8. 11 2023

Përshkrimi i gjatë

Përshkrimi i gjatë është përshkrim i hollësishëm tekstual i një fotografie që mund të jetë disa paragrafë i gjatë dhe mund të përmbajë elemente të tjera si tabelat dhe listat. Kjo mënyrë e përshkrimit përdoret për fotografi komplekse ku informatat e ndërlikuara, siç janë hartat, grafikët dhe diagramet, duhet t'i përcillen lexuesit.

Nëse përdoren përshkrime të gjata, ato do të jenë të dukshme për të gjithë pasi mund të futen në tekstin përreth ose në një faqe të veçantë së bashku me linnkë që u mundësojnë lexuesve të lundrojnë drejt tyre.

long description
Foto: Shembull i llojeve të ndryshme të përshkrimeve të nevojshme për optimizimin e fotografisë, prt scr https://www.accessiblepublishing.ca/a-guide-to-image-description/#examples

Legjenda (caption)

Legjenda është komponent i dukshëm teksti që shoqëron fotografinë dhe jep informata shtesë. Ajo mund të përshkruajë shkurtimisht fotografinë ose të japë informata kontekstuale në lidhje me burimin. Zakonisht nuk e përshkruan fotografinë në detaje, por vepron bashkë me fotografinë.

Në shumicën e mediave, legjenda (caption) e fotografisë shkruhet në mënyrë të ngjashme:

1.       fjalia e parë identifikon njerëzit dhe vendin në fotografi, dhe datën dhe vendin ku është shkrepur

2.       fjalia e dytë (dhe ndoshta e tretë) duhet të ofrojë informata kontekstuale për t'u ndihmuar lexuesve të kuptojnë se çka po shikojnë.

Legjenda ose caption përmirëson përvojën e përdoruesit të krejt webfaqes, sepse vizitorët lexojnë së pari titullin, nëntitujt dhe legjendat e fotografive dhe vetëm atëherë (ndoshta!) e lexojnë tekstin.

natpis (caption)
Foto: Shembull i legjendës (caption) në webfaqe të mediumit, prt scr https://www.telegram.hr/politika-kriminale/skandal-ministrice-kulture-dala-19-milijna-kuna-geodetskom-fakultetu-za-vrlo-sumuv-posao/​​

Legjenda (caption) nuk është e destinuar për qëllime SEO, por është pjesë e optimizimit për vëmendjen e lexuesit.

Nëse flasim për qasshmërinë digjitale, legjenda apo caption nuk është e detyrueshme, por përshkrimi i fotografisë gjithsesi.

Ilustrimet

Ilustrimet janë grafika, qëllimi i të cilave është të përmirësojnë pamjen vizuale të artikullit dhe nuk përcjellin ndonjë informatë specifike. Ato zakonisht nuk kanë nevojë për përshkrime të veçanta. Shembuj të këtillë në media shpesh i shohim me përshkrimin "ilustrim".

Ilustrimi nuk ka vlerë të madhe SEO, por lajmin e bën më të plotë.

ilustracije
Foto: Shembull i fotografisë ilustruese në media prt scr https://www.jutarnji.hr/vijesti/hrvatska/inspektorat-naredio-povlacenje-pica-oglasila-se-policija-prazne-se-ducani-prvi-slucaj-u-splitu-15392108

Kush është përgjegjës për shkrimin e legjendës dhe optimizimin e fotografive?

Shkrimi i legjendave të fotografive mund të marrë kohë dhe të jetë sfidues, veçanërisht kur përdoren fotografi më komplekse. Nëse mediumi nuk mund t'i sigurojë vetes një ekip për të monitoruar vendosjen e fotografive, lind pyetja se kush duhet t'i shkruajë legjendat.

Sipas një artikulli të botuar në International Journalist’s Network, shkrimi i legjendave të fotografive është pjesë e punës së një fotografi. Përshkrimi i fotografisë duhet t'i japë lexuesit informatën bazë të nevojshme për të kuptuar fotografinë dhe rëndësinë e saj për lajmin.

Standardet profesionale: qartësia, saktësia dhe plotësia në shkrimin e legjendave duhet të jenë aq të larta ose më të larta se çdo tekst tjetër që shfaqet në medium.

Legjenda e shkruar keq mund të zvogëlojë ndikimin e një fotografie të mirë.

loš opis fotografije
Foto: Tekst i dobët alt nga i cili as lexuesit as mediat nuk kanë ndonjë dobi, prt scr https://www.oslobodjenje.ba/vijesti/bih/ukrajini-i-moldaviji-otvaranje-pregovora-s-eu-bih-samo-obecanje-906234

Është e vërtetë se autori/ja e fotografisë e kupton më së mirë se çka gjendet në fotografi. Problemi lind kur autorët kanë mungesë njohurish për t'i shkruar legjendat në përputhje me rregullat e optimizimit.

Një nga mundësitë është që kjo punë t'u lihet ekspertëve për fusha të caktuara, me kusht që redaksia të mund t'i sigurojë ata.

Këto janë elementet që më së shumti shpërfillen në media. Nëse në redaksi vendosni procese të punës të cilët do të ndihmojnë që ju të përdorni aktivisht legjendat e fotografive, ju do të jeni shumë përpara konkurrencës suaj.

Sa më e qasshme të jetë informata aq më të mëdha janë gjasat se atë do ta gjejë dhe do ta kuptojë publiku i gjerë.

Nëse mediumi ka publik të gjerë, burimet e monetizimit të përmbajtjes diversifikohen.

Vlerësoni cilësinë e artikullit