Përdorimi i aplikacioneve për shkëmbim të mesazheve në gazetari

06.04.2021. / 09:13

Përdorimi i aplikacioneve për shkëmbim të mesazheve për përhapje të lajmeve është në rritje të vazhdueshme në dhjetë vitet e fundit. Instituti Reuters këtë trend e ka vërejtur dkisa vjet më parë dhe përmes studimeve të tij shpesh ka hulumtuar rritjen dhe zhvillimin e përdorimit të aplikacioneve për shkëmbim të mesazheve në gazetari.

Rritua u shënua në vendet në zhvillim por edhe në ato të zhvilluara. Njerëzit gjithnjë e më shumë përdorin aplikacionet si WhatsApp, Facebook Messenger, Viber, Signal e Telegram për shkëmbimin dhe konsumimin e lajmeve.

Lajmet e shpërndara me njërin nga aplikacionet e përmendura kanë formën e mesazheve direkte të cilat dërgojnë dhe pranojnë personat e lidhur përmes kontakteve të tyre telefonike. Njerëzit gjithashtu mund të lidhen me të njohurit e tyre në grupet më të mëdha të chatit të cilat përbëhen nga kontaktet personale telefonike, por edhe komunitetin e gjerë që shtohet nue grup e nuk është pjesë e kontakteve të tyre personale.

Cilat aplikacione për shkëmbimin e mesazheve përdorin mediat

Përdorimi i aplikacioneve për shkëmbim të mesazheve si kanal tjetër shpërndarjeje haset te organizatat e ndryshme mediale në botë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, si BBC, The Economist, The Wall Street Journal, HuffPost, Financial Times, The Washington Post, Al Jazeera Balkans, etj. Kjo zakonisht përfshin metodën tradicionale të plasimit të përmbajtjes, duke ofruar përshkrime të shkurta lajmesh deri te materiali shtesë.

Gjatë pandemisë, kjo formë e shkëmbimit të lajmeve u përdor me qëllim të luftës kundër lajmeve të rreme të përhapura tej mase. Kështu Raskrinkavanje.ba hapi një grupn të veçantë në Viber për shkëmbimin e informatave të vërtetuara rreth pandemisë.

Instituti Reuters në raportin Rritja e aplikacioneve për shkëmbim të mesazheve për lajme thotë se përhapja e Facebook Messengerit për lajme është e madhe në vendet si Greqia e Norvegjia ku ky aplikacion dominon për shkëmbim të mesazheve për lajme apo për të gjitha qëllimet. Por, në shumicën e vendeve WhatsAppi është aplikacioni dominues për shkëmbim të mesazheve, sidomos në vendet e Amerikës Latine, Azisë Juglindore dhe Evropës Jugore.

Mediat përdorin ato aplikacione të cilat janë të popullarizuara për komunikim të përditshëm. Viber është aplikacioni më i popullarizuar për shkëmbim të mesazheve në shumë vendet e Ballkanit, dhe ai shpesh përdoret edhe në gazetari.

Aplikacionet për shkëmbim të mesazheve janë gjithnjë e më të rëndësishme për mediat. Sipas Raportit për lajmet digjitale për vitin 2020 më shumë se gjysma e të anketuarve (51%) thanë se përdorin "një lloj të grupit të hapur apo të mbyllur online për ndërlidhje, shkëmbim të informatave apo pjesëmarrje në rrjetin lokal të mbështetjes". Kështu, për shembull, në Brazil Whatsapp është në vendin e parë sipas përdorimit të platformës për mediat sociale (83%) ndërsa rreth 48% të brazilianëve përdor Viberin për të ardhur deri te lajmi.

Cilat janë përparësitë e përdorimit të këtyre aplikacioneve për mediat

Rritja e aplikacioneve private për shkëmbim të mesazheve nënkupton mundësi të ndryshme për agjencitë e lajmeve. Dërgimi i përmbajtjes përmes këtyre aplikacioneve mund t'u sigurojë përdoruesve të fundit informata të vërtetuara të cilat i marrin drejtpërdrejt nga një medium i caktuar pa pasur nevojë të vizitojnë faqen apo në shumë raste vijnë deri te informatat në rrjetet sociale ku shpesh plasohen përmbajtje të pavërtetuara dhe e pavërteta.

Ndryshe nga rrjetet sociale, në këto aplikacioni nuk jeni të kufizuar me algoritme.

Krijimi i grupeve private të mesazheve për përfshirjen e publikut në lajme do të thotë se mediat mund të kthejnë kontrollin e caktuar mbi atë që konsumon publiku.

Telegraph që në vitin 2019 përdor audio përmbajtje në WhatsApp për të vënë kontakt me publikun e lajmeve duke e shndërruar kështu publikun në abonues të tij. Pra, rruga deri te abonimi për të cilën javën s shkuar ka shkruar kolegia Irena, mund të realizohet pikërisht përmes përdorimit të kësaj mënyre komunikimi me publikun.

Ofrimi i përmbajtjes që ata duan, në hapësira private për shkëmbimin e mesazheve që ata i përdorin si pjesë e jetës së tyre të përditshme mund të sjellë konversion të mrekullueshëm nga përdoruesi te abonuesi.

Përcjellja e trendeve të përdorimit të sferës online, rrjeteve sociale dhe aplikacioneve, është tejet e rëndësishme për mediat, sepse ato të dhëna mund t'u tregojnë se ku është pubilku i tyre dhe kështu të vendosin të jenë të pranishëm mu aty.

"SI gazetar/e, ne takojmë publikun tonë atje ku ai është, sepse ata nuk janë veç në webfaqe, në Facebook apo Twitter. Na duhej të mendonim mënyrën për të ardhur deri tek ata. ” – thotë Simon Allison, redaktor i The Continent dhe Mail & Guardian's Africa në tekstin Si angazhojnë botuesit publik të ri në aplikacione për shkëmbim të mesazheve në jugun global.

Krijoni komunitetin e mediumit tuaj

Për strart, filloni të mendoni për atë se si të krijoni komunitetin në këto platforma i cili mund të kontribojë në mënyra të ndryshme në punën tuaj.  Eksperimentoni me mënyra të reja të ardhjes deri te publiku juaj.

Pjesa e madhe e punës rreth ndërtimit të komunitetit lidhet me caktimin e qëllimit të tij dhe mënyrës se si do ta përdorni atë komunitet. Platformat e komuniteteve lehtësojnë krijimin e komunitetit për mediumin tuaj.

Justina Fenberg per 

Bigcommerce.com përmend këto shtatë hapa për krijimin e komunitetit që mund të jenë të dobishme për fillimin e krijimit të komunitetit në aplikacionet për shkëmbim të mesazheve.

  1. Identifikoni pjesëmarrësit kryesorë për komunitetin online

  2. Definoni synimin dhe qëllimin

  3. Zgjedhni platformën e komunitetit

  4. Ndërtoni profilin e pjesëtarit/es

  5. Zhvilloni rregullat dhe normat

  6. Plasoni komunitetin tuaj

  7. Promovoni komunitetin tuaj

Duket se kjo mënyrë direkte e plasimit të përmbajtjes për publikun potencial për rritjen e besimit te publiku, si dhe mbulim më të gjerë të publikut – të atyre që nuk janë në rrjetet sociale, sepse sot secili përdor së paku një nga aplikacionet për shkëmbim të mesazheve. 

Ocijenite kvalitet članka