Përdorimi i rrjeteve VPN është në rritje

23.12.2021. / 08:03
Autor/ica
Share
poiup
poiup

Sipas BusinessWireit, përdorimi global i rrjetit VPN është rritur me pak më shumë se 27% gjatë 2020. Arsyeja më e madhe për rritjen e VPN-së në vitin 2020 ishte rritja e papritur e punës nga distanca. Më shumë se 88% e kompanive të IT-së në mbarë botën i kanë bartur punëtorët e tyre në kontrata pune nga shtëpia në vitin  2020.

Të dhënat nga App Annie tregojnë se rrjetet private virtuale (VPN) kanë shënuar rritje të konsiderueshme të përdorimit këtë vit.

Këto të dhëna tregojnë se pothuajse 3 nga 10 përdorues të internetit tashmë përdorin VPN për të paktën disa nga aktivitetet e tyre në internet, por si me shumë aspekte të sjelljes sonë digjitale, pasqyra ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend.

“Përdoruesit e internetit në Azinë Jugore dhe Juglindore kanë më shumë gjasa të përdorin VPN dhe më shumë se 4 në 10 përdorues të aftë të internetit në Indi dhe Indonezi thonë se i përdorin këto mjete të paktën në një pjesë të kohës”, thuhet në raportin mbi trendet digjitale. 

swa

Sot, rrjetet VPN përdoren më shpesh nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, por edhe nga gazetarët që e dinë se çfarë do të thotë kur dikush hakon të dhënat e tyre ose rrezikon burimet e informatave.

Interesi global për kërkimin e termit “VPN” në mbarë botën u rrit në mënyrë dramatike gjatë marsit të vitit 2020. Interesi për VPN si term kërkimi dukej se ishte më i madh në mesin e banorëve të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Sipas Ofcomit, në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 39% e njerëzve që përdorin VPN janë mes moshës 16 dhe 22 vjeç, që do të thotë se ata janë pjesë e Gjeneratës Z. Rreth 75% e të gjithë përdoruesve janë nën moshën 37 vjeç. Kjo tregon se përdoruesit më të moshuar të internetit mund të mos keni aq njohuri për rrjetet private virtuale.

Megjithëse nuk kemi të dhëna të besueshme për përdorimin e VPN-së për të gjitha vendet e Ballkanit, të dhënat globale dhe të dhënat e ofruara nga Ofcom për Mbretërinë e Bashkuar tregojnë trende të mundshme edhe për rajonin tonë.

Aplikacionet më të mira për vitin 2022

Shumica e kompanive dhe ekspertëve digjitalë përmendin, pak a shumë, të njëjtat aplikacione VPN që do të mbeten të popullarizuara në vitin e ardhshëm.

Cnet thotë se këto janë Express VPN, Surfshark, NordVPN, ProtonVPN, IPVanish, që nuk ndryshon shumë nga lista e ofruar nga PCMag.

ExpressVPN

ExpressVPN ju ofron një zgjedhje prej mbi 3000 serverësh në 160 vendndodhje në 94 vende. Pesë lidhjet e tij simultane do të jenë më se të mjaftueshme për shumicën e abonentëve dhe me aplikacione fantastike në Windows, Mac, Android, iOS dhe Linux (dhe shtesa të dedikuara për Chrome dhe Firefox), gjithashtu është shumë i lehtë për t'u përdorur në Apple TV, Roku, Amazon Fire Stick, televizorë inteligjentë, PlayStation dhe Xbox.

Shërbimi ka përdorur tashmë kriptim standard të industrisë dhe zgjedhje të protokolleve të tjera të ndryshme (përfshirë IKEv2, OpenVPN dhe L2TP / IPsec) për të mbrojtur të dhënat tuaja. E protokolli i tij me burim të hapur Lightway është tashmë plotësisht në dispozicion për të gjitha aplikacionet, si dhe rrit tutje shpejtësinë dhe besueshmërinë.

Aktualisht, oferta për të blerë këtë VPN kushton 6,67 dollarë në muaj, për 15 muajt e ardhshëm, me 3 muaj falas.

Surfshark

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen tuaj dhe të identitetin tuaj në internet, Surfshark është i mrekullueshëm. Surfshark mund të krenohet me DNS-në private dhe mbulim shtesë sigurie përmes një kërcimi të dyfishtë VPN. Interfacei është shumë i thjeshtë dhe pa asnjë ndërlikim shtesë. E gjtiha që do të shihni janë opsionet "Lidhja e shpejtë" dhe "Të gjitha lokacionet", të shoqëruara nga ikona e opsioneve dhe asgjë tjetër.

Kostoja mujore e kësaj VPN-je është pak më pak se 2,50 dollarë, me tre muaj përdorim falas. Surfshark ofron rimbursim brenda muajit, duke ju dhënë mjaft kohë për ta provuar përpara se të vendosni për një periudhë më të gjatë.

NordVPN

NordVPN është një nga VPN-të më të famshme dhe më të njohura për të cilën ndoshta keni dëgjuar më parë. Nivelet e sigurisë që mund të ofrojë NordVPN-ja impresionojnë përdoruesit e tij. Duke ofruar AES-256 si standard, ju gjithashtu keni mundësinë të aktivizoni sistemin e tij Double VPN ku i gjithë trafiku juaj i internetit është i koduar jo një herë, por dy herë. Është e dobishme të dini se ku është më i rëndësishëm anonimiteti juaj në internet, si në rastet kur jeni në Wi-Fi publik ose, ndoshta, kur përdorni torrent. Sigurisht, edhe ky VPN përfshin mbrojtje të fortë nga rrjedhjet DNS, çelësin e zhbërjes (specifik për aplikacionin dhe sistemin), zgjerimet proxy për Chrome dhe Firefox, dhe opsione pagese që përfshijnë Bitcoin, PayPal dhe karta krediti.

Aktualisht mund të përfitoni abonim dyvjeçar që kushton 3,29 dollarë në baza mujore me çmime promocionale.

ProtonVPN

Proton ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e tij të transmetimit gjatë viteve të fundit, duke u bërë ofrues shërbimi i besueshëm për të anashkaluar gjeokufizimet kur jeni jashtë vendit. Rrjeti i serverëve të tij është rritur nga disa qindra në gati 2000 sosh dhe ka bërë përmirësime të rëndësishme për klientët dhe aplikacionet e tij, duke shtuar veçori dhe mbështetje të reja.

Nuk duhet të shqetësoheni duke pritur për lidhje nëse jeni me nxitim për të aktivizuar ProtonVPN-në, dhe më pas thjesht mund ta lini atë të funksionojë në sfond duke e ditur se nuk do të ngadalësojë lidhjen tuaj të internetit.

Paketën ProtonVPN plus tash mund ta merrni me çmim promocional prej 4,99 dollarë në muaj, për dy vite.

IPVanish

IPVanish ka statistika mbresëlënëse, mbi 40.000 IP të përbashkëta, mbi 1.900 serverë VPN në më shumë se 70 lokacione, trafik të pakufizuar P2P, lidhje të pakufizuara simultane dhe mbështetje 24/7 për klientë. Sa i përket mbështetjes, mund ta përdorni atë drejtpërdrejt nga aplikacioni juaj Android ose iOS në pajisjen tuaj celulare.

Pavarësisht se a keni nevojë për mbrojtje të hotspotit Wi-Fi apo qasje të sigurtë në datoteka, ky VPN e ofron këtë. IPVanish VPN dhe veglat rezervë thjeshtojnë sigurinë online për tërë shtëpinë me opsionet për desktopë, pajisje celulare, konzola dhe ruterë.

Nëse e merrni paketën për një vit, abonimi mujor është 3,2 dollarë, dhe ata gjithsesi ofrojnë rimbursim brenda 30 ditëve nëse nuk ju pëlqen diçka në këtë VPN.

***

Sigurisht se ka disa aplikacione falas që mund të përdorni. Njëra prej tyre është posaçërisht i qasshëm për gazetarët, dhe për të kemi shkruar më herët. Bëhet fjalë për TunnelBear, mbrojtjen VPN e cila gazetarëve u ofrohet falas.

Meqë teknologjitë e reja sjellin me vete shumë shqetësime sigurie, përdorimi i VPN-ve për gazetarët po bëhet shumë i rëndësishëm. Nuk ka qenë kurrë më e lehtë për dikë që të ketë qasje në të dhënat tuaja ose të identifikojë burimet tuaja të të dhënave. Ekziston një gamë e gjerë mënyrash në të cilat siguria dhe anonimiteti juaj në internet mund të rrezikohen. Në këtë aspekt, përdorimi i VPN-së mund të ndihmojë në mbrojtjen tuaj dhe të mediumit tuaj nga rreziqet e mundshme.

Ocijenite kvalitet članka