Përdoruesit e WhatsAppit përsëri shënjestër e sulmeve të hakerëve

27.05.2021. / 10:29

WhatsApp është rrjeti që shpesh është pre e dështimeve të ndryshme digjitale,  mashtrimeve dhe mesazheve të phishingut. Si një nga aplikacionet më të përdorura të komunikimit celular, ky lloj i cenueshmërisë paraqet problem serioz dhe vë një numër të madh të njerëzve në pozitë të pafavorshme, duke pasur parasysh se ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj.

Mashtrimi i ri i zbuluar synon përdoruesit e WhatsAppit duke u paraqitur si një nga kontaktet e tyre duke u kërkuar të dërgojnë kodin që pranojnë. Kodi kinse është kod verifikimi që WhatsApp u dërgon të gjithë përdoruesve nëse dikush përpiqet të identifikohet nga një pajisje tjetër. Sa u përket miqve që ju dërgojnë mesazh ku kërkojnë fjalëkalim, ka shumë të ngjarë që llogaria e tyre të jetë hakuar.

Yasmin Ahmed në një artikull për India Today thotë se nëse pranoni një tekst nga mik i juaji që kërkon një kod gjashtëshifror, atë nuk duhet ta dërgoni menjëherë. Ai thotë se së pari duhet të kontrolloni me mikun nëse është vërtet ai, dhe vetëm atëherë të dërgoni kodin, dhe rekomandohet që atë ta ndani përmes thirrjes. Pa këtë verifikim, lehtë mund të bëheni viktimë e mashtrimit dhe llogaria juaj e WhatsAppit mund të hakohet, me ç'rast hakerët mund të hyjnë lehtësisht te kontaktet tuaja.

Alexis Conran, drejtuesi i një radio emisioni, shkroi në lidhje me këtë mashtrim në llogarinë e tij në Twitter, duke paralajmëruar përdoruesit e WhatsAppit.

"Fillon me mesazhin tekstual që papritmas ju vjen në telefon. Menjëherë pasi pranoni një mesazh WhatsApp nga ndonjëri prej kontakteve tuaja. Mesazhi thotë: Përshëndetje, më falni që ju dërgova gabimisht SMS kodin gjashtëshifror. A mund të ma ktheni, ju lutem? Është urgjente".

⚠️Scam warning ⚠️

This is a WhatsApp scam that continues to catch people out.

It starts with this text message that arrives on your phone out of the blue 👇 pic.twitter.com/U8iawbWoiz

— Alexis Conran (@alexisconran) April 1, 2021

"Ajo që ndodhi vërtet ishte se llogaria e mikut tuaj u hakua. Mashtruesit tash përpiqen të hakojnë të gjitha kontaktet e tyre. Ju jeni njëri prej tyre. Ata po përpiqen të konfigurojnë WhatsAppin në një pajisje të re me numrin tuaj. WhatsApp e dallon këtë dhe dërgon kodin gjashtëshifror të autorizimit në telefonin tuaj celular përmes SMS-it. Mashtruesit tash përpiqen t'ju detyrojnë t'ua dërgoni mesazhin duke u paraqitur si miku juaj. Nëse ua dërgoni kodin, WhatsAppi juaj do të hakohet".

Si hap për t'u mbrojtur dhe ndoshta për të parandaluar sulme të tilla, secili përdorues i WhatsAppit mund të aktivizojë autentifikimin e dyfishtë. E sigurisht është e rëndësishme që nëse e pranoni këtë kod në të cilin miku juaj ju kërkon t’ia dërgoni, ju duhet të telefononi mikun dhe ta pyesni nëse ai e ka dërguar personalisht atë. Në këtë mënyrë edhe mund t'i njoftoni se llogaria e tyre është komprometuar.

Ja se si mund të aktivizoni autentifikimin e dyfishtë në WhatsApp:

  • Hapni WhatsAppin.

  • Zgjidhni opsionin Menu ose tre pikat në të djathtë.

  • Shtypni Parametrat nga opsioni zbritës.

  • Zgjidhni Llogarinë.

  • Shtypni konfirmimin në dy hapa.

  • Shtypni Mundëso.

  • WhatsApp do t'u kërkojë përdoruesve të japin një kod gjashtëshifror. Shkruani gjashtë shifra për kodin.

  • Shkruani përsëri kodin e verifikimit gjashtëshifror.

  • Shtoni adresën tuaj elektronike në ekranin tjetër dhe konfirmojeni.

  • Shtypni Gati për të mundësuar vërtetimin me dy hapa ose vërtetimin me dy faktorë.

Në rast se përdoruesit harrojnë fjalëkalimin, ata mund të kenë qasje në WhatsApp përmes postës elektronike të cilën e kanë dhënë si mundësi rezervë. WhatsApp do t'u mundësojë përdoruesve të çaktivizojnë verifikimin me dy hapa duke ua dërguar linkun në email.

WhatsApp herë pas here do t'u kërkojë përdoruesve të japin kodin e tyre gjashtëshifror. Përdoruesit nuk mund ta çaktivizojnë këtë pa çaktivizuar funksionin e vërtetimit me dy hapa ose vërtetimin me dy faktorë.

Është e rëndësishme të theksohet se në rast se përdoruesit nuk i japin WhatsAppit ID-në e emailit dhe duan të çaktivizojnë verifikimin me dy hapa, atëherë numri i tyre do të mund të verifikohet përsëri në WhatsApp pa kod pas 7 ditësh. Por, përdoruesit do t'i humbin të gjitha mesazhet në pritje pas rikonfirmimit.

Në rast se pranoni email që ju kërkon të klikoni në linkun për të çaktivizuar verifikimin me dy hapa kur atë nuk e keni kërkuar, mos klikoni në link, pasi kjo mund të jetë hakim.

Përdoruesit mund të çaktivizojnë verifikimin me dy hapa edhe nga WhatsAppi nëse e mbajnë mend fjalëkalimin:

  • Hapni parametrat e WhatsAppit.

  • Shtypni Llogaria > Verifikimi me 2 hapa > Çaktivizo > Çaktivizo.

Përdoruesit e WhatsAppit mund të ndryshojnë PIN-in ekzistues të verifikimit në dy hapa:

  • Hapni Parametrat e WhatsAppit.

  • Shtypni Llogaria > Verifikimi me 2 hapa > Ndrysho PIN-in.

Përdoruesit e WhatsAppit mund të shtojnë ose ndryshojnë adresën e tyre elektronike në rast se këtë e kanë harruar:

  • Hapni parametrat e WhatsAppit.

  • Shtypni Llogaria > Verifikimi me 2 hapa > Klikoni te shto emailin apo ndrysho emailin.

Ocijenite kvalitet članka