Përmbajtja e sponsorizuar në media: A e kemi gjetur mënyrën për ta monetizuar përmbajtjen

07.08.2020. / 09:49
Autor/ica
Share
edfe
edfe

Sot shumica e njerëzve kanë më pak durim dhe vëmendje sesa peshku i artë. E gjithë kjo shkaktohet edhe nga fakti se jetojmë në epokën e hiperinformimit me rritje të vazhdueshme të përmbajtjeve të llollojshme që po ofrohen.

Përveç kësaj, mediat jetojnë nga reklamat rezultatet e të cilave varen nga vëmendja e lexuesve të shpërqendruar.

Sipas hulumtimeve të kompanisë Sovrn, 20% e përdoruesve të internetit i bllokojnë reklamat. Sipas grupit Informa, botuesit në mbarë botën mund të humbin 35 miliardë dollarë deri në vitin 2020 për shkak të bllokuesve të reklamave.

Si të harmonizohet cilësia, fitimi dhe mbijetesa e mediave në rrethana të këtilla?

Përgjigjja do të mund të ishte përmbajtja e sponsorizuar.

Çka është përmbajtja e sponsorizuar

Përmbajtja e sponsorizuar, sipas doracakut nga Interactive Advertising Bureau, përpiqet "të ofrojë reklama të paguara të cilat janë aq të lidhura me përmbajtjen e faqeve, të asimiluara në dizajnin dhe në përputhje me platformën saqë lexuesit thjesht konsiderojnë se kjo përmbajtje aty e ka vendin".

Pa banerë, pa dritare kërcyese, pa video reklama. Lexuesve u ofrohet ai lloj i përmbajtjes të cilën edhe mund ta lexojnë në media të caktuara, por me një dallim. Duhet theksuar se bëhet fjalë për përmbajtje të sponsorizuar.

Një shembull të përmbajtjes së sponsorizuar që përmban TAG promo, kategorinë "përmbajtja e sponsorizuar" dhe emrin e kompanisë sponsoruese e kemi parë në portalin Klix.ba. Tema për të cilën bëhet fjalë në tekst është po aq aktuale në botë dhe në rajon. Bëhet fjalë për lajmin se Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e ka shpallur një produkt të cigares elektronike si prodhim me rrezik të modifikuar. Për informata të këtilla sigurisht ekziston publiku i interesuar.

Nga ana tjetër, kemi edhe përmbajtje të publikuar në portalin Klix.ba po në kategorinë "Biznis", por nuk bëhet fjalë për përmbajtje të sponsorizuar por për përmbajtje redaktoriale.

Pa ndonjë analizë të posaçme mund të konkludojmë se të dy tekstet përmbajnë elemente të njëjta dhe cilësi të njëjtë të përmbajtjes. Duke mos harruar se transparenca dhe standardet etike të gazetarisë janë përmbushur duke e bërë të ditur kur bëhet fjalë për përmbajtje të sponsorizuar.

21

 3w

Përmbajtja e sponsorizuar jeton në uebfaqen e botuesit. Atë shpesh e shkruajnë të punësuarit e botuesit, dhe kështu artikulli plotësisht përputhet me tonin dhe zërin e pjesës tjetër të përmbajtjes të cilën e publikon mediumi.

Përse mediave u duhet përmbajtja e sponsorizuar

Hulumtimet tregojnë se nga 13 deri në 30 për qind e përdoruesve të internetit në mbarë botën i bllokojnë reklamat përmes softuerëve të specializuar.

Një pjesë të mirë të fitimit të tyre mediat e nxjerrin pikërisht me anë të shfaqjes së reklamave të llojllojshme. Me shfaqjen e reklamave është me rëndësi të aktivizohe pikselët për përcjelljen e përdoruesve. Bllokuesit e reklamave parandalojnë ngarkimet në të dyja rastet. Kjo do të thotë se mediumi nuk mund të realizojë të hyra nga reklamat për sesionin e përdoruesit i cili përdor bllokues reklamash sepse ai "impresion" (të cilin analitika e uebfaqes e regjistron) nuk ekziston fare.

Për të realizuar fitim dhe për të kthyer mjete (jo të vogla) të cilat investohen në krijimin e përmbajtjes, mediat gjithnjë e më shumë përdorin përmbajtje të sponsorizuar. Hulumtimi të cilin kompania eMarketer e realizoi në vitin 2018 tregon se përmbajtja e sponsorizuar për botuesit është shndërruar në burimin kryesor të të hyrave, me më se 60% të pjesëmarrjes.

Përmbajtja e sponsorizuar duket si zgjidhja e përsosur ngase nuk ka asnjë prej mangësive të reklamave digjitale. Qëllimi i përmbajtjes së sponsorizuar nuk është pengimi, irritimi, shqetësimi – qëllimi është angazhimi i njerëzve. Chris Rooke, nënkryetar për strategji dhe afarizëm i kompanisë Nativo, ka shpjeguar se përmbajtja e brenduar krijohet me synimin që të ndikojë në "perceptimin, afinitetin dhe konsideratën e konsumatorit". Ajo që e dallon përmbajtjen e sponsorizuar nga TV spotet tradicionale apo nga reklamat e shtypura është se "përmbajtja" do të provojë të japë diçka që publiku i synuar do ta konsiderojë si vlerë.

Për të qenë efikas dhe për të përmbushur qëllimin i cili i duhet mediumit dhe reklamuesit, por para së gjithash lexuesve, përmbajta e sponsorizuar duhet të jetë e njëjtë sikurse përmbajta e pasponsorizuar.

Elementet themelore të përmbajtjes cilësore dhe të mirë në asnjë rast nuk bën të shpërfillen për t'ua bërë qejfin reklamuesve. Në të kundërtën, ju e humbni besimin e publikut i cili po bëhet gjithnjë e më dyshues kur flasim për besimin në media.

Përmbajtja e sponsorizuar dhe etika

Një grup autorësh i cili në vitin 2016 realizoi hulumtimin për transparencën e përmbajtjes së sponsorizuar në media, thotë se komercializimi i lajmeve është i diskutueshëm përkundër rolit vital të reklamimit.

Sipas Kodit të mediave të shkruara dhe online të Këshillit të Mediave të Bosnjës dhe Hercegovinës, "reklamat, reklamat politike dhe artikujt dhe shtojcat e sponsorizuara duhet të ndahen nga përmbajtja redaktoriale dhe të veçohen qartë për atë që janë.

Materialet e sponsorizuara duhet të tregojnë qartë burimin e sponsorizimit".

Nëse përmbajtja sjell informata të cilat janë të nevojshme dhe të dobishme, financimi i përmbajtjes nuk përbën lajthitje të publikut, mungesë etike dhe mungesë transparence.

Ocijenite kvalitet članka