Përparësitë dhe mënyrat e përdorimit të Telegramit në gazetari

25.05.2022. / 16:50
Autor/ica
Share
telegram
telegram

Aplikacioni i mesazheve Telegram u krijua fillimisht për komunikim privat. Megjithatë, me kalimin e kohës, Telegrami është bërë vegël e shkëlqyeshme për shpërndarjen e përmbajtjes mediale përmes kanaleve dhe grupeve të chatit.

Ky aplikacion po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në vendet ku kontrollohen shumë aplikacione të tjera, e në Perëndim përdoret shumë në Gjermani, Itali e Brazil.

Telegrami aktualisht përdoret nga më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën. Shumë njerëz e përdorin atë si platformë për blogë dhe si hapësirë kreative. Njerëzit ndajnë idetë, shpërndajnë përmbajtjen e tyre dhe krijojnë më shumë marrëdhënie personale me publikun.

Edhe pse shumica e aplikacioneve të mesazheve kanë politika të përmbajtjes që e ndalojnë publikun të përdorë gjuhën e urrejtjes, Telegrami ka pak më pak moderim.

Kanalet e Telegramit janë gjithashtu mjet efektiv për ndjekjen e lajmeve. Mund të merrni përditësime mbi ngjarjet më të fundit, këshillat, rastet, njoftimet për ngjarje dhe më shumë.

Shumë media sot kanë kanalet e tyre në Telegram, si Instituti Reuters, JournalismAI, TheFixMedia dhe shumë të tjera.

Popullariteti i Telegramit është rritur rrufeshëm në dy vitet e fundit në korrelacion me përpjekjet më të koordinuara për të hequr dezinformatat në platformat e tjera të mediave sociale, dhe në veçanti me ndryshimin në politikën e privatësisë së WhatsAppit.

Aplikacioni përdoret shumë për komunikim në zonat e luftës, për mbrojtjen e burimeve të gazetareve dhe shmangien e hakimit.

Kjo falë disa aspekteve kryesore të platformës:

  • Enkriptimi i mesazheve direkte end-to-end, nëse përdoruesit marrin pjesë në një "bisedë sekrete". Kjo veçori e privatësisë është falë Telegramit, i cili nuk mbështetet në softuer të palëve të treta për të kopjuar ose ruajtur të dhënat e përdoruesit. Aplikacioni nuk i ruan as bisedat private për ofruesit e vet. Enkriptimin end-to-end duhet ta aktivizoni vetë – lexoni si mund ta bëni këtë në shkrimin tonë të mëhershëm.

  • Mundësia e vetëshkatërrimit, veçori kryesore që u mundëson përdoruesve të caktojnë një datë skadimi për mesazhet, që mund të jetë pas disa sekondash ose pas disa ditësh. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse ndani informata të ndjeshme ose nëse jeni në rrezik se do t'ju konfiskohet telefoni.

  • Mundësia për të anonimizuar profilin tuaj duke fshehur numrin tuaj të telefonit nga të gjithë përdoruesit, duke përfshirë kontaktet në telefonin tuaj. Aplikacioni ju mundëson gjithashtu të keni një emër përdoruesi bosh.

Përparësitë e Telegramit për mediat

Në vazhdim po ju sjellim disa nga përfitimet e përdorimit të aplikacionit Telegram në gazetari.

Kontrolli i shpërndarjes së përmbajtjes. Abonentët e kanalit Telegram shohin gjithçka që publikoni sipas rendit kronologjik. Pra, shtrirja dhe angazhimi i përdoruesve varet drejtpërdrejt nga cilësia e stories dhe aftësia për të krijuar publik, ndryshe nga Facebooku, Instagrami apo edhe LinkedIni. Kjo gjithashtu nënkupton një nga tarifat më të mira të abonuesve për shikimet / shpërndarjet mes platformave të mediave sociale

Krijimi i një platforme të përshtatur për përdoruesit. Platforma përdor mirë butonin e saj për (de)aktivizimin e zërit. Ndjekësit mund të njoftohen për të gjitha postimet ose të shmangin njoftimet dhe të përdorin aplikacionin sa herë që u përshtatet atyre. Gjithashtu, nga viti 2019, përdoruesit e Telegramit mund t'i ndajnë bisedat dhe kanalet në kategori të personalizuara dhe të personalizojnë më tej feedin e tyre.

Nevojat për shpejtësi të madhe dhe rrjedhje të ulët. Telegrami është i shkëlqyeshëm për transmetim të drejtpërdrejtë dhe funksionon mirë me shpejtësi të ulët interneti. Kjo u vërtetua lavdishëm në Bjellorusi pas protestave që shpërthyen në gusht të vitit 2020. Autoritetet kishin ngadalësuar internetin me shpresën se do ta pengonin koordinimin e njerëzve. Pavarësisht se i gjithë kryeqyteti ishte në thelb offline, kanalet e Telegramit arritën të vazhdonin punën, duke u dhënë organizatave mediale një vegël për të raportuar për protestat. Sipas analitikës së Telegramit, kanali bjellorus i lajmeve Nexta Live u rrit nga 300.000 në më shumë se 2 milionë abonentë në muajin e parë të protestës.

Sistemi i besueshëm i privatësisë. Telegrami është antiautoritar me dizajn, me mbrojtje të fortë të të dhënave dhe zgjidhje kundër censurës. Mesazhet nga grupet, kanalet dhe bisedat private ruhen në serverët e kompanisë me enkriptim të bazuar në cloud, që do të thotë se ato në teori mund të qasen. Për të krijuar një linjë 100% private, përdoruesit e Telegramit kanë sjellë biseda sekrete duke përdorur enkriptimin end-to-end. Mesazhet në bisedat sekrete ruhen në pajisjet e përdoruesit dhe zhduken pa gjurmë të dhënash, nëse biseda fshihet. Kjo i bën bisedat sekrete në Telegram mënyra të sigurta për të komunikuar me gazetarë, lexues dhe madje edhe sinjalizues të tjerë.

Mënyra e drejtpërdrejtë për të arritur te publiku i ri. Telegrami në botë është një nga lajmëtarët më të njohur në mesin e konsumatorëve të ri. Kjo vlen veçanërisht në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, ku anketat e audiencës tregojnë se shumica e përdoruesve janë nën 34 vjeç.

Veglat kryesore për analizimin e statistikave të Telegramit

Telegram Analytics është platforma më e madhe online me statistika në më shumë se 150.000 kanale të Telegramit në mbarë botën. Ajo mbledh të dhëna për disa tregues, kryesori i të cilëve është shkalla e angazhimit sipas mbulueshmërisë (ERR) dhe CI (indeksi i citimit).

ERR-ja është tregues i angazhimit të përdoruesve – raporti i numrit mesatar të shikimeve dhe numrit të abonentëve. Sa më shumë publik të një kanali të caktuar që shikon dhe përdor publikimet, aq më i lartë është treguesi.

CI (indeksi i citimeve) bazohet në përmendje dhe shpërndarje. Sa më shpesh që përmendet kanali Telegram në biseda të tjera, aq më i lartë është indeksi i citimeve dhe aq më shumë publik mund të tërheqë.

TGStat Bot është bot ndihmës i krijuar nga vetë Telegrami brenda messengerit. Ai shfaq të gjitha të dhënat për çdo chat, kanal apo edhe pjesë të përmbajtjes.

Statistika e kanalit është një tjetër mjet analize në dispozicion brenda aplikacionit. Ofron analitikë mbi performancën dhe rritjen e kanaleve për kanalet me më shumë se 50 abonentë.

Çështja e etikës në raportim në grupe të mbyllura

Grupet e mbyllura dhe kjo mënyrë e shpërndarjes së përmbajtjes mbartin me vete një sërë rreziqesh. Njerëzit kanë të drejtën e privatësisë dhe lirisë së fjalës, dhe grupet e mbyllura u japin njerëzve hapësirë të sigurtë për t'u shprehur. Kjo krijon sfida etike dhe ligjore për gazetarët. Tre vjet më parë, First Draft krijoi një doracak për gazetarët që përmban një listë pyetjesh që çdo gazetar mund t'i bëjë vetes përpara se dikush të fillojë të raportojë nga aplikacionet për shkëmbimin e mesazheve dhe grupet e mbyllura.

 

Ocijenite kvalitet članka