Photopea si vegël e shkëlqyer për përpunimin e fotografive

06.07.2021. / 10:32

A mund të imagjinoni të konsumoni media ku nuk ka fotografi?

Fotografitë gjithashtu marrin pjesë në krijimin e informatave dhe lajmeve. Por, këto fotografi duhet të jenë relevante për ngjarjen dhe shoqërinë që të jenë efikase. Ato transmetojnë informata dhe dokumentojnë ngjarje me interes publik.

Për më tepër, fotografitë duhet të jenë të sakta, informuese dhe të afta të përcjellin atë që po ndodh në një kohë të caktuar.

Ekspertët/et në fushën e fotogazetarisë thonë se cilësia e fotografive është një nga rregullat e arta që duhet të ndiqet gjatë zgjedhjes së fotografive për media. Kjo do të thotë se të kesh fotograf/e në media është shumë e rëndësishme.

Nga ana tjetër, shkathtësitë e përpunimit të fotografive në epokën e digjitalizimit dhe gjithëpranisë së mediave online po bëhen shumë të rëndësishme.  Mu për këtë arsye ekzistojnë vegla të ndryshme që janë të rëndësishme për të lehtësuar punën e përditshme të fotogazetarisë.

Adobe Photoshop është vegël e domosdoshme për shumicën e fotoreporterëve dhe dizajnerëve grafikë. Seti i gjithanshëm i veglave mundëson gjëra të panumërta që lidhen me përpunimin e fotografive.

Sot po ju paraqesim Photopean, veglën për përpunimin e fotove që mund të jetë alternativë e shkëlqyer për Photoshopin profesional. Aty nuk do të gjeni filtra të avancuar si Liquify apo Adaptive Wide Angle. Por, Photopea është e shkëlqyer për punët e shpejta por edhe të komplikuara të përpunimit që kërkojnë të punohet me shtresa, maska, mekanizmin blending, etj.

Photopea është përpunues i avancuar i fotografive që mund të punojë me grafikat raster dhe vektor. Mund ta përdorni për punë të thjeshta, si ndryshimi i madhësisë së fotografive, si dhe për punë komplekse, si dizajnimi i uebfaqeve, krijimi i ilustrimeve, përpunimi i fotove, etj.

Nisja dhe përdorimi i Photopeas

Përpunuesi Photopea punon në shfletuesin e internetit. Mund të funksionojë në çdo pajisje (desktop, laptop, tablet, telefon ose çfarëdo kompjuteri tjetër), por për komoditetin më të mirë ju rekomandojmë  ekran të madh, pajisje precize (me mi ose laps) dhe tastierë.

Punon në të gjithë shfletuesit e njohur si Opera, Firefox, Chrome dhe Edge.

Kjo alternativë e Photoshopit mbështet një larmi formatesh, përfshirë datotekat JPEG, PNG, PSD dhe DNG.

we

Nëse tashmë keni përdorur Photoshop, do ta keni shumë më të lehtë të filloni të punoni menjëherë. Interfacei i Photopeas është pothuajse identik. Aty do të gjeni shiritin me vegla në anën e djathtë dhe panelin për shtresa dhe histori në të majtën. Përveç kësaj, paneli i majtë është plotësisht i personalizueshëm përmes opsionit Window. Çështja e vetme është se duhet t'i përshtatni faqet sipas preferencës suaj me çdo projekt të ri.

ewe

Shumica e veglave të ofruara janë pothuajse identike si në Photoshop, siç mund ta shihni në imazhin më lart.

Nëse jeni përdorues të Photoshopit, duhet të dini se ai mbështet një gamë të tërë të shkurtoreve të personalizueshme (dhe të bartshme).

Meqë Photopea është vegël që mbështetet në ueb, për arsye të dukshme nuk do të jeni në gjendje të përdorni shkurtore të paracaktuara si Ctrl + Q ose Ctrl + W. Mund të gjeni një sërë shkurtoresh te pjesa Më shumë> Shkurtoret e tastierës.

Po ashtu, mund të lidhni Photopean me Google Drivein tuaj për të përpunuar fotografitë e ruajtura në re. Për ta bërë këtë, hapni fotografinë në Google Drive, pastaj klikoni në shigjetën zbritëse në modalitetin e shfletuesit për të shtypur Open with. Pastaj zgjidhni Lidh  më shumë aplikacione (Connect more apps), kërkoni Photopean në librin e kërkimit, dhe pastaj klikoni Lidh (Connect).

ewew

Duhet t'u lejoni dritareve kërcyese të japin lejet fillestare. Pastaj mund të përdorni Photopean për të hapur fotografi nga Google Drivei. Po ashtu, sa herë që shtypni shkurtoren Ctrl + S gjatë punës në një foto në Photopea, ajo do të ruhet në Google Drive.

E vetmja gjë që duhet të keni parasysh është se fotografia e vjetër do të rishkruhet. Pra, bëni më shumë kopje për të ruajtur versionin origjinal. Po ashtu, është shumë e lehtë të hiqni aplikacionet e lidhura nga Google Drivei.

Avantazhet dhe disavantazhet e këtij aplikacioni

E mira e posedimit të përpunuesit të fotografive me shfletues është se hapet menjëherë, ndryshe nga veglat si GIMP-ja apo Photoshopi të cilave u duhet pak kohë për t'u hapur. Natyrisht, për përdorimin e Photopeas ju duhet lidhje aktive interneti.

Photopea ka pjesën e vet të kufizimeve. Edhe pse interfacei është mjaft i mirë, ai nuk është aq fluid si Photoshopi. Nëse keni prirje ta teproni me efekte dhe filtra, mbase në fund do të përballeni me një uebfaqe që nuk reagon. Po ashtu, kjo vegël nuk i ruan fotografitë automatikisht në kompjuterin tuaj sepse nuk mund të fshijë datoteka. Pra, kohë pas kohe datotekat duhet t'i ruani manualisht.

Në skajet anësore, do të gjeni disa tabela buletinesh që mund t'i hiqni duke kaluar në një abonim premium prej 9 dollarësh për 30 ditë dhe 20 dollarësh për 90 ditë.

Ocijenite kvalitet članka