PicMonkey - Vegël e shkëlqyer për dizajn grafik dhe përpunimin e fotografive

12.01.2022. / 10:58
Autor/ica
Share
oioi
oioi

 

PicMonkey është është vegël grafike online, e lehtë për t'u përdorur dhe e menduar për këdo që dëshiron të përmirësojë paraqitjen e tyre vizuale në sferën online. Ajo mund të jetë shumë e dobishme në gazetari dhe është shumë e ngjashme me veglat si Canva.

Me të gjitha mundësitë që kjo vegël ofron në një mënyrë shumë të qasshme, ajo është e shkëlqyer për dizajn të thjeshtë grafik dhe përpunim të fotografive.

PicMonkey punon në sistemet Windows, Mac, Linux, si dhe në shfletuesit Firefox e Chrome.

Ajo gjithashtu ofron aplikacione falas për Android, iPhone e iPad, por ato nuk janë shumë të avancuara, dhe rekomandohet që megjithatë ta përdorni në versionin desktop. Versioni mobil në fakt është vetëm aplikacion për përpunimin e fotografive, dhe nëse keni nevojë për një vegël të tillë, për shembull, për përpunimin e fotografive që postoni në Instagram, atëherë aplikacioni mund t'ju kryejë punë.

Falë ekranit më të madh, aplikacioni PicMonkey për iPad është shumë më i lehtë për punë.

Kur të hapni për herë të parë aplikacionin në internet, ai do t'ju çojë nëpër karakteristikat bazë dhe do t'ju ofrojë këshilla kur të filloni të provoni disa opsione. Nëse kjo nuk ndihmon, ka video tutoriale të shumta, si në kanalin zyrtar në YouTube, ashtu edhe ato të bëra nga fansat. Me një kërkim të thjeshtë do të gjeni disa prej tyre

Interface

Interfacei është shumë i përshtatur për fillestarët sepse shumicës së funksioneve të tyre mund t'u qaseni përmes shiritit të veglave në cepin e majtë. PicMonkey i trajton objektet si shtresa të veçanta, e kjo do të jetë e dobishme për shumë jodizajnerë. Përveç kësaj, çdo objekt mund të rrotullohet, shkallëzohet dhe të kthehet mbrapsht vetëm me një klikim.

Ky sistem shtresash mund të duket shkurajues për përdoruesit e Photoshopit, por kjo vetëm vërteton se ata nuk janë publik i synuar. Një nga të metat më të mëdha të Picmonkeyit është mungesa e menuve tipike si File dhe Edit, por kur të mësoheni me të, do t'i harroni ato.

Veçoritë e PicMonkeyit

Si të gjitha veglat e këtij lloji që mund të gjeni sot, ato përmbajnë veçori të ngjashme, dhe disa që janë në pronësi të kësaj vegle janë:

  • Shabllonet

Kur filloni një dizajn të ri, mund të përdorni disa nga shabllonet e shumta të PicMonkeyit për të shkuar në drejtimin e duhur. E mira e tyre është që ato mund të përpunohen tërësisht. Mund të shkruani çfarëdo që dëshironi në vend të një elementi ekzistues teksti ose të ndryshoni fotografinë apo videon e bashkangjitur.

via GIPHY

Shabllonet e Picmonkeyit marrin vlerësime pozitive sepse janë të renditura mirë, e shiriti i kërkimit me funksionin e autokompletimit ndihmon tutje në paraqitjen e rezultateve të kërkimit ndërsa ju shkruani. Me qasjen e duhur, disa shabllone mund të përdoren si alternativë për PowerPoint.

  • Kolazhi

Nëse nuk ju pëlqejnë shabllonet, por ende keni nevojë për ndihmë dizajni në fillim, shikoni mundësinë e kolazheve. Me rreth 60 shabllone të ndryshme kolazhi, sigurisht se do të gjeni të duhurin. Nëse kjo nuk ju mjafton, mund t'i rrotulloni imazhet nga brenda, t'i shkallëzoni, madje edhe t'i ktheni mbrapsht qoshet e tyre.

via GIPHY

  • Temat

·       Për dizajne më konsistente të fokusuara në një temë specifike, PicMonkey Image Editor ofron tema. Ato janë koleksione elementesh vizuale siç janë teksturat, grafikët dhe fontet.

via GIPHY

  • Animacioni

Versioni në intenret nuk është vetëm përpunues i fotografive, sepse mbështet video .mp4 dhe .gif imazhe.

Pasi të klikoni në elementin specifik dhe t'ia shtoni dizajnit tuaj, mund të klikoni botonin Riprodho për të parë se si do të duket rezultati pas eksportimit.

 

via GIPHY

Interesante në këtë vegël është se ju mundëson edhe të prisni animacionin dhe videon.

via GIPHY

  • Përpunimi i fotografive

Ekzistojnë tri grupe kryesore të karakteristikave të përpunimit në PicMonkey: Edits, Touch Up dhe Effects.

Edits përbëhen nga opsionet e shkëlqimit dhe kontrastit, ndryshimi i balancit të ngjyrave, etj.

Touch Up është një grup efektesh bukurie të bëra posaçërisht për ta bërë fytyrën e njeriut më tërheqëse, ndërsa Effects janë ekuivalente të filtrave të Instagramit.

Çmimi

Veglën mund ta përdorni falas, natyrisht me kufizime të caktuara, siç është vëllimi më i vogël i fotografive dhe videove. Nëse abonoheni në planin Pro apo Business, ju natyrisht merrni shumë më shumë, si me çfo vegël tjetër.

Çmimet e planit fillestar sillen nga 7,99 dollarë në muaj, ku përfshihet 1GB hapësirë në cloud, ruajtja e fotografive në formatet JPG dhe PNG, shtimi dhe prerja e videove, efektet dhe shabllonet, mbi 7000 grafikë, dhe mbi 300 fonte dhe një milion stock fotografi dhe video.

Plani pro kushton 12,99 dollarë në muaj, ndërsa ai Business 23 dollarë.

Çdo plan mund të anulohet në çdo kohë ose mund të kaloni nga njëri plan në tjetrin nëse e shihni se ai që keni porositur nuk i plotëson nevojat tuaja.

 

Ocijenite kvalitet članka