Platforma Talkwalker për analitikë dhe përcjellje

11.05.2022. / 12:21
Autor/ica
Share
talkwalker
talkwalker

Gazetarët përditë ekplorojnë sferën e internetit në kërkim të përgjigjeve të ndryshme për temat të cilat i shtjellojnë. Sot në sferën e internetit mund të kuptohet gjithçka – informtatat për kompanitë, punëtorët, institucionet, politikanët, dhe për këdo tjetër për të cilin bëhet kërkimi.

Mënyra më e mirë për të mbetur në hap me informatat më aktuale për temën të cilën e shtjelloni është përdorimi i veglave për përcjellje në sferën online. Softuerët për përcjellje mbledhin të dhënat se çka dhe në cilat vende flitet për temën e caktuar. Në vend se të klikoni në qindra faqe apo të kaloni nëpër rrjete sociale, këta softuerë ju dërgojnë alarme kur shfaqet një temë e caktuar të cilën ju e keni zgjedhur paraprakisht.

Platforma Talkwalker

Duke përdorur vegla për dëgjim dhe analitikë të Talkwalkerit, ju krijoni një pasqyrë në kohë reale të asaj që po ndodh në të gjitha kanalet sociale dhe media online në 187 gjuhë.

Talkwalker është kompani e dëgjimit dhe analizës sociale që fuqizon brendet dhe agjencitë globale për të optimizuar ndikimin e komunikimit të tyre digjital.

Christophe Folshette dhe Thibaut Britz e kanë krijuar këtë vegël në vitin 2009 duke parë rëndësinë e të dhënave në botën afariste. Ata kanë filluar me ofrimin e lajmeve dhe të dhënave të papërpunuara në blogun e tyre përmes API-së, para se të kuptojnë se profesionistëve të PR-së u duhet një qasje më e lehtë e më e e shpejtë jo vetëm në të dhëna por edhe në pasqyra praktike nga analitika.  Kështu është ridizajnuar platforma e cila ka evoluuar në produktin Talkwalker, çfarë është edhe sot e kësaj dite.

Talkwalker u ofron përdoruesve një platofmë të thjeshtë për përdorim, që funksionin përmes inteligjencës artificiale, për mbrojtjen, matjen dhe promovimin e brendeve anembanë botës nëpër të gjitha kanalet e komunikimit (përcjelljen e tekstit, fotografive dhe videove në 150 milionë lokacione online, blogë, forume dhe në mbi 20 rrjete sociale).

Duke përdorur të dhënat e plota përmes analitikës së përshtatur, përdoruesit mund të nxjerrin pasqyra me ndikim në bizneset e tyre në tri kategoritë kryesore: mbrojtja e markës tregtare, matja e markës tregtare dhe promovimi i markës tregtare. Edhe pse platforma fillimisht bazohet në kompanitë e konsumit, ajo ofron një varg mundësish edhe për gazetarinë.

Ajo mund të analizojë përmbajtje të ndryshme online, ndërsa përfshin teknologjinë e njohjes dhe përcjelljes së 30,000 fotografive përnjëherë.

Përveç përcjelljes së rezultateve në kohë reale, ju mund t'i qaseni historisë së të dhënave për më shumë se dy vite. E përveç rrjeteve sociale, mund të ndiqni edhe diskutimet edhe në portale, blogë e forume të ndryshme.

Servisët Talkwalker

Talkwalker ofron një varg zgjidhjesh të kombinuara me teknologjinë moderne, e cila u ndihmon përdoruesve të promovojnë përmbajtjen e tyre në të gjitha kanalet.

Aty hyn:

  • Talkwalker Analytics – Platformë e dëgjimit dhe analitikës së mediave sociale, e cila u ofron përdoruesve një pasqyrë të thellë të përgjithshme të pozicionimit social, duke zbuluar këndvështrime praktike. Forrester e ka parë atë si lidere të fuqishme në raportin e tij Forrester WaveTM: Social Listening Platforms, në shumë raste që nga viti 2018 e deri më sot.

  • Quick Search – Platformë e lehtë për përdorim të cilën çdokush mund ta përdorë menjëherë për të parë analitikën në 13 muajt e fundit.

  • Talkwalker Alerts – Shërbim paralajmërues që përcjell gjurmët tuaja digjitale online.

  • Kërkimi falas në rrjetet sociale – Shembulli falas i kërkimit të shpejtë ofron pasqyra të trendeve në 7 ditët e fundit.

Kërkimi i tyre përfshin:

  • Njohjen e videove dhe fotografive. Për zbulimin e përmendjes vizuale të personave, kompanive, institucioneve në fotografi e video.  Çdo ditë analizojnë mbi 150 milionë fotografi dhe video për të zbuluar 300% më shumë përmendje sesa vetëm me përcjelljen e tekstit. Njohja e fotografive aktualisht nuk është asgjë e re, por kategorizimi i të dhënave vizuale nga videot është risi, e pikërisht këtë e bën kjo platformë analitike.

  • Analizën e ndjenjave. Aty zbulohen emocionet prapa përmendjeve, duke përfshirë nuancat e sarkazmit dhe ironisë, për të zbuluar nëse përmendja është pozitive apo negative.

  • Modelet e përshtatura. Mundësitë e përfshirjes së inteligjencën artificiale për klientët për të analizuar më shpejt e më saktë markën tregtare përmes zhvillimit të një analize të kategorisë së përshtatur në bazë të mësimit makinerik.

Kërkimi falas në rrjetet sociale.

Kërkimi falas në rrjetet sociale është alternativë e shkëlqyer kundrejt Google Alertsit. Ajo përcjell emrin e mediumit tuaj apo temat, ngjarjet që ju ndiqni apo çfarëdo teme tjetër në internet.

Talkwalker Alerts përcjell çdo përmendje dhe fjalët kyç në internet – duke përfshirë platformat për lajme, blogë, forume, uebfaqe, e madje edhe Twitter. Aty bashkohen të gjitha përmendjet tuaja në rrjetet sociale dhe ju dërgohen drejtpërdrejt në postën tuaj elektronike.

Platforma filtron edhe bisedat më të rëndësishme dhe tweetët me angazhimin maksimal, dhe kështu pranoni vetëm njoftime relevante.

Këto janë disa nga dallimet mes Talkwalker Alertsit dhe Google Alertsit.

dw

Lajmërimet nuk përdoren vetëm për përcjelljen e përmendjeve. Ju mund ta përmirësoni strategjinë tuaj SEO, duke identifikuar personat me ndikim dhe të përmirësoni strategjinë tuaj të marketingut të përmbajtjes.

Si të aktivizoni lajmërimin?

Aktivizimi i lajmërimit të Talkwalkerit është shumë i thjeshtë dhe zgjat vetëm disa sekonda. Krejt çka duhet të bëni ueshtë të ndiqni hapat në vijim:

  1. Zgjidhni temën për aktivizimin e lajmërimit dhe futeni në shiritin për kërkimin e lajmërimeve.

  2. Shkruani adresën ku doni t'ju vijnë lajmërimet, ndryshe nga Google Alerts (të lidhur me adresën tuaj në Google), dhe Talkwalker Alerts do t'ju vijnë në cilëndo adresë që ju keni zgjedhur.
    wr

  3. Zgjidhni llojin e lajmërimit që dëshironi të pranoni: Lajmet, Twitter, Blogët apo Forumet e Diskutimit.

  4. Zgjidhni gjuhën e rezultateve tuaja. Talkwalker Alerts është në dispozicion në 22 gjuhë të ndryshme. Për fat të keq, ende nuk është në gjuhët e hapësirës sonë gjuhësore.

  5. Zgjidhni se sa shpesh dëshironi të pranoni lajmërime në postën tuaj. Mund të zgjidhni "Siç ndodhin ngjarjet", nëse dëshironi të shfrytëzoni lajmërimet për të përcjellë Twitterin apo ndonjë platformë tjetër pothuajse në kohë reale.
  6. Zgjidhni nuese dëshironi të pranoni të gjitha përmendjet e kërkimit tuaj/temave të preferuara në internet apo vetëm ato me angazhimin më të madh. Rekomandohet të zgjidhni "Vetëm rezultatet më të mira" nëse në hapin paraprak keni zgjedhur "Siç ndodhin ngjarjet". Nëse zgjidhni "Siç ndodhin ngjarjet" dhe "Të gjtiha rezultatet" për kërkimin e njëjtë, ndoshta gjatë ditës do të vërshoheni me postë. Por, kombinimi i këtyre opsioneve është tejet relevant në situatën e komunikimit/PR të krizave.

  7. Përdorni opsionin e pasqyrimit për të kontrolluar nëse gjithçka është vendosur siç keni dëshiruar.

  8. Shtypni butonin "Krijo lajmërimin".

Krejt çka duhet të bëni pas kësaj është të konfirmoni adresën tuaj elektronike dhe të filloni të pranoni lajmërime drejtpërdrejt në postën tuaj.

Platforma Talkwalker është vërtet e mbushur me mundësi të ndryshme dhe besojmë se mund të jetë e dobishme edhe në gazetarinë hulumtuese kur shtjellohen tema të ndryshme. Edhe pse nuk është në dispozicion në gjuhët tona, temat ndërkombëtare të cilat i hulumtojnë gazetarët nga Ballkani mund të ndiqen me këtë platformë. 

Ocijenite kvalitet članka