Problematike: Gjendja e lirisë së mediave në Ballkanin Perëndimor

13.01.2021. / 10:26

Në edicionin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave në Botë të cilin e realizuan Gazetarët pa Kufij thuhet se mediat po hyjnë në dekadat vendimtare për gazetarinë, ndërsa ajo është edhe më e rrezikuar me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Raporti tregon se gjatë dhjetë viteve të ardhshme me shumë kriza që pritet të ndodhin do të dalë edhe më shumë në pah kriza e lirisë së raportimit të mediave, si dhe kriza e informatave të pavarura, të llojlloshme e të besueshme.

Ekziston një korelacion i qartë mes shtypjes së lirisë së mediave si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit dhe rangimit të shteteve në këtë Indeks. Viti që lamë pas tregoi shumë qartë se si disa shtete shfrytëzojnë krizën për të kufizuar lirinë e raportimit medial. Kina dhe Irani censuruan në masë të madhe përmbajtjet që lidheshin me Covid-19. Autoritetet irakiane ia revokuan Reutersit lejen e punës pasi publikoi lajmin i cili vë në pikëpyetje të dhënat zyrtare lidhur me koronavirusin. As Evropa nuk ka mbetur mbrapa sa i përket kufizimit të lirisë së raportimit medial, dhe kështu Viktor Orban në Hungari miratoi ligjin për koronavirusin me të cilin ndëshkohen të dhënat e rrejshme me pesë vjet burgim, gjë që paraqet masë krejtësisht joproporcionale dhe të dhunshme – thuhet në raportin e Indeksit të Lirisë së Mediave në Botë.

Ballkani Perëndimor dhe liria e mediave

Kriteret sipas të cilave rangohet liria e mediave në ndonjë shtet janë pluralizmi, pavarësia mediale, censura, korniza ligjore, transparenca, infrastruktura dhe keqtrajtimet. E kur merren për bazë këto kritere, Ballkani Perëndimor bëhet portokalli, pra shumë problematik kur flasim për lirinë e mediave.

eeeeeeeeeeeee

Në vitin 2020 ndër gjashtë shtetet të ranguara më mirë në Ballkanin Perëndimor ishte Bosnja dhe Hercegovina, e cila arriti pozitën 58 në nivel global, ndërsa në pozitën më të palakmueshme doli Mali i Zi e cila u rangua në vendin 105.

Në tabelën në vijim mund të shihni se si pozicionohen shtetet e Ballkanit Perëndimor në 8 vitet e shkuara sipas indeksit të lirisë së mediave.

fghjkl

Trend shqetësues në kufizimin e lirisë së mediave dallohet në Serbi, e cila tash e katër vite po pëson rënie në këtë listë. Edhe pse nuk është shumë larg Maqedonisë së Veriut, dhe i ndan vetëm një pikë, prapëseprapë është shqetësues fakti se në katër vitet e fundit liria e mediave vjen duke u përkeqësuar.

Duket se të dhënat e grumbulluara nga ky indeks tregojnë situatë krejt të ndryshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Disa prej tyre po bëjnë përmirësime të dukshme siç është Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, derisa të tjerat po shënojnë përparim të kufizuar, si Shqipëria dhe Mali i Zi, dhe në fund Serbia trendi i rënies së të cilës është shumë shqetësues.

Nga ana tjetër, kur këto rezultate vendosen në kontekst global, mund të shihet se këto shtete të Ballkanit Perëndimor janë mjaft afër njëri-tjetrit dhe gjenden në mes. Kësisoji, asnjë prej këtyre vendeve nuk ka bërë lëvizje drastike përpara. Mbetet të shihet se çfarë do të na sjellë viti 2021 dhe si do të hapet apo do të kufizohet hapësira e veprimtarisë mediale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ocijenite kvalitet članka