Pse redaksitë tashmë duhet të kalojnë në Google Analytcs 4

18.01.2023. / 11:22

 

Analitika e të dhënave është e rëndësishme për redaksitë sepse u mundëson të shohin sjelljen dhe preferencat e publikut të tyre. Këto informata mund të përdoret për të marrë vendime të bazuara në të dhëna në lidhje me përmbajtjen dhe formatin e storieve të tyre, si dhe shpërndarjen dhe promovimin e përmbajtjes.

Në përgjithësi, analitika e të dhënave është vegël e rëndësishme për redaksitë pasi u mundëson të kuptojnë më mirë publikun e tyre dhe të krijojnë strategji të shpërndarjes të bazuara në të dhëna për të rritur angazhimin, shtrirjen dhe të ardhurat.

Mbase tashmë keni dëgjuar se Google ka filluar të prezantojë Google Analytics 4 (GA4), i cili me siguri do të vendosë standarde të reja të matjes së të dhënave në periudhën e ardhshme.

Google Analytics 4 është falas sikurse edhe versioni i mëparshëm Universal Analytics (UA). Google ofron shërbim falas me një varg karakteristikash bazë që mbulojnë shumicën e nevojave standarde.

Arsyet pse redaksitë duhet të kalojnë në GA4

Ka disa arsye pse redaksitë duhet të shqyrtojnë kalimin në Google Analytics 4 (GA4):

  • Privatësia e përmirësuar e të dhënave: GA4, siç thotë Google, ofron veçori të përmirësuara të privatësisë së të dhënave, siç është maskimi automatik i të dhënave dhe mbështetja për ITP 2.2 (Intelligent Tracking Prevention), veçori e shfletuesit që kufizon aftësinë e kekëve gjurmues të palëve të treta për t'i gjurmuar përdoruesit.

  • Gjurmimi i përmirësuar mes pajisjeve: GA4 ofron aftësi të përmirësuara të gjurmimit mes pajisjeve që do t'u mundësojë redaksive të kuptojnë më mirë sjelljen e përdoruesve nëpër pajisje dhe platforma.

  • Pasqyra të përmirësuara: GA4 ofron një varg të gjatë metrikash dhe analitikash të integruara, siç është grupi i ri i metrikave për të kuptuar angazhimin dhe sjelljen e përdoruesit, si dhe veçori të reja analitike siç është zbulimi i integruar i anomalive.

  • Pasqyra të bazuara në mësim makinerik: GA4 përdor algoritme të mësimit makinerik për të ofruar njohuri dhe parashikime që mund të jenë të dobishme për redaksitë për të kuptuar sjelljen e publikut së tyre – për shembull, cilët artikuj kanë më shumë gjasa të lexohen dhe të shpërndahen.

  • Integrimi më i lehtë me veglat e tjera të Googleit: GA4 është i integruar me vegla të tjera të Googleit siç është Google Tag Manager, Google Ads dhe Google BigQuery, që redaksive ua lehtëson menaxhimin dhe analizën e të dhënave nga këto vegla brenda interfaceit GA4.

GA4 është e ardhmja e analitikës dhe është version i përmirësuar i Universal Analytics që keni përdorur deri tani, dhe është e rëndësishme që redaksitë t'u përshtaten ndryshimeve të reja për të qëndruar të përditësuar me teknologjinë dhe veçoritë më të fundit të analitikës. Ajo që tashmë po bëhet domosdoshmëri dhe jo thjesht nevojë është se Google ka shumë gjasa të ndalojë plotësisht mbledhjen e të dhënave me Universal Analytics nga mesi i vitit 2024 dhe kjo është arsye tjetër për të kaluar në GA4 nëse kompanitë mediale vendosin të vazhdojnë të përdorin shërbimet e tyre.

A do t'i humbin redaksitë të dhënat e deritanishme?

Me rastin e kalimit nga Universal Analytics (UA) në Google Analytics (UA), redaksitë nuk do t'i humbin menjëherë të dhënat e tyre. Të dhënat e mbledhura përmes Universal Analyticsit do të jenë në dispozicion, por në mënyrë të kufizuar dhe transformuese, dhe ndoshta do të duhet të përshtatet analiza e të dhënave me metodat e raportimit.

Rekomandohet që tashmë të kaloni në GA4 dhe t’i eksportoni të gjitha të dhënat tuaja të mëparshme që t'i ruani ato, sepse të dhënave tuaja brenda UA-së do të mund t'u qaseni për një kohë të kufizuar. Mbështetja e Googleit ka njoftuar se në muajt e ardhshëm ata do të njoftojnë se kur entitetet UA nuk do të jenë më në dispozicion. Pas kësaj date, nuk do të mund t'i shikoni më raportet tuaja të UA-së në interfacein e Analyticsit ose t'i përdorni të dhënat tuaja të UA-së përmes API-së. Prandaj është e rëndësishme t'i eksportoni tashmë të dhënat dhe të filloni të përdorni GA4, që të dhënat e gjurmuara të jenë relevante.

Është e rëndësishme të theksohet se GA4 përdor një model të tjetër të dhënash nga Universal Analytics, që do të thotë se të dhënat duhet të mblidhen dhe organizohen në një mënyrë tjetër, dhe prandaj kalimi në GA4 do të kërkojë disa ndryshime në kodin e gjurmimit dhe metodat e mbledhjes së të dhënave. Për këtë arsye, redaksitë duhet të planifikojnë dhe të sigurohen se kanë burimet e nevojshme teknike për tranzicionin.

Ndryshimet e kodit të gjurmimit

Kur kaloni në Google Analytics 4 (GA4), duhet të bëhen disa ndryshime në kodin e gjurmimit dhe metodat e mbledhjes së të dhënave:

  • Ndryshimet e kodit të gjurmimit: GA4 përdor një kod të ri gjurmimi, i njohur si ID-ja e matjes GA4, i cili do të duhet të shtohet në faqet e lokacionit tuaj. Kjo mund të bëhet duke përdorur Google Tag Managerin.

  • Ndryshimet në mbledhjen e të dhënave: GA4 përdor një model tjetër të dhënash nga versioni i mëparshëm i Google Analytics, që do të thotë se të dhënat duhet të mblidhen dhe organizohen në një mënyrë tjetër. Kjo mund të kërkojë ndryshime në shtresën e të dhënave të faqes suaj ose shtimin e shtresave të reja të të dhënave për të mbledhur lloje të reja të dhënash.

  • Ndjekja e ngjarjeve: GA4 përdor një model të ri ngjarjesh që ju mundëson të gjurmoni një gamë më të gjerë të ndërveprimeve të përdoruesve në faqen tuaj. Kjo do të kërkojë ndryshime në mënyrën e gjurmimit të ngjarjeve në faqen tuaj dhe mund të kërkojë shtimin e ngjarjeve të reja për të gjurmuar.

  • Gjurmimi i ID-së së Përdoruesit: GA4 përdor një veçori të re të ID-së së përdoruesit, e cila ju mundëson t'i gjurmoni përdoruesit nëpër pajisje dhe platforma. Kjo do të kërkojë ndryshime në mënyrën se si ID-të e përdoruesve mblidhen dhe gjurmohen në faqen tuaj.

  • Gjurmimi i më shumë pajisjeve: GA4 ofron aftësi të përmirësuara të gjurmimit të më shumë pajisjeve, duke ju mundësuar të kuptoni më mirë sjelljen e përdoruesve nëpër pajisje dhe platforma. Kjo do të kërkojë ndryshime në mënyrën se si mblidhen dhe organizohen të dhënat për të mbështetur gjurmimin e më shumë pajisjeve.

  • Ndryshimet e konfigurimit: GA4 ofron një varg të ri opsionesh konfigurimi, siç janë dimensionet dhe metrikat e personalizuara, që do të duhet të vendosen dhe të konfigurohen për të përfituar plotësisht nga veçoritë e GA4.

Në përgjithësi, kalimi në GA4 do të kërkojë ndryshime në kodin e gjurmimit dhe metodat e mbledhjes së të dhënave, andaj është e rëndësishme që redaksitë të planifikojnë këtë dhe të sigurojnë se i kanë burimet e nevojshme teknike për këtë tranzicion.

GA4 është vegël e fuqishme që do t'u ndihmojë redaksive të kuptojnë më mirë publikun e tyre dhe të marrin vendime të informuara në lidhje me përmbajtjen e tyre dhe strategjitë e shpërndarjes.

Ky ndryshim u mundëson mediave të rivlerësojë përdorimin e shërbimeve analitike të Googleit për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Nga ky vlerësim mund të nxirren disa përfundime:

  • Se do të vazhdoni të përdorni shërbimet e tyre përmes GA4, ose

  • Se do të filloni të përdorni disa shërbime të bazuara në kod të lirë dhe të hapur,

  • Se do të zgjidhni shërbime nga njëri prej ofruesve të shërbimeve komerciale që janë më të përqendruar në mbledhjen e të dhënave që u mundësojnë redaktorëve të marrin vendime redaktoriale më shpejt.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë - mediat e sotme nuk mund t'ia lejojnë vetes të mos kenë vegla analitike që u japin atyre pasqyrë më të mirë se si publiku ndërvepron me përmbajtjen e tyre.

Ocijenite kvalitet članka