Puna nga shtëpia si sfidë digjitale e sigurisë

23.03.2020. / 12:46
Autor/ica
Share
work fro home
work fro home

Situatat e jashtëzakonshme jetësore me të cilat përballemi aktualisht me pandeminë e virusit COVID 19 na sjellin përpara shumë sfidave. Duke pasur parasysh se është urdhëruar lëvizje e kufizuar dhe puna nga shtëpia, të gjithë dhe gjithnjë e më shumë do të përballemi me sfida të ndryshme në periudhën e ardhshme, jo vetëm kur bëhet fjalë për kufizimin e lëvizjes, por edhe kur flasim për sigurinë digjitale.  

Qëndrimi i vazhdueshëm në shtëpi, e sidomos puna nga shtëpia, u hap dyert sulmeve të ndryshme të hakerëve, kokëçarjeve nga fusha e IT-së dhe sfida të reja kibernetike të sigurisë. 

Edhe pse puna nga shtëpia nuk është diçka e re dhe paraqet dukuri tash e disa dekada, deri më sot nuk kemi qenë në situatën që një pjesë e madhe e botës afariste, e edhe puna në media të kalojë në rrafshin online. Deri në kohë të pacaktuar hapësira jonë e punës, takimet, tryezat, intervistat dhe format e tjera të punës do të realizohen përmes ekraneve të vogla (apo pakëz më të mëdha) nga rehatia e shtëpisë sonë. Nga ana tjetër, kjo situatë i forcon taktikat e kriminelëve kibernetikë të cilët janë të gatshëm t'i shfrytëzojnë lëshimet digjitale të punës nga shtëpia për t'i sulmuar kompjuterët apo të dhënat tuaja, e përmes tyre edhe sistemin kompjuterik të kompanisë suaj.  

Duke marrë parasysh sfidat për sigurimin e hapësirës për punë dhe mësim nga shtëpia, hapësira e sulmit është një mundësi atraktive për hakerët.

Sulmuesit tashmë janë duke përdorur sulme në internet të bazuar në koronavirus, duke përfshirë sulme të ndryshme keqdashëse që përfshijnë Emotet dhe kërcënime të tjera. Kohët e fundit, është vërtejur një APT (Advanced Package Tool) që shpërndan qasjen e përshtatur dhe unike të trojanit nga largësia (RAT) i cili merr foto nga ekrani (screenshots), shkarkon datoteka dhe shumë më shumë. 

"Në përgjithësi, sulmuesit kërkojnë ndonjë dobësi për të ekzekutuar sulmin e tyre. Në këtë rast, frika e njerëzve nga virusi është sulm të cilin do ta shfrytëzojnë sulmuesit e cënueshmërisë. Nëse një person është i shqetësuar ose i stresuar për shkak të një virusi, ai person ka më pak gjasa t'i mbajë në mend hapat standarde të sigurisë dhe ka më shumë gjasa, ta zëmë, të klikojë te ndonjë link të postës elektronike për vjedhjen  e identietit" – tha për Threatpost Chris Rothe, zyrtari kryesor i produkteve dhe bashkëthemelues i kompanisë Red Canary.

Sfidat më të mëdha të punës nga shtëpia

Puna nga shtëpia në masë të madhe nënkupton punën me pajisjet digjitale personale, qoftë nëse bëhet fjalë për kompjuterë, tabletë apo telefonë celularë. Të gjithë posedojnë shumë informacione personale që mund të jenë në rrezik më të madh në rrethana të tilla. Mediat duhet ta kenë parasysh këtë segment dhe të hartojnë një plan për të mbrojtur të dhënat personale të gazetarëve të tyre. Të ekspozuar ndaj rreziqeve të punës përmes pajisjeve digjitale personale mund të jenë gjithsesi edhe burimet e informacioneve dhe të dhënat gazetareske që shumica e gazetarëve i posedojnë edhe në pajisjet digjitale personale. 

"Si ekip sigurie, ju humbni kontrollin mbi mjedisin në të cilin punon përdoruesi. A janë të siguruara lidhjet Wi-Fi në shtëpi? Nëse përdorin kompjuter personal, cilat mekanizma ju nevojiten për të siguruar që pajisja të mos komprometohet? Në thelb, parametrat e rrjetit tuaj tani përfshijnë të gjitha shtëpitë e punëtorëve tuaj. Disa programe sigurie janë të gatshëm për këtë, disa jo"- thotë Chris Rothe për Threatpost.

Në kohën e përhapjes së virusit dhe sfidave ditore me të cilat përballen gazetarët në raportim, dhe stresi ndaj të cilit nuk janë imunë, është sfidë e madhe të mendosh edhe më shumë për sigurinë digjitale dhe për ruajtjen e informacioneve që ata posedojnë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të flasim për këtë temë dhe të përpiqemi të ruajmë shëndetin digjital gjatë përdorimit të përditshëm të internetit. 

Këshilla jonë, natyrisht, është që, pavarësisht specifikave të punës së gazetarëve, të gjitha mediat duhet ta kufizojnë qarkullimin e punës së gazetarëve të tyre, dhe që ata gazetarë, puna e të cilëve mund të jetë vetëm në internet, të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga shtëpia. Një numër i madh i intervistave dhe video kontributeve mund të bëhen përmes veglave online për video. 

Është tejet me rëndësi që redaksitë ta bëjnë vlerësimin e rrezikut të punës nga shtëpia. Pyetjet që janë të rëndësishme të parashtrohen në redaksi, nëse kanë sisteme të posaçme digjitale, janë si t'i lidhin ato sisteme në rrjetet shtëpiake dhe si të sigurojnë mbrojtje digjitale për rrjedhën e informacionit. 

Në periudhën e ardhshme, gjithsesi do të shkruajmë në platformën tonë për mënyra të ndryshme të mbrojtjes digjitale të gazetarëve në situatën e krijuar. 

Deri atëherë, ne ju rekomandojmë që të përdorni lidhje të sigurta VPN, t'i kushtoni kujdes përdorimit të komunikimit të sigurtë SSL / TLS, të mundësoni autentifikimin e dyfishtë në telefonat e mençur dhe llogaritë që posedoni, dhe të përdorni aplikacione të kodifikuara për komunikim. Për takime të sigurta redaktoriale në internet, përdorni aplikacione speciale të dizajnuara posaçërisht për komunikim të sigurtë dhe grupor.

Ocijenite kvalitet članka