Qasja SEO duke shkruar për publikun dhe jo për makina kërkimi

12.01.2021. / 12:10
Share
Qasja SEO duke shkruar për publikun dhe jo për makina kërkimi
Qasja SEO duke shkruar për publikun dhe jo për makina kërkimi
Qasja SEO duke shkruar për publikun dhe jo për makina kërkimi

Shumëçka ka ndryshuar në botën e optimizimit për makina kërkimi dhe ka aq shumë këshilla për SEO. Por, parimet e caktuara themelore mbesin të pandryshuara. Për shembull, shënjestrimi i fjalëve kyç me të vetmin qëllim të përmirësimit të renditjes organike më nuk funksionon në makina kërkimi, por zgjedhja e fjalëve të duhura kyç ende është pjesë e rëndësishme e mozaikut. Fjalët kyç zbulojnë shumëçka rreth përdoruesve.

Me aq shumë teknika SEO është bërë pothuajse e pamundur të vendosim cilave t'u përmbahemi, e cilat gjithsesi të mund t'i anashkalojmë.

Nell Patel thotë se kohëve të fundit  shumë blogerë dhe krijues të tjerë përmbajtjesh i janë kthyer metodës së vjetër të SEO-së ku fjalët kyç që synojnë nxjerrjen e rezultateve të kërkimit e kanë kapërcyer cilësinë e përmbajtjes interesante dhe të vlefshme.

Kjo mënyrë e të menduarit nuk është më efikase dhe duhet ndryshuar.

sa

Nell Patel gjithashtu thotë se shumë njerëz ende nuk përdorin fjalë kyç me bisht të gjatë por preferojnë të provojnë t'i manipulojnë makinat e kërkimit, gjë që sipas tij është qasje e gabuar.

Fjalët kyç me bisht të gjatë janë shprehje më të gjata dhe më specifike të cilat publiku me gjasë i përdor dhe mund të jenë tejet të vlefshme nëse dini si t'i përdorni. Menaxhimi i fjalëve kyç me bisht të gjatë është thjesht çështje e vendosjes së komunikimi më të mirë mes mediumit tuaj dhe publikut i cili gjithsesi është i pranishëm në sferën online dhe është në kërkim të përmbajtjes të cilën do ta konsumojë.

Makinat e kërkimit nuk do të duhej të ishin prioritet karshi njerëzve realë të cilët lexojnë mediumin tuaj. Prandaj është tejet me rëndësi të shkruani përmbajtje për publikun tuaj, për njerëzit të cilët në bazë të kësaj do të qëndrojnë më gjatë në portalet tuaja.

Nell Patel në blogun e tij 10 SEO këshillat më të rëndësishme të cilat duhet t'i dini, ndër tjerash thotë se të shkruarit për publikun dhe jo për makina kërkimi është shumë me rëndësi.

Të harrosh për Googlein dhe makinat e tjera gjatë të shkruarit është qenësore dhe një qasje e tillë krijon përmbajtje të cilat dikujt do t'i sjellin dobi. Kjo teknikë quhet SEO copwriting.

Makinat e kërkimit i përcjellin përdoruesit dhe marrin atë përmbajtje që u intereson dhe u sjell dobi atyre. Kur ju i vëni përdoruesit në vend të parë, ju kështu shkruani përmbajtje të cilën edhe makinat do ta shpërblejnë, e kështu do të përmirësoni edhe përvojën e përdoruesit dhe do të krijoni besimin e publikut.

Përmbajtja mediale duhet të pasqyrojë nevojat e publikut, e qasja e këtillë i ndihmon këtij aspekti. Dobia është e dyanshme. Publiku merr atë përmbajtje që i duhet, e mediumi tërheq lexueshmëri.

Ocijenite kvalitet članka