Raportimi për vdekjen: Kur, si dhe pse raportohet

27.05.2022. / 11:24
Autor/ica
Share
rew
rew

Raportimi për vdekjen është format medial i cili i ka pasojat më afatgjata.

Personat që ishin të afërt me figurat kryesore të lajmeve për vite të tëra mund t'u ekspozohen gjurmëve digjitale.

Prandaj mënyra se si mediat raportojnë për vdekjen e personit dhe informatat të cilat publikohen janë tejet të rëndësishme, nëse jo nga këndvështrimi profesional gazetaror atëherë nga ai njerëzor.

Përse të raportohet për vdekjen e personit?

Mediat publikojnë storie për vdekjen e personit nëse:

  • personi ka vdekur në rrethana të pazakonta

  • personi ka vdekur papritur

  •  vdekja e ka goditur fort komunitetin

Mediumi mund të publikojë informatën për vdekjen e dikujt si nekrologji në rubrikën e nekrologjisë apo si lajm. Se si do të publikohet kjo, varet nga rrethanat dhe profili i personit që ka vdekur.

Të tri këto elemente i kemi në një storie e cila së fundmi pati epilogun e saj. Vdekja e Mateja Perishit nga Spliti i cili më 31. 12 2021 u zhduk në Beograd dhe i cili u kërkua me muaj me radhë.

Ky lajm përfundoi në media sepse bëhej fjalë për një të ri i cili u zhduk në rrethana të paqarta, ndërsa në kërkim u përfshinë shërbimet nga të dyja vendet që nxiti shërbimet diplomatike dhe policore të të dyja vendeve të përfshihen në këtë proces.

Raportimi pesëmujor nuk bënte fjalë vetëm për vdekjen e të riut por edhe për rrjedhën e hetimit, punën e shërbimeve, dhe në këtë rast, pashmangshmërisht, edhe për ndjenjat e të afërmve.

Shumë gazetarë konsiderojnë se është përgjegjësi e tyre të raportojnë për hetimet në përputhje me parimin e "drejtësisë së hapur". Qëllimi i drejtësisë së hapur dhe raportimit të hetimeve është:

  • të sigurohet se publiku i kupton arsyet përse ka vdekur personi

  • të sigurohet se vdekjet nuk mbahen të fshehta

  • të tërhiqet vëmendja drejt rrethanave që mund të sjellin më shumë raste të vdekjeve apo lëndimeve dhe të parandalohet që kjo të ndodhë në të ardhmen

  • të qartësohen të gjitha thashethemet apo dyshimet rreth vdekjes.

Në këtë storie ishte i rëndësishëm raportimi nga hetimet për shkak të shumë rrethanave të paqarta dhe marrëdhënieve politike mes dy vendeve. Spekulimet se mund të bëhej fjalë për vdekje të dhunshme patën ndikim të madh në shoqëri.

Cilat rregulla mund t'i ndjekin gazetarët kur raportojnë për vdekjen e një personi?

Rregulli kryesor i raportimit për vdekjen është se duhet të bisedoni me anëtarët e familjes. Nuk është mirë të mbështeteni në postimet në rrjetet sociale apo libra kujtimi online të cilat i krijojnë kompanitë e funeraleve.

Burimet më të mira janë familja e ngushtë: bashkëshortët, fëmijët, pastaj vëllezërit dhe motrat, miqtë, kushërinjtë dhe kolegët.

Mediat kanë të drejtë të raportojnë për vdekjen, edhe kur miqtë dhe familjarët e të ndjerit janë të pakënaqur me këtë. Gjatë raportimit, gazetarët duhet t'u përmbahen disa rregullave:

  • të qasen me diskrecion

  • të mos publikojnë informata të cilat do të mund të shkaktonin shqetësim të panevojshëm të të afërmve të të ndjerit

  • lajmi për vdekjen të mos i kumtohet famljes

  • raportimet për vdekjen të jenë të sakta, pa interpretime subjektive të fakteve

  • të mos i maltretojnë njerëzit

  • në rastet kur dikush ka kryer vetëvrasje, të mos publikohen shumë informata për rrethanat e vdekjes.

Nganjëherë familjet habiten nëse gazetarët hulumtojnë. Por gazetarët kanë të drejtë ligjore për këtë.

Gazetarëve u lejohet të raportojnë gjithçka që është thënë gjatë hetimit, nëse nuk ekziston ndonjë ndalesë e veçantë për shkak të fshehtësisë së hetimit. Gazetarët duhet të kenë kujdes që ajo që publikojnë të mos jetë pa ndjenja, e sidomos të mos jetë eksplicite pa qenë nevoja.

Ne mund t'ua përsërisim rekomandimet mediave, gazetarëve mund t'ua theksojmë kodin e mediave, mund të përmendim standardet ndërkombëtare të raportimit për vdekjen, por mediat prapëseprapë me publikimet e tyre i ngacmojnë familjet e të ndjerëve, duke u mbështetur në parimin "gjithçka për një klikim dhe analitikë".

Si i mbledhin gazetarët informatat rreth vdekjes?

Gazetarët përdorin një numër të madh burimesh të ndryshme gjatë hulumtimit. Aty hyjnë informatat të cilat janë në dispozicion të publikut nga burimet zyrtare (listat e votuesve, listat e tatimpaguesve, databazat e këshillëve, shoqatave).

Policia, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të emergjencës mund t'u japin informata mediave. Informatat mblidhet edhe nga lajmet në të cilat personi tashmë ishte i përfshirë.

Me këtë listë shpesh kemi gazetari objektive, profesionale. Me vazhdimin e hulumtimit nis sensacionalizmi. 

Hulumtimet vazhdojnë në rrjetet sociale, profile të miqve, deklarata të fqinjëve, të afërmve dhe personave që ndoshta vetëm dy herë e kanë takuar personin për jetën e të cilit po raportohet. Informata për vdekjen tashmë është publikuar dhe kjo më nuk i intereson askujt – tani është me rëndësi të vazhdohet raportimi përderisa ekziston interesi publik. Prandaj duhet më shumë material i cili mblidhet me anatomizimin e jetës, punës dhe ekzistencës së personit i cili nuk është më gjallë, por e ka të gjallë familjen.

Ku përfundon raportimi dhe ku nis sensacionalizmi?

Raportimet që i bëjnë gazetarët zakonisht janë të bazuara dhe të përgatitura mirë. Problemi lind kur analitika e tekstit nga ballina e mediave tregon se lajmi nuk ka shkaktuar interesim të madh. Atëherë ndryshon substanca e tekstit, fotografitë merren nga profilet personale në rrjetet sociale, titujt përshtaten për të tërhequr klikime.

Respektimi i udhëzimeve për gazetarët është vullnetar.

Një nga argumentet përse është i përhapur respektimi vullnetar i udhëzimeve është se mediat e shohin përmbajtjen sensacionale si më tërheqëse për lexuesit.  Kështu rritet dukshmëria e lajmit dhe angazhimi i publikut. Por, ekspertët thonë se nuk ekzistojnë të dhëna të sakta nëse respektimi i udhëzimeve të raportimit për vdekjen e personit ndikon në angazhimin e lexuesve.

Siç u tha në fillim të këtij teksti, gjurmët digjitale ndikojnë te familjet me vite me radhë pas publikimit të lajmit. Përmbajtjet me video dhe fotografi bashkë me titujt clickbait mund të jenë kripë mbi varrë dhe cënim i dinjitetit të personit për të cilin kjo më nuk ka aspak rëndësi, dhe për familjen e tij të cilën kjo do ta ndjekë për vite me radhë.

Ocijenite kvalitet članka