Scrollytellingu me efektin e ndryshimin po bën çudira në gazetari

09.01.2023. / 09:46
Autor/ica
Share
scrollytelling
scrollytelling

 

Rrëfimtaria si formë e prezantimit medial të përmbajtjes ekziston që kur ekziston gazetaria. Ajo që ka ndryshuar gjatë dekadave është mënyra e shpalosjes së këtyre rrëfimeve. Dikur ato përfshinin tekste dhe fotografi në gazeta, e sot ato lënë mbresa shumë më komplekse e më të plota te publiku.

Me paraqitjen e internetit dhe me kalimin e mediave në sferën online, kjo hapësirë u ka mundësuar gazetarëve që në një storie rrëfyese të kombinojnë formate të shumta. Kështu, sot brenda një storieje ju mund të shikoni video deklarata, të dëgjoni audio ose të shikoni infografikën e një storieje. Të gjitha këto, në një vend.

Mediat online dhe konsumimi i lajmeve në faqet e tyre përballen me problemin e mbajtjes së publikut, pasi pubilku i sotëm konsumon gjithnjë e më shumë lajme në rrjetet sociale dhe hapësira e vëmendjes së tyre është më e shkurtër se e peshkut.

Mu për këtë, shumë prodhues të përmbajtjes por edhe zhvillues dhe dizajnerë të webit po kërkojnë zgjidhje të reja të cilat do ta mbajnë publikun në faqet e tyre.

Ndoshta scrollytellingu është ai që do ta kthejë publikun aty ku e ka vendin.

Lexoni në vazhdim të këtij teksti se si duket një storie rrëfyese përmes scrollytellingut, çka përfshin, dhe ç'është efekti i ndryshimit dhe si mund të jetë ai i dobishëm në gazetari.

Ç'është efekti i ndryshimit?

Efektet e paralaksit apo të ndryshimit përfshijnë sfondin e faqes e cila lëviz me një shpejtësi që dallon nga ajo e përmbajtjes në plan të parë. Kjo teknikë vizuale krijon iluzionin e thellësisë që prodhon efekt të rremë 3D me rastin e lëvizjes.

Efektet e ndryshimit mund ta bëjnë faqen tuaj më interaktive dhe më tërheqëse, dhe storiet tuaja, sado të gjata, mund ta mbajnë publikun të angazhuar për më shumë se që mund ta imagjinoni.

Efekti i ndryshimit është tipar dizajni jashtëzakonisht i popullarizuar që po përdoret gjithnjë e më shumë në uebfaqe. Ky efekt special ka qenë i përhapur në botën e lojrave për vite me radhë, por kohët e fundit ka hyrë edhe në dizajnin e uebit.

Efekti i ndryshimit është më i dukshëm në gazetari përmes scrollytellingut. Kjo mënyrë e fuqishme kreative e ndarjes së stories në segmente me forma të ndryshme i jep përdoruesit një përvojë absolutisht të re leximi dhe shikimi.

scrollytelling
Burimi: What Is Scrollytelling? Plus 4 Real Scrollytelling Examples (themeisle.com)

Cilat janë dobitë nga përdorimi i efektit të ndryshimit?

Përfitimet janë të shumta nga përdorimi i efektit të ndryshimit në faqet tuaja. I pari dhe më i dukshmi është aspekti vizual i efektit të ndryshimit. Efekti i ndryshimit është estetikisht i këndshëm dhe i jep faqes suaj një pamje dhe ndjesi të freskët dhe moderne. Mund të kontribojë asisoji që përvoja e përdoruesit në faqen tuaj të jetë interesante dhe afatgjatë.

Specificiteti kryesor i këtij efekti është se ai e thyen faqen në copëza më të lexueshme. Kështu, storia juaj bëhet me dhjetëra pjesë, të cilat janë të theksuara dhe kanë përmbajtje të ndryshme (tekst, video, foto, grafikë, infografikë, etj.).

Efektet e ndryshimit mund të përdoren në çfarëdo faqe apo publikimi online. Ndryshimi mahnitës vizual që krijohet dhe efekti pozitiv që lë te përvoja e përdoruesit mund të rezultojë që vizitorët të qëndrojnë më gjatë në faqen tuaj dhe të ndihmojë në përmirësimin e synimeve të shkallës së konversionit të faqes suaj.

Efekti i ndryshimit mund të përdoret për qëllime të ndryshme:

  • për të përmirësuar përvojën e përdoruesit,

  • për të lehtësuar procesin e shfletimit,

  • për të tërhequr vëmendjen në pjesë të caktuara të faqes.

Përdorni me kujdes efektin e ndryshimit

Efekti i ndryshimit është efekt kompleks. Shumë faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në performancën dhe efektivitetin e tij të përgjithshëm.

Për të pasur efektin e duhur me përdorimin e ndryshimeve gjatë leximit të tekstit, provoni të ndiqni këto udhëzime:

  • Mbajeni numrin e efekteve të ndryshimit në minimum

  • Kufizoni efektet e lëvizjes në një zonë të vogël të ekranit

  • Përfshini opsione që përdoruesit të çaktivizojnë efektet e ndryshimit

  • Mos lejoni që efektet tuaja t'i shpërqendrojnë përdoruesit nga informatat e rëndësishme

Në efektivitetin dhe performancën e efektit të lëvizjes mund të ndikojnë edhe këto aspekte:

  • Radhitja e gabuar kohore e shtresave mund të prishë përshtypjen e efektit të ndryshimit

  • Shpejtësia e hapjes së faqes mund të ndikojë në efektin e lëvizjes

  • Efekti i lëvizjes funksionon për lloje të caktuara të përmbajtjes

  • Animacionet e komplikuara mund t'i frustrojnë vizitorët

  • Lëvizja e tepërt mund të ketë efekt negativ

  • Kini parasysh përshtatjen me pajisjet mobile – optimizoni efektet

  • Disa shfletues (të vjetër) mund të mos e mbështesin efektin

Të gjitha këto janë veçori shumë të rëndësishme që duhet t'i ndiqni me rastin e përfshirjes së efektit të ndryshimit në faqet tuaja.

Si mund të jetë i dobishëm efekti i ndryshimit në gazetari?

Efekti i ndryshimit nuk është gjë tjetër veçse një scrollytelling që është pjesë e storieve rrëfyese në mënyrë vizualisht kreative.

kk
Burimi: What Is Scrollytelling? Plus 4 Real Scrollytelling Examples (themeisle.com)

Scrolllytellingu e kthen storien e gjatë në një përvojë interaktive. Përmbajtja audio dhe ajo vizuale shtojnë një shtresë më të thellë kuptimi, duke komunikuar atë që nuk mund të kapet vetëm me fjalë. Scrollytellingu shpalos detaje të stories në mënyrë tërheqëse për ta mbajtur publikun të interesuar që të vazhdojë të lexojë tërë tekstin.

Scrolllytellingu është veçanërisht i përshtatshëm për storie me kronologji të qartë. Rrëfimtaria vizuale është ajo që e vë në pah storien dhe e fut publikun në narrativën e saj.

Në fund të vitit që lamë pas kemi shkruar për mediumin nga Maqedonia e Veriut, Vidi Vaka, i cili me përfshirjen e këtij lloji të rrëfimtarisë ka arritur të rrisë mesataren e përgjithshme të kohës së vizitave dhe qëndrimit në faqe në 7 minuta e 13 sekonda, nga 1 minutë e 24 sekonda e mëparshme. Dhe atë vetëm përmes krijimit të dy storieve me scrollytelling. Fuqia e efektit të ndryshimit është më se e dukshme.

Edhe pse në shikim të parë mund të duket se storiet e scrollytellingut kërkojnë angazhimin e profesionistëve të cilët do të krijojnë dizajn për storie të këtilla, kjo në praktikë nuk është e domosdoshme. Nëse përdorni WordPressin për faqet tuaja, sot mund të gjeni një varg temash që mund t'i përdorni si shabllone të gatshme për të futur materialin tuaj dhe për të krijuar storie të jashtëzakonshme narrative. 

Shumica e temave premium të WordPressit tani vijnë me efekt të integruar të ndryshimeve në faqen kryesore. Edhe tema falas Twenty Seventeen e WordPressit vjen me veçorinë e ndryshimit. Shumica e veglave për krijimin e faqeve përfshijnë edhe një vegël me efekt ndryshimi, e cila ju mundëson të shtoni efekt në çdo faqe ose postim në faqen tuaj. Dhe natyrisht, ekzistojnë shumë shtojca të WordPressit që mund t'i instaloni për të shtuar elemente të efektit të ndryshimit në faqen tuaj.

Ocijenite kvalitet članka