Si (nuk) duhet raportuar gjatë pandemisë me COVID-19?

02.11.2020. / 09:59
Autor
Share
Si (nuk) duhet raportuar gjatë pandemisë me COVID-19?
Si (nuk) duhet raportuar gjatë pandemisë me COVID-19?
Si (nuk) duhet raportuar gjatë pandemisë me COVID-19?

Pandemia e koronavirusit (COVID-19) tash e 6 muaj nuk ka të ndalur. Mediat këtu luajnë rol kyç në raportimin rreth COVID-it. Por, një numër i madh mediash qëllimisht përhapin panik dhe dezinformata çdo ditë për t'i frikësuar qytetarët. Mediat nga dita në ditë, në vend se ta informojnë publikun për probleme konkrete, raportojnë për rekordet e të infektuarve.

Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarëve ka hartuar një listë këshillash për atë se si duhet raportuar për COVID-19.

Ajo që ky rrjet këshillon është që gazetarët duhet të raportojnë dhe jo të analizojnë. Gjithashtu duhet pasur kujdes me titujt.

Rekomandimi i Rrjetit Ndërkombëtar të Gazetarëve është që edhe statistikat nganjëherë nuk janë të sakta dhe se duhet të shmangim përsëritjen e vazhdueshme të numrit të të infektuarve, gjë që mediat në Ballkan e bëjnë papushim. Duhet biseduar sa më shumë me njerëz dhe të shmangen stereotipet racore dhe të tjera.

Mediat në Ballkan në 6 muajt e fundit kanë zhvilluar intervista me ekspertë të ndryshëm. Në fillim të pandemisë, që në mars/prill po ata ekspertë, por edhe gazetarët, përhapnin dezinformata të ndryshme për pandeminë. Kur u pa se kjo punë nuk ishte shaka, ekspertët ndërruan anën dhe nga mosbesimi në COVID-19, u shndërruan në njerëz që stërzmadhojnë informata rreth pandemisë.

Si duhen trajtuar personat e infektuar gjatë raportimit

Personat e prekur me koronavirus janë të ndjeshme sepse ndjehen të përjashtuar nga shoqëria pikërisht për shkak të infektimit. Sandra Sahat është një vajzë nga Lukavaci e cila u infektua me koronë në valën e parë. Doli në publik sepse qytetarët e kërcënonin, e fyenin sepse ishte e infektuar. Mediat këtë e shfrytëzuan për t'u popullarizuar sa më shumë. TV1 (sot O kanal) bëri një dokumentar për Sandrën dhe kjo ishte gjëja e vetme pozitive në krejt këtë rrëfim.

Mediat duhet t'i trajtojnë me dinjitet të prekurit me koronavirus dhe t'i mundësojnë "viktimës" që ajo vetë t'i ftojë mediat për ta rrëfyer storien. Gjithashtu, mediat duhet të jenë transparente dhe që bashkëbiseduesi i prekur me koronavirus të pyetet nëse lejon t'i zbulohet identiteti.

Raportimi rreth problemeve konkrete gjatë pandemisë

Mediat në Ballkan gjatë pandemisë së koronavirusit raportonin vetëm për shifrat e të prekurve, se koronavirusi nuk ekzistonte dhe se kjo ishte "ujdi" e milionerëve të huaj me qëllim përfitimi, dhe në masë të madhe përhapeshin dezinformata si dhe informata që nuk kishin aq rëndësi për opinionin publik. Një numër të madh dezinformatash publikoi portali raskrinkavanje.ba si dhe portalet e tjera për fact-checking pikërisht në lidhje me dezinformatat që kishin të bënin me COVID-19.

Pothuajse asnjë medium nuk u mor me problemet konkrete, siç janë telashet në shëndetësi, arsim e kështu me radhë. Një grua e cila punon në Shtëpinë e Shëndetit shkroi një koment në rrjetin social Facebook në profilin e Ivana Marić-it lidhur me gjendjen në shëndetësi.

"Vetëm do t'ju them se një laborant për COVID-19 nxjerr mbi 100 mostra gjaku i veshur si astronaut. Është shumë e vështirë që me ato rroba të gjendet damari dhe të merret mostra. Gjatë kujdestarisë, një farmacist apo biolog vetë bën analizën e më shumë se 300 mostrave të gjakut. Eh tani, një digresioni i vogël – kjo është punë për 4 persona. Por ne nuk i kemi ata persona. Merreni me mend sa të lodhur jemi. Por heshtim, shkelim, luftojmë për ta ndryshuar gjendjen.

Sepse kjo është luftë, luftë mes njeriut dhe virusit. Duhet të jemi pranë qytetarëve. Prandaj kam dhënë betimin e Hipokratit dhe për mua pacienti është i shenjtë. Edhe si qytetarë duhet të përpiqemi të dalim në zgjedhje të gjithë. Pa ndërrimin e TË PAAFTËVE nuk ka shpresë" – redaksia e di identietin e personit.

Mund të konkludojmë se pandemia e koronavirusit i ka befasuar mediat në Ballkan dhe se nuk kanë qenë të përgatitur për të. Ka në mësuar se si të raportojnë krah për krah me zhvillimin e pandemisë. Por problemi është se edhe këtu mediat e kanë shfrytëzuar situatën për ta dezinformuar publkun dhe për të krijuar frikë të paqenë mes qytetarëve.

Mediat në detin e dezinformatave duhet të publikojnë informata dhe fakte sepse popujt në Ballkan nuk i besojnë askujt dhe mediat janë ura e vetme mes besimit, gjegjësisht mosbesimit të tyre. Informatat me fakte janë çelësi i punës së mediave.

Ocijenite kvalitet članka