Si ta linkoni përmbajtjen për t'i kënaqur edhe lexuesi edhe media që bën linkimin

08.05.2020. / 13:25

Sipas hulumtimeve, linku apo hyperlinku është një prej elementeve më të rëndësishme të gazetarisë online – ajo pjesë e cila gazetarisë onlinë mund t'i sjellë përparësi kundrejt formave tradicionale. Me kusht që të përdoret si duhet dhe në mënyrë inovative. 

Pse e linkojmë përmbajtjen?

Përmbajtja linkohet për t'i lidhur faktet apo për ta pasuruar sfondin e stories, duke e vendosur kështu storien brenda një kornize a konteksti. 

Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se linkimi nuk vlen vetëm për ato përmbajtje të storieve të mëdha.

Ekziston nevoja edhe për lidhjen e lajmeve të fundit të cilat bashkë sjellin një tërësi.

Sa është i rëndësishëm linkimi në media?

Linku apo hyperlinku, siç quhet profesionalisht, ka ndikim në cilësinë e stories, lajmit apo mediumit i cili e publikon atë. Linkimi bëhet sepse:

  • Krijojmë interaktivitet

Krijimi i përmbajtjes e cila nuk është statistike është një nga elementet themelore të përmbajtjes online. Lexuesit presin që edhe lajmet më të rëndomta politike të kenë elemente të teknologjisë moderne. Hulumtimet, data gazetaria, multimediat, intervistat, të gjitha këto duhet të jenë pjesë përbërëse e një lajmi të thjeshtë. 

  • Krijojmë besueshmëri

Përafrimi i drejtpërdrejtë i lexuesit me më shumë informacione përcjelljëse, më shumë kontekst, më shumë fakte dhe burime tekstin e bën më të besueshëm si dhe e bën burim kredibil të informacioneve. 

  • Rrisim transparencën

Kur dëshironi që informacionet t'i bëni të kompletuara dhe relevante, linku është metoda më e thjeshtë dhe më transparente. Duke i lejuar lexuesit të përcjellë hapat e raportimit dhe grumbullimit të lajmeve, ju i jepni më shumë vlerë si gazetarisë ashtu edhe informacioneve. Praktika e grumbullimit të lajmeve, siç është gjetja e përzgjedhja e burimeve të vlefshme, sot më nuk është e fshehtë, ndërsa linku është mënyrë e shkëlqyer për të bërë një gjë të tillë.

Si të bëhet linkimi në gazetarinë hulumtuese?

Si mund ta realizoni krejt këtë me një storie e cila ka rëndësi të madhe për publikun dhe mediat të cilat e kanë nisur storien? Shikoni ilustrimin e stories nga portali Klix.ba apo storien aktualisht mund ta ndiqni drejtpërdrejt. 

Me një lidhje të këtillë të informacioneve, siç u pa në ilustrim ku Klix.ba me një link thirret në BIRN BIH, lexuesve nuk i lini dyshim se informacioni është i verifikuar dhe i saktë. 

Përveç që i keni siguruar vetes besueshmëri, edhe mediumit tjetër i keni dhënë meritën e duhur për shkak të nisjes së një storieje të rëndësishme, e kjo është pjesë e rëndësishme e etikës së gazetarisë.
sdds

Si të linkoni përmbajtjen në mënyrë të duhur?

Linkët ofrojnë storie më të gjerë dhe hollësi të cilat mund të hulumtohen tutje nëse lexuesi shpreh interesim. Por, ekzistojnë edhe disa rregulla të linkimit të cilat duhen respektuar:

  1. Linkoni burimin origjinal
    Pavarësisht se ku e keni lexuar storien apo kush ka raportuar për atë që ju dëshironi të linkoni, është me rëndësi të provoni ta linkoni burimin origjinal të stories. Kur kemi ndonjë lajm të fundit, mund të jetë e zorshme të verifikohet sasia e madhe e informacioneve nga terreni dhe interneti. 
  2. Deep linking (lidhja e thellë)
    Dikur ishte praktikë e rëndomtë të flitet për një tekst të caktuar nga uebfaqja, e linku të vendoset në faqen kryesore (homepage) Kjo bëhej sepse shumë sosh provonin ta rrisnin rejtingun e faqes në këtë mënyrë. Praktika e këtillë nuk ka më vend në media. 
  3. Përshkruani linkun
    Nëse vendosni për këtë lloj lidhjeje, le ta dijnë lexuesit nga përshkrimi i linkut (p.sh. (hulumtimi i realizuar në vitin 2019) se çka mund të presin. 

A vlejnë rregullat e linkimit njëlloj për të gjitha situatat?

Fatkeqësisht, nuk vlejnë. 

Ekzistojnë situata kur rregullat e lidhjes së përmbajtjes kërkojnë qasje të posaçme dhe marrje të vendimeve. Kjo vlen pikërisht për situatën në të cilën sot gjendemi. 

Raportimi për koronavirus kërkon qasje të posaçme dhe analitikë për krijimin e kontekstit të stories e cila kërkohet të plasohet në publik.

Ka shumë informacione me terminologji të cilën shumë njerëz nuk e marrin vesh, mediat kanë nevojë për përmbajtje hiperlokale të cilat lajmin e bëjnë edhe më të ndërlikuar. Kohë ka pak, lajmet vijnë në intervale të ndryshme. Dhe po ashtu linkimi duhet bërë në mënyrë cilësore që përmbajtja të mos krijojë asnjë dyshim. 

Portali NiemaLab ka publikuar një tekst me rekomandime për linkimin e përmbajtjeve që lidhen me koronavirus. Këto rekomandime janë:

Secila storie e cila mbulon COVID-19 duhet të përmbajë së paku disa prej këtyre elementeve:

  1. "Fillo këtu" – një përmbledhje me një historik të shkurtë të ngjarjeve .
  2. Përmbledhje e zhvillimeve të fundit, ne pika të shkurta, të publikuara me radhitje të anasjelltë kronologjike. 
  3. Të dhëna më relevante për shëndetin publik nga institucionet zyrtare, autoritetet shëndetësore lokale, revistat e njohura mjekësore...
  4. Të dhëna të shpjeguara me kujdes – në kontekst – që nuk lajthitin publikun.
  5. Lidhje me storie njerëzore.
  6. Linkë te burimet e organizuara dhe të besueshme, siç janë kontaktet e grupeve vullnetare, restorantet që sjellin ushqim, oraret e punës së dyqaneve, barnatoret kujdestare...

Shembullin e një praktike të këtillë e kemi edhe në mediat tona. Të gjitha informacionet tpër të cilat ekziston nevoja lexuesi mund t'i gjejë në një vend.

  • Lajme të institucionet zyrtare
  • Pasqyra sipas qyteteve
  • Gjendjen në botë
  • Masat aktuale
  • Deklarata të shkencëtarëve të cilët kanë kredibilitet në publik

dsf

Storie të këtilla në media zgjasin, dhe për to ekziston interesim më gjatë.  Prandaj ekziston nevoja për përditësim të vazhdueshëm. Pikërisht për shkak të cilësisë së informimit publik është me rëndësi të bëhet linkimi i drejtë, logjik dhe i thjeshtë te të gjitha përmbajtjet të cilat në mënyrë reale, objektive dhe të saktë e përshkruajnë situatën nëpër të cilën po kalojmë aktualisht. 

Sipas fjalëve të Kovach-it dhe Rosenstiel-it, autorit të librit "Bazat e gazetarisë" thelbi i gazetarisë është disiplina e verifikimit. Pikërisht kjo disiplinë e gazetarisë e veçon atë nga argëtimi, propaganda, trillimi, ndërsa linku është mjet i shkëlqyer i cili këtë verifikim do ta bëjë edhe më të besueshëm.

Ocijenite kvalitet članka