Si të krijoni medium lokal të qëndrueshëm

08.01.2021. / 11:35

Kurrë nuk ka qenë më e lehtë të krijohet medium lokal.

Po kështu, kurrë nuk ka qenë më e vështirë të mbahet mediumi lokal.

Këtë hyrje nuk e kemi shkruar gabimisht.

Si krijohet mediumi

Sot shumë lehtë mund të krijoni uebfaqe. Gati të gjithë ofruesit e shërbimeve të hostingut ofrojnë instalimin e CMS-së me disa klikime. Ky veprim ju mundëson që të krijoni uebfaqe brenda 15 minutave. 

Me teknikën copy/paste, faqen mund ta mbushni me lajme për disa ditë. Me promovim në rrjetet sociale do të tërhiqni publikun.

Mediumi bëhet online për 3 ditë.

Pas një kohe të shkurtë vjen realiteti i biznesit të medias.

Bëhet gjithnjë e më e vështirë "të bindni" publikun të klikojë, dhe kështu agjencitë e lajmeve nga bota dhe regjioni forcohen me kronikën e zezë. Aty shtohet edhe përmbajtja skandaloze-sensacionaliste-e pabesueshme dhe kështu fitoni edhe një medium më shumë i cili fare nuk dallon nga 999 konkurrentët e tjerë.

Ky proces i parë për fat të keq është shumë i përhapur. Ky proces, për të cilin shumë amatorë mendojnë se është plotësisht i mjaftueshëm për hapjen e mediumit lokal, nuk është recetë e suksesit. Recept nuk mund të jetë sidomos për qëndrueshmërinë financiare.

Skenari i dytë nënkupton krijimin e uebfaqes me atë varg klikimesh, por para instalimit nevojitet të bëhen përgatitjet të cilat mediumin do ta bëjnë të qëndrueshëm në afat të gjatë.

Elementet e mediave lokale të qëndrueshme

Sfida e vërtetë nuk është krijimi i mediumit, por qëndrueshmëria afatgjatë e mediumit lokal me përmbajtje relevante. Krijimi i përmbajtjes dhe publikimi i storieve autentike mund të kushtojë shumë pavarësisht se a llogaritet koha apo paratë e shpenzuara. Bashkë me storiet autentike që krijojnë gazetarët/et e mediumit lokal, nevojitet edhe një numër i caktuar lajmesh të agjencive sepse ekziston interesimi i publikut edhe për përmbajtje të tilla.

Se si të siguroni numër të duhur të lajmeve lokale dhe nga bota, sa përmbajtje të merret nga të tjerët e sa të krijohet, dhe si të paguhet krejt kjo dhe të sigurohet mbijetesa e mediumit dhe gazetarëve nga muaji në muaj – do të shkruajmë te "dokumentacioni i projektit".

Plani i biznesit i mediumit

Krijimi i planit të biznesin nuk është vendosur rastësisht në vendin e parë.

Pa financim të vazhdueshëm nuk ka gazetari, sepse të presësh që mediumi të funksionojë mirë dhe të mbijetojë falë vetëmohimit, nuk është as reale as e realizueshme shpejt.

Të hyrat duhet t'i planifikojmë nga disa burime. Nuk bën të ndodhë që financimi të mbështetet vetëm te reklamat, sepse nëse ato e shkëpusin marrëveshjen, mediumi mbetet pa kurrfarë financimi. Ofrimi i hapësirës për banerë e reklama, përmbajtjet e sponsorizuara, advertorialet, grantet e ndryshme, donacionet – të gjitha këto duhet të jenë pjesë e planit financiar të mediumit...

Foto: Prt scr https://www.thecanary.co/
Foto: Prt scr https://www.thecanary.co/

Nga ana tjetër, kemi shpenzimet që nevojiten për funksionimin e mediumit. Para së gjithash, këtu bëhet fjalë për menaxhimin e platformës digjitale, pajisjet me të cilat krijojmë përmbajtje, pagat e punëtorëve...

Menaxhimi i medias është menaxhimi i biznesit. Se si do të organizohemi – këtë e definojmë në planin e biznesit.

Politika redaktoriale

  • Si të publikohet përmbajtja në baza ditore?

  • Çfarë qasje ndaj krijimit dhe transmetimit të përmbajtjes do të keni si medium?

  • Sa do të keni përmbajtje vetanake, dhe sa do të merrni nga mediumet e tjera?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet të cilat duhen definuar mu në fillim që më vonë të jetë më i lehtë planifikimi i përmbajtjes dhe qasja ndaj temave.

Politika redaktoriale do të ndikojë edhe në marrëdhëniet me reklamuesit, sepse qasja ndaj temave të caktuara nuk i përshtatet secilit njëjtë.

Optimizimi për makinat e kërkimit (SEO)

SEO vërtet kushton, është proces i gjatë dhe i lodhshëm, por është i domosdoshëm. Jo vetëm për shkak të obligimit që ju si medium t'i ofroni përmbajtje publikut, por edhe për shkak të rejtingut të uebfaqes që do të ndikojë në analitikën, dhe krejt kjo në fund do të ndikojë në fitimin nga reklamat.

Meqë beteja për vëmendjen e publikut është e zorshme dhe e përditshme, të gjitha burimet e qarkullimit kanë rëndësi. Në SEO ndikon shpejtësia e leximit të uebfaqes, përjetimi i përdoruesit, shkrimi i teksteve në mënyrën e duhur, krijimi i linkëve të përmbajtjes...

Ajo që është e rëndësishme te SEO-ja është se rezultatet zgjasin me muaj, dhe gazetarët duhet të investojnë kohë si në rrjetet sociale që rezultati të jetë i dukshëm.

Rrjetet sociale

Pa rrjete sociale nuk mundemi, pavarësisht se sa destruktive duken për mediat.

Përkundër shtrirjes së kufizuar të reklamave, konkurrencës së madhe për vëmendje dhe klikimeve gjithnjë e më të shtrenjta, mediat duhet të përdorin rrjetet sociale si burime të qarkullimit. Ka shumë prej atyre që si burim të informatave marrin rrjetet sociale. Prandaj mediumi lokal duhet të promovojë përmbajtjen e vet në këtë vend ku gjendet publiku i atij mediumi...

Si të definohet qasja në rrjete, cilat formate të përdoren dhe si të nxjerret më e mria për mediumin – kjo varet nga plani i biznesit dhe resurset (koha, njerëzit dhe paratë) të cilat i ka mediumi lokal. 

Përvoja e përdoruesit

Nëse tashmë ia keni dalë të sillni lexues në portalin tuaj, ju dëshironi t'i mbani aty sa më gjatë.

Të gjithë ata që kanë ndonjë lidhje me uebfaqet dhe analitikën dëshirojnë ndonjë klik shtesë. Nëse jua thonë të kundërtën, dijeni se nuk po i thonë të vërtetën.

Që njerëzit të klikojnë përsëri – këtë duhet t'ua mundësoni dhe t'ua kujtoni vazhdimisht. Kjo arrihet lehtë duke krijuar linkë të përmbajtjes, por edhe me rubrika "Përmbajtjet e ngjashme" dhe "Ndoshta mund t'ju interesojë".

Foto: Prt scr www.telegram.hr
Foto: Prt scr www.telegram.hr

Mediumi sigurisht ka përmbajtje e cila mund t'i interesojë publikut. Andaj, është e rëndësishme që me një përjetim të planifikuar mirë ta shpalosni atë përmbajtje në vendet e duhura. Nëse publiku nuk mund të gjejë temat apo lajmet e caktuara sepse ato janë të groposura mes qindra teksteve të tjera, cilësia nuk do t'ju ndihmojë dhe as nuk është e rëndësishme sepse njerëzit nuk e kanë parë.

Besimi i publikut është valuta me të cilën tregtohet sot.

Gjithçka sillet te besimi.

Publiku të cilin e tërheq mediumi do të ketë ndikim te lloji i përmbajtjes që krijohet.

Se si krijoni përmbajtje dhe si e plasoni në treg – këtë do ta definojë publiku i mediumit dhe marrëdhënia që ka me të. Mediumi lokal duhet të veçohet nga masa, të ofrojë atë që i nevojitet komunitetit e të cilën nuk mund ta gjejë në vendet tjera. Përshtypjet dhe dukja e përgjithësuar e faqeve nuk mjaftojnë, sepse mediumi lokal me këtë qasje nuk mund të mbijetojë.

Ocijenite kvalitet članka