Si të krijoni përmbajtje vizuale interesante me opsionin Microsoft Sway

05.01.2021. / 11:33
Autor/ica
Share
s
s

Sway është aplikacion për rrëfim e përfshirë në paketën Office 365 i cili i mundëson secilit që ka njohuri bazike kompjuterike të krijojë prezentime dhe storie me dukje të bukur vizuale me foto, tekste, tweete, video apo çfarëdo medium tjetër që dëshironi të përfshini. Produktet finale mund t'i shfrytëzoni në uebfaqet tuaja apo në ndonjë formë tjetër siç është dërgimi i buletinëve.

aapo

Sway dhe PowerPoint shpesh krahasohen me njëri-tjetrin. Edhe pse të dyja veglat janë për prezentim të përmbajtjes, ato dallojnë. PowerPoint është vegël ideale për t'i prezentuar përmbajtjen publikut. Në anën tjetër, Sway përdoret më së miri për t'i prezentuar përmbajtjen përdoruesit drejtpërdrejt në ekran. Kjo vegël është e shkëlqyer për shpalosjen e përmbajtjes mediale në platformat tuaja në internet. Me Sway ju krijoni prezentime unike, gjë që është e pamundur duke përdorur veglën PowerPoint.

Microsoft Sway mundëson krijimin e përmbajtjeve vizuale interesante, prezentime e buletine sa hap e mbyll sytë.  Ana më e mirë e kësaj vegle është se ajo është plotësisht falas.

Interface-i bazohet në storie (storyline) që u mundëson përdoruesve të fusin përmbajtjen e tyre të papërpunuar si PDF, tabela, grafikonë, foto, video e tekste.

Veglën Sway mund ta përdorni përmes shfletuesit të internetit apo aplikacionit. Pavarësisht opsionit që zgjedhni, funksionet do të jenë krejt të njëjta.

Për të inicuar veglën Microsoft Sway së pari duhet të shkoni në faqen office.com dhe të kyçeni në llogarinë tuaj. Nëse nuk keni llogari, për disa sekonda mund të krijoni një të tillë pa pagesë. Pasi të jeni kyçur në llogarinë tuaj në Microsoft, në faqen kryesore do t'ju shfaqen të gjitha veglat, dhe njëra prej tyre do të jetë Microsoft Sway.

salkt

Si të krijoni përmbajtje vizuale interesante me Sway?

Së pari keni opsionin të krijoni një dokument të ri të zbrazët duke klikuar ikonën plus (Create New) apo të krijoni dokumentin me ndonjë temë duke klikuar opsionin Start from a topic. Pasi të klikoni këtë opsion, do t'ju hapet dritarja ku mund të shkruani ndonjë temë të cilën e shtjelloni, dhe do t'ju shfaqen të dhënat për atë temë nga Wikipedia si në shembullin në vijim.

Dhe natyrisht, opsioni i tretë është të krijoni Swayin tuaj përmes dokumentit ekzistues. Nëse tashmë keni bërë gati ndonjë dokument në word, ndonjë prezentim apo pdf që dëshironi ta shndërroni në përmbajtje vizuale interesante, nevojitet vetëm të klikoni te Start nga from a document apo të përzgjedhni dokumentin e përgatitur. Mund të importoni fotografi nga Facebooku, video nga Youtube, tweete apo përmbajtje të tjera pa u larguar nga aplikacioni.

Poshtë këtyre tri opsioneve gjendet galeria e dokumenteve tuaja, si dhe të atyre të cilat mbase kolegët tuaj i kanë krijuar dhe i kanë ndarë me ju. Po ashtu, mund të ndiqni edhe analitikën e dokumenteve tuaja të krijuara.

Më poshtë do të gjeni edhe një gamë të gjerë modelesh (templates) të cilat mund t'i shfrytëzoni për krijimin e Swayit tuaj, si dhe tutoriale se si dhe për ç'qëllim mund të përdorni këtë opsion.

Kur të klikoni te krijimi i dokumentit të ri, gjithçka që fusni në atë dokument do të shihni në shfletues për desktop dhe në aplikacione mobile. Ju ofrohet një varg mundësish për përshtatjen e përmbajtjes suaj, nga ngjyrat dhe format e tekstit, madhësia e shkronjave, fotografive dhe videove, e deri te mënyra se si do të duket përmbajtja juaj.

Pasi të përfundoni me krijimin tuaj, atë do të mund ta shpërndani përmes linkut me email, mund ta importoni në portalin tuaj apo në rrjetin social që ju parapëlqeni. Përmbajtja finale duket vizualisht tërheqëse dhe si e tillë mund t'u sjellë dobi mediave. Ne kemi krijuar një shembull të këtij teksti në Sway për t'ju treguar se si mund të duket teksti juaj. Me Sway thjesht mund të krijoni përmbajtje vizuale interesante duke kombinuar fotografi, video apo çfarëdo përmbajtje tjetër.

Ocijenite kvalitet članka