Si të krijoni podcast në Youtube

16.05.2023. / 08:55
Autor/ica
Share
youtube podcasts
youtube podcasts

Popullariteti i podcasteve në mbarë botën është rritur në vitet e fundit dhe pritet që numri i dëgjuesve globalë gjatë vitit 2023 të rritet në 464.7 milionë, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër të arrijë mbi gjysmë miliardë. Podcastet dëgjohen më së shumti në telefona, në 73% të rasteve.

Publiku që zakonisht dëgjon podcaste është mbi 35 vjeç.

market
Burimi: 23 Podcast Statistics You Should Know in 2023 (influencermarketinghub.com)

Ndërsa Spotify prin për nga popullariteti në pjesën më të madhe të Evropës dhe botës, podcastet në YouTube nuk janë fort larg tyre. Në Spanjë, ta zëmë, prin YouTube.

Edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, podcastet gjithnjë e më shumë po dëgjohen dhe shikohen përmes multicastingut përmes YouTubeit, dhe popullariteti i tyre sigurisht do të rritet në vitet e ardhshme.

Që në vitin 2021, platforma YouTube nisi një përpjekje për të krijuar podcasting në YouTube. Në një farë mënyre, duket e çuditshme që platforma kryesore e videove në botë mbështetet në audio, por nga ana tjetër, kjo lëvizje është në përputhje të përsosur me vizionin më të gjerë të YouTubeit për krijimin e një baze më gjithëpërfshirëse për krijuesit, për t'u ndihmuar të maksimizojnë mbulimin e publikut, thotë Social Media Today.

Çka ju duhet për të nisur një video podcast?

Megjithëse podcastet fillimisht u krijuan në formatin audio, pasi shumica e njerëzve i dëgjojnë ato, sot ka edhe video podcaste që janë ndoshta edhe më të njohura në rajonin tonë. Kështu, nuk është për t'u habitur që YouTube është "destinacioni numër një për konsumin e podcastit", sipas hulumtimit Dëgjuesi i Sotshëm i Podcastit: Raporti i Hulumtimit Kombëtar për vitin 2019, të realizuar nga Futuri Media dhe Universiteti i Floridës.

Nëse sapo keni filluar të krijoni podcast, sidomos video podcast, këto janë video pajisjet themelore dhe softuerët për podcast që duhet t'i keni me vete për t'i bërë podcastet tuaja sa më të mira.

  • Mikrofon me cilësi të mirë
  • Kamera HD, webcam apo edhe kamera e telefonit mund të jetë e shkëlqyer
  • Laptop, kompjuter desktop ose pajisje të tjera
  • Kufje
  • Softuer për xhirim
  • Softuer për përpunim
  • Softuer për hosting të podcastit

Pajisjet dhe programet shtesë që duhet t'i keni parasysh përfshijnë:

  • Tripodi
  • Krahu i mikrofonit
  • Audio mikseri dhe/ose interface
  • Mikrofona dhe kamera shtesë
  • Kompleti i ndriçimit

Më shumë rreth disa pajisjeve të rekomanduara dhe cilësisë mund të lexoni në artikullin Shtatë hapa për të filluar podcaste në YouTube.

Si të krijoni podcast në Youtube

Meqenëse YouTube është një nga faqet më të rëndësishme të audio përmbajtjes në internet, ka kuptim ta përfshini këtë platformë në planet tuaja të krijimit të podcastit.

Në YouTube, çdo episod i podcastit paraqitet si video. MP3-të nuk mund të konvertohet në podcast në YouTube. Për të krijuar podcast, ruajeni audion tuaj si video, pavarësisht a përmban imazhe a video.

Kujdesuni që episodi i podcastit tuaj të mos shkelë politikën e të drejtave të autorit në YouTube, ngase përmbajtja juaj mund të mos jetë e pranueshme për podcast.

Për të krijuar podcast të ri në YouTube, duhet:

  1. Të klikoni në Create në YouTube Studio, pastaj të klikoni në New Podcast. Mund t'ju kërkohet të verifikoni llogarinë tuaj përpara se të krijoni podcast të ri.
  2. Në dritaren që hapet, zgjidhni Create new podcast. Zgjidhni Set an existing playlist as a podcast nëse dëshironi që listën ekzistuese për riprodhim ta ktheni në podcast.
  3. Shkruani detajet e podcast tuaj, duke përfshirë: Titullin e podcastit, Përshkrimin, Dukshmërinë (Publike ose Private), Imazhin katror të podcastit.
  4. Klikoni në Create.

gif
Ilustrimi {C}1 Create a podcast in YouTube Studio - YouTube Help (google.com)​​​​​

Pasi të krijoni podcastin tuaj, shtoni episode duke ngarkuar video të reja ose ato ekzistuese në podcastin tuaj.

Kur krijoni ose futni episode, mund të krijoni një listë dëgjimi të episodeve tuaja në një vend.

Këtë do ta bëni si në vijim:

  1. Në YouTube Studio, shkoni te Contents, pastaj te Playlists.
  2. Lëvizni mbi listën e riprodhimit të cilën dëshironi ta shenjoni si podcast.
  3. Klikoni në Menu, dhe pastaj klikoni në Set as Podcast.
  4. Shikoni detajet e podcastit tuaj dhe shtoni imazhin katror të podcastit. Detajet e podcastit përfshijnë titullin, përshkrimin dhe kush mund ta shohë podcastin tuaj në YouTube.
  5. Klikoni në Ready për të konfirmuar ndryshimet.
sad
Ilustrisimi 2: Create a podcast in YouTube Studio - YouTube Help (google.com)

Gjatë rregullimit, shtojini podcastit tuaj ndonjë titull përshkrues. Mos shtoni fjalë shtesë në titullin e podcastit tuaj (duke përfshirë fjalën 'podcast', përveç nëse ajo është pjesë e titullit të emisionit tuaj).

Shmangni tituj gjenerikë të podcasteve, siç janë 'Episodi i plotë, 'Podcasti', etj. Nëse titulli i playlistës suaj është shumë i paqartë, YouTube do ta zëvendësojë titullin e podcastit tuaj me emrin e kanalit tuaj në aplikacionin YouTube Music. Këto janë informatat e para nëse dëshironi që podcasti juaj të gjendet më lehtë.

Podcasti sigurisht është bërë medium shumë i rëndësishëm për krijimin e përmbajtjes dhe është me rëndësi ta kini parasysh me rastin e punës suaj të përditshme në media, derisa YouTube si platformë shumë e rëndësishme për shpalosjen e video përmbajtjeve sigurisht do t'ju mundësojë ta shpërndani podcastin tuaj dhe të tërhiqni numër të madh të publikut. Sepse sot, të gjithë janë në YouTube. Shfrytëzoni këtë rast dhe që sot filloni me konceptin e emisioneve tuaja të podcastit. Këtu mund t'i dëgjoni disa podcaste të cilat i kanë krijuar gazetarët/et për gazetarët/et.

Ocijenite kvalitet članka