Si të rrini të mbrojtur në rrjetin publik Wi-Fi

14.07.2022. / 12:49
Autor/ica
Share
wifi security
wifi security

Rrjeti publik Wi-Fi falas është në dispozicion në shumë vende, nëpër aeroporte, restorante, kafene, biblioteka, transport publik, e dhoma të hoteleve. E përdorimi i lidhjes së internetit falas mund të jetë mënyrë praktike për t'iu qasur llogarive të rrjetit, sepse sot punën e bëjmë nga vende të ndryshme. Por, në këtë lehtësi dhe disponueshmëri, është e rëndësishme t'u kushtojmë vëmendje rreziqeve të privatësisë dhe të sigurisë.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale është të shmangni qasjen në informata të ndjeshme ose kryerjen e transaksioneve të ndjeshme kur jeni të lidhur me Wi-Fi publike. Ekzistojnë edhe masa të tjera sigurie që mund të ndihmojnë.

Pajisjet kërkojnë rrjete të njohura Wi-Fi, dhe hakerët mund ta shfrytëzojnë këtë për lloje të ndryshme të mashtrimeve. Pikat e rreme të qasjes Wi-Fi mund të duken si rrjetet tuaja shtëpiake ose si rrjete publike që mund t'i hasni, për shembull, në kafeteri ose aeroporte.

Në vend se të lidheni me një pikë aktuale publike Wi-Fi, pajisja juaj lidhet me një pikë të rreme sulmuese. Kjo do të thotë se rrjeti i sulmuesit është mes pajisjes suaj dhe rrjetit aktual Wi-Fi, dhe ai mund të shohë trafikun tuaj online.

Hakeri krijon rrjet publik Wi-Fi të quajtur "Wi-Fi Falas" dhe pret që viktimat të lidhen. Shumë njerëz me siguri do të provojnë të lidhen, veçanërisht nëse ofrohet shërbim falas.

Në disa raste mund të provoni të lidheni me ndonjë faqe që ju e dini se duhet të jetë e enkriptuar, adresa fillon me "https". Por faqja paraqitet në "http". Kjo do të thotë se dikush mund të jetë duke kryer sulmin "njeriu në mes" dhe të ju shërbejë një version të pambrojtur http të faqes me shpresën se do t'i kapë kredencialet tuaja.

Këshillat e sigurisë për Wi-Fi publike

Më poshtë po ju sjellim disa masa sigurie për Wi-Fi publike për t'ju ndihmuar që të mbroni të dhënat tuaja.

1. Kujdes ku qaseni

Kurrë mos përdorni rrjete publike Wi-Fi për t'iu qasur informatave të ndjeshme. Nëse ju duhet të lidheni me internet për të parë udhëzimet ose për të bërë diçka tjetër që është më pak e ndjeshme, ndoshta mund ta bëni këtë. Por nëse përpiqeni të paguani faturat ose të bleni diçka, ose të bisedoni me burimet e informacionit, kjo mund të presë.

Nëse rregullisht përdorni Wi-Fi publike, shqyrtoni mundësinë e një rrjeti privat virtual, që njihet si VPN. Në internet mund të gjeni shërbime të ndryshme VPN, por nëse dëshironi shërbim efektiv, mbase do të duhet të paguani. Gjithsesi zgjidhni një nga ofruesit e njohur të shërbimeve. TunnelBear ofron VPN falas për gazetarët/et.

2. Përmbajuni "https"-së

Derisa jeni në rrjet publik Wi-Fi, shfletoni vetëm faqet që fillojnë me "https" dhe shmangin faqet e internetit që fillojnë me "http". Adresat e faqeve që fillojnë me https janë të koduara duke shtuar një shtresë të sigurisë dhe duke e bërë shfletimin tuaj më të sigurtë. Nëse lidheni me ndonjë rrjet të pambrojtur dhe përdorni http të thjeshtë në vend të https-së, trafiku juaj mund të shihet nga çdokush në rrjet.

Shqyrtoni mundësinë e instalimit të ekstensioneve si HTTPS Everywhere* i cili do t'i detyrojë lokacionet që ju i vizitoni të lidhen me ndihmën e https-së. Ky ekstension për Firefox, Chrome dhe Opera është prodhuar në bashkëpunim me Electronic Frontier Foundation dhe Prijektit The Tor.

3. Përshtatni opsionet tuaja

Konfiguroni parametrat Wi-Fi në pajisjet tuaja që të mos lidhen automatikisht me rrjetet Wi-Fi në dispozicion. Kjo siguron që të mos lidheni pa dijeni në rrjetet publike.

Këtë mund ta bëni duke deaktivizuar opsionin "Lidhja automatike" në pajisjet tuaja që ato të mos lidhen automatikisht dhe të kërkojnë rrjete Wi-Fi.

Kjo mund të parandalojë kompjuterin apo pajisjen tuaj të transmetojë se po përpiqet të lidhet me "Home Wi-Fi" dhe t'i mundësojë sulmuesit të krijojë rrjet të rremë me këtë emër.

4. Shqyrtoni mundësinë e përdorimit të ekranit për privatësi

Nëse duhet t'u qaseni informatave të ndjeshme në vende publike, mendoni për vendosjen e ekranit të privatësisë në pajisjet tuaja. Ekrani për privatësi do t'ua nxijë ekranin tuaj të gjithëve pos juve. Mashtruesit të cilët duan të kopjojnë ose të fotografojnë informacione të ndjeshme në ekranin tuaj nuk do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.

5. Deaktivizoni ndarjen e fajlëve

Shikoni nëse e keni të aktivizuar ndarjen e fajlëve para se t'i qaseni rrjetit publik. Nëse këtë opsion e mbani të aktivizuar, ka mundësi que fajlët tuaj t'u vihen në dispozicion të gjithëve që janë të lidhur në po atë rrjet.

6. Mbroni fjalëkalimet tuaja

Kur përdorni Wi-Fi publike, hakerët mund t'u qasen fjalëkalimeve tuaja. Një mënyrë për të përmirësuar mbrojtjen tuaj është të mundësoni autentifikimin e dyfishtë ose 2FA në të gjitha shërbimet që e ofrojnë këtë mundësi. Kur ky opsion aktivizohet, ai siguron që edhe nëse dikush i qaset fjalëkalimit tuaj ndërsa përdorni rrjetin publik, prapë nuk do t'u qaset llogarive tuaja.

7. Shqyrtoni mundësinë e menaxherit të fjalëklimeve

Menaxheri i fjalëkalimeve mund të ofrojë një shtresë tjetër mbrojtjeje. Menaxherët e fjalëkalimeve janë aplikacione softuerike që krijojnë fjalëkalime komplekse dhe unike për secilin nga llogaritë e rrjetit tuaj dhe ruajnë emrin dhe fjalëkalimet tuaja, duke i zhbllokuar ato me një fjalëkalim të fuqishëm master.

Kjo është veçanërisht e dobishme në aspektin e sigurisë së rrjeteve publike Wi-Fi. Kjo për shkak se shumë menaxherë të fjalëkalimeve ofrojnë enkriptim të fortë të nivelit të lartë, kështu që kriminelët kibernetikë nuk do të jenë në gjendje të zbulojnë kredencialet e hyrjes ose fjalëkalimet tuaja.

8. Përditësoni rregullisht softuerët tuaj

Gjithmonë përditësoni softuerët tuaj në çastin kur publikohen ndreqjet dhe përditësimet e sistemit. Problemet e sigurisë shpesh ndodhin kur ndreqjet e programeve nuk janë të aktivizuara dhe pajisjet tuaja nuk kanë mbrojtjen më të fundit.

9. Mos harroni të dilni nga llogaritë

Kur të mbaroni së shfletuari, sigurohuni të dilni nga të gjitha shërbimet që keni përdorur. Gjithashtu kontrolloni parametrat tuaj për t'u siguruar që pajisja juaj 'të harrojë rrjetin' dhe të mos rilidhet automatikisht në atë rrjet pa lejen tuaj.

Ocijenite kvalitet članka