Si të rrisni dëgjimin e audio podcasteve përmes rrjeteve sociale

31.05.2022. / 08:07
Autor/ica
Share
podcast
podcast

Platformat si Instagrami, Facebooku e Twitteri janë të menduara asisoji që në to të përdoret teksti, fotografia apo videoja. Ato janë të dizajnuara që përdoruesit të mund t'i hapin e t'i përdorin kudo që janë, ndërsa specificitetin e tyre e bëjnë pikërisht përmbajtjet vizualisht tërheqëse. Shumë njerëz sot shikojnë përmbajtjen në rrjetet sociale pa zë e për këtë dëshmojnë të dhënat nga hulumtimet të cilat thonë se më se 85% e aktivitetit ndodh me zërin e fikur.

Ky fakt mund t'i brengosë shumë krijues të përmbajtjes të cilët janë orientuar drejt prodhimit të podcasteve

Mediat sociale kërkojnë vëmendje dhe ndërveprim me efektet vizuale dhe podcastet janë padyshim  to.

Nga ana tjetër, avantazhi i podcasteve si media është se publiku mund të përfshihet në përmbajtje të tjera gjatë dëgjimit të një podcasti.

Megjithatë, ajo që është sfidë për podcasterë është angazhimi dhe mbulimi i publikut përmes mediave sociale. Publiku i cili pa ndonjë qëllim kalon nëpër rrjete sociale sigurisht që nuk mendon në drejtimin e shkuarjes në kërkim të përmbajtjes që do ta dëgjojë, e cila zgjat 20 minuta e më shumë.

Edhe pse publiku i podcastit po rritet nga viti në vit, kjo nuk do të thotë se të gjithë e njohin këtë format sot.

Për audiogramet të cilat promovohen në rrjetet sociale, mediat duhet të gjejnë barazpeshën e duhur mes synimit të dëgjuesve të pasionuar të podcasteve dhe njerëzve të interesuar për temën e njëjtë. Sipas The Canadian Podcast Listener, dëgjimi i podcasteve të gjata ishte burimi më i shpeshtë i dëgjuesve mujorë të podcasteve për të zbuluar podcaste të reja. Pra, kjo është diçka që duhet shfrytëzuar. Promovimi i podcasteve të reja me emisionet ekzistuese të podcasteve.

Ende nuk është e lehtë që podcastet të integrohen në rrjetet sociale, dhe nevojiten më shumë hapa sesa që do të bënte shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale. Aplikacionet siç është Instagrami dhe TikToku nuk janë user friendly për podcaste, e kjo u shkakton kokëçarje podcasterëve. Njoftimi i fundit i kompanisë Meta (Facebook) se po heq dorë nga strategjia e saj për podcaste e rrit këtë kokëçarje. 

Audiogramet, për të cilat kemi shkruar më parë, kërkojnë shumë nga dikush i cili pa ndonjë qëllim sorollatet nëpër feedin e vet të rrjeteve sociale. Meqë shumica e përdoruesve shfletojnë me zë të fikur, audiogramet ofrojnë pak kontekst vizual që përdoruesi të kapet për podcastin tuaj. Shumë përdorues të rrjeteve sociale nuk janë aq të njohur me podcastet për të ardhur deri te aplikacionet podcast. Në një treg të stërmbushur me podcaste, audiogramet vërtetojnë pak cilësi të podcastit tuaj, e kjo e bën klikimin sfidues.

Çka mund të bëni në rrjetet sociale për ta ndryshuar këtë?

Në vend të publikimeve për promovimin e podcastit, mendoni për rrjetet sociale si për një mundësi për të zgjeruar përmbajtjen e podcastit në një platformë të re. Për këtë mund të mendoni si për një ridestinim të përmbajtjes suaj podcast në platforma të tjera. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për publikimin e sërishëm të së njëjtës përmbajtje, gjegjësisht përdorimit të klipit nga episodi i podcastit. Duhet menduar se cilat informata nga podcasti juaj mund të ndahen në një mënyrë që duket autentike për platformën në të cilin do të paraqitet. Pra, përdorni forma të cilat i përgjigjen secilit rrjet veç e veç.  Nëse bëhet fjalë për TikTokun, mos publikoni foto, përdorni video për të shpalosur podcastin tuaj dhe interesojeni publikun që të klikojë në linkun ku do ta dëgjojë krejt podcastin. Bëni një video shtesë për Instagram story dhe ftoni publikun të dëgjojë më shumë rreth temës për të cilën flisni në podcast. Multicasting i cili është i popullarizuar në vendet tona është një përgjigje shtesë për këtë, por nuk është e plotë pa audio përmbajtjen e cila është në dispozicion përmes platformave më të mëdha të podcasteve.

Përqendrohuni vetëm te platformat në të cilat gjendet publiku juaj i synuar. Në vend të publikimit të sërishëm të audiogramit të njëjtë në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, mund të jetë më efikase të përqendroheni te platforma të cilat më me gjasë do të përdorë publiku juaj i synuar. Për shembull, nëse dëshironi të arrini te profesionistë të caktuar të cilët kërkojnë këshilla afariste, mbase LinkedIni është vendi më i mirë për të fokusuar energjinë tuaj. Nëse provoni të tërhiqni publikun e ri, ka kuptim të përqendroni kohën tuaj në zhvillimin e strategjisë për TikTok.

Hulumtoni marketingun e personave me ndikim. Sipas edicionit të fundit të raportit kanadez për dëgjuesit e podcastit, njerëzit më me gjasë do të vazhdojnë të zbulojnë podcaste të reja përmes rekomandimeve në podcastet e tjera.  Duket se ndryshimi më i madh ndodh nëse publikimi në rrjetet sociale vjen në formë të një rekomandimi nga dikush të cilit i besojmë. Vlen të përmendet se 18% kanë deklaruar se kanë zbuluar një emision të ri nga komunikimi i drejtpërdrejtë me ndonjë person që njohin. Duket se faktori kyç i cili përcakton rritjen e dëgjimit është nëse podcastin e rekomandon dikush të cilit i besojmë. Pra, nëse ende dëshironi fort të zhvilloni strategjinë e rrjeteve sociale për promovimin e podcastit tuaj, mbase është interesante të hulumtohet marketingu i influencuesve.

Shpresojmë se këto këshilla të shkurtra do t'ju sjellin dobi në krijimin e publikut tuaj për podcast përmes rrjeteve sociale.

Ocijenite kvalitet članka