Si të shmangni njëanshmërinë në paraqitjen vizuale të informatave

25.01.2022. / 10:34
Autor/ica
Share
pristrasnost
pristrasnost

Ilustrimet e lajmeve kanë qenë gjithmonë të rëndësishme si në shtyp ashtu edhe në video, e sot në të gjitha këto forma që po i shohim online. Siç kishte shkruar Sharkey që në vitin 1993 "besohet se imazhet të cilat përdoren në media stimulojnë emocionet e publikut dhe çojnë shumë më mirë drejt protestave se çfarëdo forme tjetër e shprehjes". Në epokën online jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për këtë fakt. Gazetarët/et përdorin të gjitha format e ilustrimeve, duke përfshirë vizatime, fotografi e dizajn grafik. Sipas Open School of Journalism, ilustrimet në gazetari janë popullarizuar nga fundi i viteve 1800, dhe përfshinin forma të ndryshme të cilat me kalimin e kohës u zhvilluan dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Por, ajo që gjithmonë ishte pjesërisht problem në ilustrime është prania e pashmangshme e njëanshmërisë, qoftë në fotografi nga vendi i ngjarjes qoftë në ilustrime. Kjo prodhonte dhe vazhdon të prodhojë situata në të cilat publiku i ndonjë mediumi ndihet i përjashtuar dhe i papërfaqësuar, dhe kështu nuk e shohin veten as si pjesë të komunitetit. Derisa gazetaria ia doli të hiqte dorë nga disa elemente të njëanshmërisë dhe stereotipizimit, është me rëndësi të kemi kujdes që të mos vijnë në situata të këtilla sot. Një vizualizim i gabuar mund të ndikojë në prishjen e imazhit dhe dëmtimin e besimit të publikiut, të fituar me aq mund, e kështu edhe të komunitetit i cili fitohet edhe më vështirë. Ajo që shkroi Irena Omazić për kontekstin e përgjithshëm se "gazetari/ja nuk ka pse të jetë neutral/e, por duhet të jetë i/e paanshme" ka të bëjë edhe me format vizuale që përcjellin tekstin. Por është fakt se të gjithë njerëzit e kanë njëanshmërinë e lindur ndaj gjërave të ndryshme, ndërsa njëra prej tyre është paraqitja e sendeve a ngjarjeve të ndryshme. Derisa tashmë kemi folur për parimet e dizajnit universal i cili mund të zbusë njëanshmërinë, është me rëndësi të flasim edhe për përfshirjen.

Si të arrihet dizajni inkluziv

Në seminarin "Make Design More Inclusive: Defeat Unconscious Bias in Visuals" për Poynter Institute, Tan Ly, dizajner UX/UI, paraqiti disa ide se si gazetarët/et mund të përmirësojnë inkluzivitetin dhe të tejkalojnë njëanshmërinë e pavetëdijshme në paraqitjen vizuale.

Para së gjithash është me rëndësi të dallohen burimet e ndryshme nga të cilat mund të vijë njëanshmëria, si dhe cilat parametra luajnë rol në paraqitjen e shumëllojshmërisë.  Para së gjithash, këto janë:

  • Madhësia dhe forma
  • Gjinia dhe seksualiteti
  • Raca dhe etnia
  • Të ardhurat dhe klasat shoqërore
  • Edukimi dhe përgatitja
  • Gjuhët dhe komunikimi
  • Kultura dhe zakonet
  • Shprehitë ushqimore (duke përfshirë kosher, hallall, vegjetarian, etj.)
  • Invaliditeti dhe aftësia
  • Mosha

Si teknikë të mirë për fillim Ly propozon metodën 3P të cilën e ka zhvilluar Unstereotype Alliance:

  • Prania ka të bëjë me shtrimin e pyetjeve se kush është i paraqitur në storie, produkt a ndonjë objekt tjetër komunikimi, dhe të sigurohet përfshirja e përdoruesve të ndryshëm dhe ata të pasqyrojnë botën në të cilën jetojnë.
  • Perspektiva ka të bëjë me kornizimin e stories, produktit apo komunikimit. Nga perspektiva e kujt tregohet storia dhe a e shpalos racën dhe gjininë nga të gjitha perspektivat.
  • Personaliteti ka të bëjë me thellësinë e personit të spikatur. Qëllimi është që secili person të paraqitet shumëdimensionalisht me thellësitë dhe veçoritë individuale, pa paraqitje sipërfaqësore dhe stereotipizim të tepruar.

Kjo metodë është veçanërisht e mirë për të shmangur stereotipet e dëmshme dhe presionin e shtuar ndaj pjesëtarëve të pakicave, LGBTQ+ dhe fëmijëve.

Mënyra tjetër për të shmangur njënanshmërinë në dizajn dhe elemente vizuale të stories është ta paraqesim shoqërinë në tërësi në vend se të paraqesim një dritare drejt botës, pjesë e së cilës nuk jemi ne. Ky ilustrim i shoqërisë ka disa karakteristika. Para së gjithash, duhen paraqitur të dhënat e vërteta mbi diversitetin përmes publikimit dhe produkteve. Tutje, duhet pasqyruar fushën që mbuloni apo publikun të cilit i drejtoheni. Po ashtu, duhet përdorur të dhënat që përfshijnë të gjitha tipet e popullsisë.

Angazhimi i dizajnerëve, fotografëve, ilustruesve të ndryshëm dhe ndërtimi i një rrjeti të këtillë të gjerë bashkëpunëtorësh gjithashtu kontribon në përfshirjen më të madhe.
Ndërsa nganjëherë është e vështirë të mbulohen përfaqësues të caktuar të komunitetit, Ly propozon të gjenden zgjidhjet kreative për sfida të tilla, por edhe të mos hiqet dorë nga paraqitja e njerëzve në ilustrime, dhe thotë se sipas mendimit të tij "përbërësi kryesor për lidhje, njerëzorja dhe fytyra, këtë e arrijnë gjithmonë".

Pse është e rëndësishme të shmangim njënanshmërinë

Ndërsa çdo shoqëri lufton në mënyra të ndryshme me këtë çështje, ekziston një nevojë universale për përfshirjen më të madhe të të gjitha elementeve të shoqërisë dhe paraqitjen e tyre më të mirë në të gjitha sferat e shoqërisë, sidomos në media. Andaj është tejet e rëndësishme të kuptohet se si ilustrimet vizuale ndikojnë në perceptimin e përfshirjes së ndonjë mediumi.

Edhe më e rëndësishme është të kuptohet se inkluziviteti dhe paraqitja e diversitetit janë hapi konsekuent drejt ndryshimit sistemor në shoqëri. Përfshirja dhe diversiteti që paraqitet në media duhet të frymëzojë përfshirjen në shoqëri. Nëse dëshiron më shumë publik të shumëllojshëm, edhe publiku do ta dallojë këtë nëse e përfshini në ilustrimet dhe storiet tuaja. Për fund, jini të sinqertë në synimin tuaj për të përfshirë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme edhe në redaksitë tuaja.

Ocijenite kvalitet članka