Sulmet digjitale përmes mesazheve me SMS gjithnjë e më të shpeshta

18.08.2022. / 13:23
Autor/ica
Share
smishing
smishing

Softuerët maliciozë, sulmet e orkestruara ndaj gazetarëve përmes platformave digjitale janë gjithnjë e më të shpeshta. Po jetojmë në një kohë kur e gjithë bota funksionon përmes pajisjeve të ndryshme digjitale. Celulari është bërë i pashmangshëm në jetë, e kur flasim për gazetarinë duket se është e pamundur të bëhet kjo punë pa posedimin e një celulari.

Gazetarët/et gjithmonë kanë qenë në shënjestër të sulmeve të ndryshme dhe përpjekjeve për të nxjerrë të dhëna të ndjeshme që ata i posedojnë, veçanërisht nëse flasim për gazetarët hulumtues që shtjellojnë tema me interes publik, si korrupsioni, krimi dhe keqpërdorimi i pushtetit. Së fundmi kemi shkruar për rritjen e softuerëve maliciozë për sulmet ndaj gazetarëve, të cilat i dëmtojnë dhe i komprometojnë seriozisht gazetarët.

Po ashtu, dëgjojmë shpesh për vjedhjen e identitetit, marrjen e të dhënave personale, fjalëkalimeve të bankës, fotografive, videove dhe krejt çka posedojmë në pajisjet tona të vogla digjitale. Kur flasim për vjedhjen e identitetit, shumicës prej nesh i shkon mendja te mesazhet e dyshimta që marrim nëpërmjet emailit, e të cilat përmbajnë linkë apo dokumente të rrezikshme.

Sulmet phishing na vijnë në forma të ndryshme, e përveç sulmeve nëpërmjet emailit, po shpeshtohen edhe sulmet përmes mesazheve me SMS.

Sulmet të cilat vijnë përmes pajisjeve mobile, zakonisht mesazheve me SMS, quhen sulmet Smishing. Smishing është formë e vjedhjes së identitetit që përdor telefonat celularë si platformë për sulme. Hakerët realizojnë sulmet me qëllim të mbledhjes së të dhënave personale, duke përfshirë numrat e sigurimit social JMBG, OIB e kështu me radhë) dhe/ose të kartelave të kreditit. Smishing kryhet përmes mesazheve tekstuale apo SMS-ve.

Si funksionon smishingu

Me smishing, mund të pranoni një mesazh urgjent (por të rremë) në telefonin tuaj nga dikush që pretendon se është burim i besueshëm, siç është banka, tregtari apo madje edhe miku. Mesazhi i rremë mund të kërkojë nga pranuesi të transferojë shuma të mëdha apo thjesht mund të provojë të ju mashtrojë t'i jepni fjalëkalimin apo të dhënat personale.

Kjo formë e sulmit është bërë gjithnjë e më e popullarizuar për shkak të faktit se njerëzit janë më të prirur t'i besojnë mesazhit që vjen përmes aplikacionit të mesazheve në telefonin e tyre sesa mesazhit që vjen përmes emailit. Për shkak të këtij besimi, sulmet e këtilla janë rritur për më se 300% në vitet e fundit.

w

Hakerët përdorin softuerë dhe linkë maliciozë për realizim e sulmeve të ndryshme.

Sot, format e këtilla të smishingut me mesazhe tekstuale mund të vijnë në shumë mënyra sepse hakerëve u pëlqen t'i adaptojnë mesazhet e tyre për t'iu përshtatur caqeve të tyre.

Si të mbroheni dhe t'i shmangni sulmet smishing

Gjithmonë duhet të jemi vigjilentë kur pranojmë linkë në mesazhe. Gazetarët/et duhet të jenë të vetëdijshëm se u ekspozohen rrezikut që u vjen në çdo hap, dhe në bazë të kësaj të jenë të vëmendshëm se nga kush dhe çfarë porosish pranojnë.

Si të mbroheni nga këto lloj sulmesh:

·       Zvogëloni ekspozimin e informatave tuaja: dy mënyra të zakonshme se si aktorët keqdashës mund të marrin informatat tuaja personale, siç është numri i telefonit dhe vendi i punës, janë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nënshkrimit tuaj në email. Këta janë hapat që mund të ndërrmerrni.

-        Largoni numrin tuaj celular nga faqet e rrjeteve sociale siç është Facebooku dhe LinkedIni. Edhe nëse këto informata mund t'i shohin vetëm miqtë tuaj, llogaritë shpeshherë hakohen dhe lehtë mund të krijohen llogari të rreme të cilat përdorin fotografi të vërteta njerëzish që ju i njihni.

-        Nëse nënshkrimi juaj në email përmban numrin e telefonit, shqyrtoni mundësinë ta ndryshoni në "Numri i telefonit në dispozicion sipas kërkesës" apo me ndonjë mesazh të ngjashëm.

·       Kontrolloni me kujdes numrin e telefonit të dërguesit. A e keni të ruajtur numrin e tyre në telefonin tuaj?

-        Nëse dikush nga ju kërkon të ndërmerrni veprime në emër të mediumit ku ju punoni përmes SMS-së, konfirmoni këtë me përdoruesin e thirrjes telefonike para ndërmarrjes së veprimeve.

-        Nëse nuk e njihni personin i cili ju ka dërguar porosinë, drejtojuni sektorit të IT-së nëse redaksia e ka një të tillë. Nëse nuk keni sektor a person që merret me IT brenda redaksisë, gjithmonë mund t'i drejtoheni për ndihmë ndonjë personi të besueshëm i cili mund t'ju ndihmojë.

Kujdesi kurrë nuk është i tepërt me telefon apo me ndonjë pajisje tjetër digjitale. Hakerët synojnë gjithnjë e më shumë përdorues të aplikacioneve mobile, sidomos aplikacioneve për dërgimin e mesazheve dhe emailave. Shumica prej nesh përdorim këto aplikacione për qëllime personale dhe për punë. Në këto pajisje punojnë tejet shpejt dhe shpesh klikojmë shumë shpejt.

Në infografikën vijuese ju sjellim udhëzime të cilat mund t'i ndiqni dhe t'i kontriboni mbrojtjes suaj më të mirë nga këto lloj sulmesh.

fw

Ocijenite kvalitet članka