Tagimi i fotografive: Praktika që nxit rritjen digjitale në biznes

13.10.2023. / 09:10
Autori
tagovanje slika seo tag.png
tagovanje slika seo tag.png

Tagimi i fotografive është veprimi i etiketimit me fjalë kyçe për ta bërë më të lehtë kërkimin e fotografive.

Ky është një përkufizim i thjeshtuar sepse imperativi i tagimit nuk është vetëm kërkimi më i lehtë.

Nuk është e rrallë që fotografitë të ngarkohen në server së bashku me lajmet, ndërsa fotografi të ngjashme (për shembull, një portret i një personi publik ose një lokacion) tashmë të ekzistojnë në server. Ky është një skenar i shpeshtë sepse kërkimi intern i fotografive është i dobët ose fare nuk është i mundur.

Sa më shumë fotografi të kemi në server, aq më e ngadaltë do të jetë shpejtësia e hapjes të faqes. As që kemi ardhur deri te shitja e reklamave dhe trafiku i faqes, e ne tashmë kemi përshkruar dy probleme.

Ç'është tagimi i fotografive?

Tagimi i fotografive është procesi i identifikimit dhe etiketimit në përputhje me atë identifikim.

Kjo mund të bëhet manualisht nga dikush që e shikon fotografinë dhe shkruan përshkrimin ose përdor automatikisht inteligjencën artificiale.

Kur etiketohen fotografitë, këto informata bëhen të dhëna që mund të përdoren për një sërë qëllimesh, si qasshmëria e webit, menaxhimi intern i përmbajtjes dhe SEO-ja.

Në vazhdim do të shpjegojmë gjithçka që duhet të dini për optimizimin e fotografive për SEO përmes etiketimit të fotografive.

Kompania Imagga ka krijuar një libër të bardhë të sponsorizuar nga AI4Media (projekti Horizon 2020).

Për nevojat e publikimit të këtij libri të bardhë, u realizua një sondazh në të cilin 41 të anketuar iu përgjigjën pyetjeve.

Sipas rezultateve të sondazhit, "të anketuarit në sondazh identifikuan sfidën më të madhe në mundësinë për të kërkuar dhe zbuluar përmbajtje fotografike dhe video që organizata e tyre tashmë ka. Tagimi i fotografive dhe videove duket të jetë një problem tjetër i vështirë, pasi etiketimi manual kërkon aftësi specifike gjuhësore dhe merr shumë kohë".

tag slika
Foto: https://www.ai4media.eu/whitepapers/ai-technology-in-image-video-organisation/​​​​​

Probleme të tjera të përmendura përfshijnë kontrollimin e përmbajtjes problematike dhe të pasigurtë, menaxhimin e përmbajtjes së kopjuar, lejet dhe menaxhimin e të drejtave.

Tagimi i fotografive dhe metadatat, pse na duhen të dyja

Është e rëndësishme të bëhet dallimi mes tagimit të fotografive dhe metadatave.

Tashmë kemi shpjeguar se metadatat janë të dhënat që i bashkëngjiten përmbajtjes për të siguruar informata shtesë në lidhje me të. Për shembull, mund t'i shtoni metadata një fotografie për të ditur gjithmonë saktësisht se kush e krijoi atë, kur dhe ku u krijua ajo. Metadatat mund të përdoren edhe për të përcaktuar formatet e fotografive, kanë format të qartë, siç është "data". Ato shpesh përdoren për të strukturuar një bibliotekë materialesh, siç "zhanri" strukturon një bibliotekë muzikore.

Tagët definohen sipas nevojave të përdoruesve dhe fjalëve kyçe që ata kërkojnë.

Andaj, dallimi kryesor mes tagimit të fotografive dhe metadatave të fotografive është se tagimi përshkruan se si duket fotografia dhe metadata përmban informata rreth vetë fotografisë.

meta podatak tag slika
Foto: https://www.dynatrace.com/support/help/manage/tags-and-metadata/basic-concepts/tags-vs-metadata

Kjo është e rëndësishme të theksohet që askush të mos mendojë në huti: "kemi metadata në fotografi, automatikisht kemi edhe tagë".

Kur i tagoni fotografitë me fjalë kyçe, ju krijoni databazën tuaj me metadata të fotografive sepse tagët mund të kërkohen.

Cilat janë përparësitë e tagimit të fotografive?

Optimizimi i të gjitha proceseve në biznes ka një qëllim – të rrisë efikasitetin në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të ulë kostot në nivelin më të ulët të mundshëm. Tagimi i fotografive e ka vendin e vet në këtë optimizim. Këto janë disa nga përparësitë e tagimit të fotografive.

Përmirësimi i mundësive të kërkimit dhe qasshmërisë digjitale

Tagimi i fotografive përfshin shtimin e të dhënave përshkruese në fotografi, duke u mundësuar makinave t'i indeksojnë ato më saktë. Tagët e fotografive që i përshtaten SEO-së rrisin dukshmërinë në rezultatet e kërkimit, duke e bërë përmbajtjen më të dukshme. Tutje, tagët përshkrues lehtësojnë leximin e ekranit, duke u ndihmuar personave me vështirësi në shikim t'u qasen informatave, duke nxitur inkluzivitetin dhe duke zgjeruar mbulueshmërinë e publikut.

Moderimi i përmbajtjes dhe nxitja e komunitetit të sigurtë online

Moderimi i përmbajtjes i ndihmon ruajtjes së një ekosistemi të sigurtë digjital. Duke integruar algoritme të avancuara të inteligjencës artificiale dhe ekspertizë njerëzore, platformat mund të identifikojnë dhe heqin shpejt fotografi të dëmshme ose të papërshtatshme. Luftimi i përmbajtjes fyese, ngacmimit online nxit përvojë pozitive të përdoruesve dhe nxit pjesëmarrjen aktive në komunitete online.

Njohja e fotografive

Teknologjia e njohjes së fotografive mundëson të kuptuarit dhe interpretimin e të dhënave vizuale. Njohja e fotografive përmirëson prakticitetin dhe personalizimin. Prakticiteti në atë pjesë kur në mënyrë të shpejtë inteligjenca artificiale detekton përmbajtjen në fotografi dhe nga "biblioteka jonë e tagëve" ofron opsionin më të mirë për një fotografi të caktuar.

Sinergjia e teknologjive të ndryshme

Kur kombinohet tagimi i fotografive, moderimi i përmbajtjes dhe njohja e fotografive, bashkë krijojnë një qasje hollistike të menaxhimit të përmbajtjes. Tagët e optimizuar për SEO rrisin dukshmërinë, derisa moderimi mbron nga përmbajtja e dëmshme. 

Roli i inteligjencës artificiale

Inteligjenca artificiale nxit efikasitetin, shpejtësinë dhe saktësinë me rastin e tagimit të fotografive.  Algoritmet që veprojnë me inteligjencë artificiale vazhdimisht mësojnë dhe përmirësohen, me ç'rast u përshtaten nevojave të reja dhe sjelljes së përdoruesve. Derisa tagimi i fotografive mund të bëhet manualisht, softueri për tagimin e fotografive automatizon krejt procesin e tagimit në biblioteka të fotografive të çfarëdo madhësie që procesi të jetë më i shpejtë dhe më efikas.

Tom Jackson në artikullin për portalin In Publishing analizon futjen e procesit të tagimit në News UK.

 “Kur u ndërmor nisma për tagim, u supozua se dobitë për News UK do të ishin kryesisht në tri fusha: SEO, analitikë dhe personalizim. Që nga nisja e procesit të tagimit, në News UK ishin shumëfish më të lumtur që tash ekziston tagimi preciz për mbështetje të rasteve të reja të përdorimit”

Në fund ai konkludoi se projekti ishte i sukseshëm nga ana njerëzore, duke ndryshuar sjelljet në redaksi. Përparësitë janë gjithnjë e më të dukshme në News UK dhe të gjithë e kanë të qartë se tagimi vërtet është i rëndësishëm për nxitjen e rritjes digjitale në biznes.

Vlerësoni cilësinë e artikullit