Të kuptuarit e seriozitetit të rreziqeve digjitale është qenësor për mbrojtjen e gazetarëve/eve

10.12.2020. / 11:31
Share
Photo: https://cpj.org/
Photo: https://cpj.org/
Photo: https://cpj.org/

Një nga segmentet më të rëndësishme në zanatin e gazetarisë është mbrojtja e komunikimit dhe informatave nga sulmet e mundshme digjitale. Por, shpeshherë hulumtimet lidhur me përdorimin e resurseve të mbrojtjes digjitale nga gazetarët/et nxjerrin në pah se gazetarët/et nuk i përdorin ato shumë shpesh.

"Nëse fitoni famë me punën hulumtuese, njerëzit mund të përdorin vegla digjitale për t'ju kërkuar ju dhe të dhënat tuaja"- thotë Robert Guerra, ekspert i sigurisë digjitale të Citizen Labit kanadez. Për më shumë se dhjetë vjet, ai trajnon punëtorë të organizatave joqeveritare dhe gazetarë/e për menaxhimin e sigurtë të marrëdhënieve dhe të dhënave në rrjet. "Filloni me parimet. Njihni rreziqet. Njerëzit mund të bëjnë disa gjëra të thjeshta për t'ju sulmuar".

studimin e të menduarit për sigurinë dhe ndikimin e saj në lirinë e mediave, të quajtur "Si i kuptojnë gazetarët rreziqet dhe mundësitë e teknologjive të reja" thuhet:

"Gazetarët/et me vetëdije të ulët rreth mbrojtjes nuk kanë pasur shumë njohuri për vegla dhe teknika të ndryshme të sigurisë digjitale. Shpeshherë mbështeteshin në metoda të teknologjisë së ulët për mbrojtje, duke përfshirë përdorimin e fjalëve të koduara për zbutjen e rreziqeve përmes mbikëqyrjes apo takimeve individuale në vend të bisedave në rrjet. Ndryshe prej tyre, gazetarët/et me vetëdije të lartë për mbrojtje kishin njohuri lidhur me një spektër të gjetë teknikash, si ato të teknologjisë së ulët ashtu edhe ato të teknologjisë së lartë".

Sidoqoftë, për gazetarët/et është më mirë të përgatiten për sulme, sesa të befasohen kur ato ndodhin. Redaksitë gjithashtu kanë përgjegjësi të madhe për mbrojtjen e gazetarëve/eve të tyre.

Chris Grant, kryeredaktor i Polygonit thotë se redaksia është e obliguar të sigurojë se gazetarët/et mund të vazhdojnë punën e tyre pa u frikësuar për sigurinë e tyre. Duke pasur parasysh se sulmet e mundshme digjitale janë gjithnjë e më të këqija e të vështira, dhe se kjo mbrojtje e sofistikuar mund të shkaktojë goditje financiare për disa redaksi, thotë: "Mënyra e vetme e mundshme që kjo të ketë sukses është nëse të gjitha  redaksitë e shohin këtë çështje si problem të përbashkët dhe nëse punojnë bashkë. Ndihma është e nevojshme jo vetëm për t'i njohur rreziqet, por edhe për të njohur dhe shkëmbyer praktikat më të mira".

Christopher Parsons, bashkëpunëtor kërkimor në Citizen Lab thotë se te gazetarët/et shpesh ekziston perceptimi se ata/o nuk janë fort të rëndësishëm/me për të qenë cak. "Ndoshta ju synojnë sepse jeni porta e hyrjes në redaksi".

Sot, sidomos në kohën e situatave të jashtëzakonshme siç është pandemia, çështjet e sigurisë digjitale të gazetarëve/eve dhe redaksive po bëhen gjithnjë e më qenësore. Për rëndësinë e sigurisë së punës nga shtëpia kemi shkruar disa herë përgjatë këtij viti.

Studimin të cilin e realizoi Aleanca Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (NCSA) ka treguar se punëtorët/et që punojnë nga shtëpia e nënvlerësojnë sigurinë e pajisjeve me të cilat kyçen në internet.

Redaksitë në Ballkan nuk dallojnë shumë për sa u takon sfidave me të cilat përballen në kohën e pandemisë, derisa siguria digjitale është një nga problemet të cilat atyre po u shkakton kokëçarje.

Marija Herceg, eksperte e USAID BMAP IT, thotë se mes sigurisë dhe qasshmërisë gjithmonë duhet të ekzistojë barazpeshë. "Nuk ka sens të aplikohen procedura të sigurisë në një organizatë ku rreziqet digjitale nuk paraqesin rreziqe më të mëdha. Për fat të keq, në kohën e krizës me Covid-in dhe punës nga shtëpia, ekziston nevoja për siguri më të madhe të kanaleve të komunikimit dhe resurseve të organizatës të cilave ajo u qaset nga distanca. Nëse, duke u nisur nga rreziqet e organizatës, përdoruesit e teprojnë me procedurat e sigurisë ata (gazetarët) do të kenë sukses në gjetjen e mënyrave dytësore të qasjes në punën e tyre, e me këtë do t'u ekspozohen edhe më shumë rreziqeve të sigurisë. Nga ana tjetër, të dhënat e rëndësishme duhet të kenë një formë të mbrojtjes. Autentifikimi i dyfishtë, kompleksiteti i fjalëkalimeve, shmangia e phishingut janë vetëm disa prej mënyrave të thjeshta të mbrojtjes të cilat vetëm në fillim kërkojnë pak mund dhe shprehi, e ato mund t'i kontribojnë në masë të madhe sigurisë së punës suaj. Trajnimet e rregullta për këto tema, si dhe vetëdija e menaxhmentit lidhur me ekzistimin e këtyre rreziqeve (ekzistimi i politikës së sigurisë në nivel të organizatës) mund t'i kontribojnë ndjeshëm mjedisit të sigurtë digjital. Rëndësia e sigurisë digjitale për fat të keq po bëhet e qartë në këtë krizë".

Më shumë rreth sigurisë digjitale dhe sulmeve ndaj gazetarëve/eve mund të mësoni në dy webinarë të shkurtë të cilët së fundmi i ka mbajtur Marija – Webinar 1 dhe Webinar 2.

Ocijenite kvalitet članka