Tiki-Toki: Nga storiet te kategoritë

22.02.2021. / 11:28
Autor
Share
EWEWE
EWEWE

Tiki-Toki është softuer interneti për krijimin e hartave interaktive kohore të cilat mund të shpërndahen në internet.

Tiki-Toki mund të përdoret me cilindo shfletues, ndërsa llogaria themelore është falas për regjistrim, dhe kjo ju mundëson të krijoni një sekuencë kohore krejtësisht funksionale. Tiki-Toki ofron integrim me fotografi dhe video (nga kanalet YouTube dhe Vimeo). Çdo kronologji të cilin e krijoni me Tiki-Toki ka URL-në e vet unike të cilën mund ta ndani me publikun tuaj në web apo rrjete sociale.

špoiuzgfvm

Versioni i avancuar ju mundëson që linjën kohore ta fusni drejtpërdrejt në ueb lokacionin apo blogun tuaj,

Kjo vegël u mundëson studentëve, gazetarëve të krijojnë sekuenca interaktive kohore për të ndërtuar e për të shpalosur storien e tyre përmes pikave precize në kohë. Gjithashtu, ajo ndihmon që me lehtësi të kuptohet përmbajtja në mënyrë vizuale.

Privatësia e Tiki-Tokit dhe sa është e mirë kjo vegël për gazetarët

Kjo vegël është shumë e thjeshtë për përdorim. Pasi të regjistroheni në llogarinë tuaj, mund të krijoni thjesht linjën e re kohore duke plotësuar të dhëna themelore – titullin, hyrjen, datën e fillimit dhe datën e mbarimit. Atëherë linjës kohore mund t'i shtoni përmbajtjen, duke përfshirë, tekstin, fotot dhe videot.

Ajo që është shumë e mirë kur bëhet fjalë për gazetarët/et është se grupe i cili ka krijuar Tiki-Tokin nuk grumbullon kurrfarë informatash direkt nga vizitorët e përgjithshëm të faqes së tyre.

Tiki-Toki bëhet program i shkëlqyer kur filloni të punoni me interfeisin e linjës kohore. Gjithçka që bëhet në linjën kohore mbëhstetet në kartelën Administrator. Me përdorimin e ueb lidhjeve mund të lidhet edhe fotografia hyrëse (fotografia e cila përcjell tekstin hyrës kur linjën kohore e hapni për herë të parë).  Përveç kësaj, mund të ndryshoni edhe skemën e ngjyrave që mjedisi t'i përshtatet fotografisë në sfond.

Mangësia të cilën e ka Tiki Toki është se sa herë që bëni ndryshimin, Tiki Toki do të kërkojë ta ruani atë apo ta ktheni hapin mbrapa. Po ashtu, në versionin e vet falas nuk ofron mundësinë e futjes së përmbajtjeve të prodhuara nga faqja juaj por ofron vetëm mundësinë e hapjes së faqes së veçantë. Natyrisht, kjo mund të zgjidhet lehtë duke gjeneruar vetë iframein, dhe nëse jo vetë atëherë me ndihmën e njërës nga shumë vegla online të cilat do t'ju ndihmojnë me krijimin e kodit. 

Sa i përket krijimit të linjave kohore të bazuara në internet, Tiki-Toki i cili njëkohësisht është falas,   spikatat me estetikën e bukur dhe mbështetjen e shkathtët mediale.

poik

Tiki-Toki përpiqet të barazpeshojë elegancën me mundësitë, përshtatjen dhe lehtësinë e përdorimit.

Krijimi i linjës kohore bëhet shpejt, ndërsa plotësimi i storieve me media nga SoundCloud, Vimeo, YouTube e Flickr është i thjeshtë sikurse kopjimi dhe ngjitja e linkëve.

Kur ta përfundoni linjën kohore, atë mund ta shpërndani, ta shtypni apo ta ruani.

Nga ana tjetër, kufizimet të cilat vihen te versioni falas janë të mira vetëm për gazetarët që nuk përdorin aq shpesh këtë formë të rrëfimtarisë dhe vegla u duhet vetëm njëherë sepse llogaria Tiki lejon krijimin e vetëm një linje kohore.

Nga storiet te kategoritë

Disa storie gazetarore kanë strukturë komplekse me shumë pjesëmarrës dhe ngjarje që duhen sqaruar. Kjo mund të bëjë që edhe shpalosja e tyre në linjën kohore mund të sjellë tepricë informatash të cilat mund t'i hutojnë lexuesit. Tiki-Toki e zgjidh këtë problem në dy mënyra. E para është me tags (fjalë kyçe), e dyta është me kategori.  Një linjë kohore mund të ketë numër të pakufizuar tagësh, por vetëm një kategori. Me tags, lexuesve u mundësoni të filtrojnë përmbajtjen e linjës kohore për të parë më për së afërmi një element të stories, suaj derisa kategoria mundëson që të ndryshoni tërësisht edhe pamjen e linjës suaj kohore. Për këtë mund të krijoni vetëm një kategori.

Edhe pse Tiki-Toki është shumë më i thjeshtë për përdorim dhe ofron organizim të avancuar të përmbajtjes. Nëse do të përdorni linja kohore shumë më shpesh në punën tuaj atëherë është më mirë të përdorni TimelineJS. Ai është më kompleks për përdorim dhe nuk ofron kaq opsione të formësimit vizual, po është më se i mjaftueshëm që publikut t'ia përçojë storien tuaj. Nëse prapëseprapë keni nevojë për një zgjedhje më të gjerë të dizajnit të avancuar të përmbajtjes vizuale dhe të tregoni storie komplekse hulumtuese, ju rekomandojmë të provoni Tiki-Tokin dhe të shihni nëse ia vlen investimi juaj i mëtejmë.

Ocijenite kvalitet članka