Truepic Vision si platformë udhëheqëse për vërtetimin e autenticitetit të fotografive dhe videove

27.01.2021. / 09:00

Po jetojmë në shekullin XXI ku teknologjia po përparon jashtëzakonisht shpejt ndërsa inteligjenca artificiale po i arrin majet e saj. Nga ana tjetër, dezinformatat, manipulimi me video dhe fotografi janë gjithnjë e më të pranishme në hapësirën mediale të sferës online, saqë nganjëherë na duket se nuk mund të dallojmë se çka është autentike. 

A e keni parë Barack Obamën duke e quajtur Donald Trumpin si "dështim total", apo  Mark Zuckerbergun se si krenohet se ka "kontroll të plotë mbi të dhënat e vjedhura të miliarda njerëzve", apo ndoshta keni parë videon ku John Snow kërkon falje plot dhembshuri për shkak të mbarimit të dobët të filmit Game of Thrones? Nëse përgjigjet janë po, atëherë kjo që keni parë është manipulim i videos, apo deepfake.

Personat që merren me krijimin e përmbajtjeve të këtilla përdorin një formë të inteligjencës artificiale e cila quhet të mësuarit e thellë për krijimin e fotografive të ngjarjeve të paqena – nga kjo rrjedh edhe nocioni deepfake.

Meqë këto teknologji u mundësojnë personave të pakualifikuar të prodhojnë imazhe të thella të rreme me një pjesë të fotografive, vidoet e rreme po përhapen gjithnjë e më shumë. Ato shpesh përdoren edhe për krijimin e deepfake porno videove, duke përdorë personalitete të famshme. Danielle Citron, profesoresh e së drejtës në Universitetin e Bostonit thotë se "teknologjia deepfake përdoret si armë kundër grave". Deepfake mund të krijojë nga zeroja fotografi dhe video të besueshme, por krejtësisht të trilluara.

Teknologjia Truepic Vision për luftë kundër deepfakeut

Për të luftuar kundër videove dhe fotografive të rreme, kompania Truepic e themeluar në vitin 2015 ka krijuar teknologjinë Truepic Vision e cila është zhvilluar ndër vite dhe sot përbën një nga teknologjitë udhëheqëse për zbulimin e fotografive dhe videove të rreme.

"Më bënte përshtypje fakti se ekzistojnë kaq shumë aplikacione që merren me manipulimin e fotografive apo vendosjen e rreme të lokacionit dhe kohës", thotë Craig Stack, themeluesi i Truepicut.

Sot misioni kryesor i kompanisë është të shfrytëzojë vegla për vërtetimin e fotografive për të identifikuar dhe për të luftuar kundër formave të tmerrshme të dezinformimit, sidomos ato që vijnë nga llogari të rreme në rrjetet sociale.

"Truepic ofron është platforma për qasje digjitale që ofron mënyrë të shpejtë e të përshtatshme për marrjen e fotografive të vërtetuara e të besueshme. Ne ju ofrojmë rezultat të njëjtë të besueshëm sikurse makinat tradicionale, përveçse këtë e bëni në mënyrë virtuale duke kursyer kohë, para dhe produktivitet në këtë proces", thuhet në uebfaqen e tyre.

Caku i këtij aplikacioni janë pikërisht deepfakes, lajmet e rreme të cilat në bazë e kanë inteligjencën artificiale dhe krijojnë video dhe fotografi tmerrësisht reale. 

Softueri i Truepicut analizon gjithçka që lidhet me imazhin, duke përfshirë metadata siç është koha dhe vendi i shkrepjes, dhe përmes mënyrës së dedikuar të punës me aplikacionin e kamerës nëse me të është manipuluar në çfarëdo mënyre. Pas përfundimit të analizës, aplikacioni fut të dhëna të vërtetuara në datotekën e fotografisë, duke u mundësuar marrësve të vërtetojnë autenticitetin e fotografisë.

Si mund ta shfrytëzojnë mediat këtë teknologji

Sot të gjithë kanë telefona celularë dhe shpesh ndodh që qytetarët të jenë të parët që kapin video a fotografi të para nga ndonjë ngjarje dhe ato i postojnë në rrjetet sociale. Është bërë e zakonshme që mediat t'i shfrytëzojnë ato materiale për të krijuar lajme, por ajo që i bën këto materiale të dyshimta është mungesa e vërtetimit të autenticitetit të tyre. Edhe pse fillimisht krijohet si video autentike, në sferën e internetit ajo shumë shpejt shndërrohet në manipulime të ndryshme që pastaj përbëjnë dezinformata.

Truepic Vision u mundëson gazetarëve/eve dhe redaksive që me shpejtësi dhe besueshmëri të vërtetojnë përmbajtjen që e marrin nga publiku i tyre, dhe kështu të shohin nëse dikush ka manipuluar me videon apo fotografinë. Kështu mundësohet vërtetimi i drejtpërdrejtë i materialit përmes një sistemi të vërtetimit të autenticitetit.

poit

Në uebfaqen e kësaj teknologjie thuhet se Truepic Vision funksionon me tre hapa të thjeshtë:

  • Dërgojani burimit tuaj kërkesën për shkrepjen e fotografisë

Burimi juaj merr tekstin apo emailin me linkun i cili e çon te aplikacioni Vision. Pas shkarkimit të aplikacionit atë mund ta shfrytëzojnë pa pasur nevojë të kyçen apo të regjistrojhen.

  • Burimi shkrep fotografi në mënyrë të sigurtë përmes aplikacionit Vision

Burimi juaj shkrep fotografi në bazë të regjistrit të adaptuar të fotografive që ju nevojiten. Me teknologjinë Controlled Capture, Truepic Vision merr dhe vërteton të dhënat drejtpërdrejt nga sensori i fotografive të pajisjes dhe i ruan si gjurmë të thjeshtë digjitale të gishtit të cilat askush nuk mund t'i redaktojë.

  • Menjëherë kontrolloni fotografitë e vërtetuara, autentike

Pasi fotografitë e burimit tuaj barten dhe analizohen, fotografitë me cilësi të lartë dhe rezultatet e vërtetimit të tyre menjëherë vihen në dispozicion për qasje në pllakën e monitorimit të aplikacionit Vision.

Në tetor të vitit 2020, Truepic me sukses arriti integrimin e parë burimor të shkrepjes hardverike të fotografisë në prototipin e telefonit celular, të mundësuar nga Qualcomm® Snapdragon ™ 865 5G Mobile Platform.  Pajisja jep fotografi me të dhëna të vulosura në mënyrë kriptografike autenticitetin e të cilave mund ta vërtetojnë marrësit.

Gjatë pandemisë u rritën në masë të madhe mashtrimet vizuale, lajthitjet dhe dezinformatat në rrjetet sociale. Jeff McGregor, drejtor ekzekutiv i Truepicut shprehet se ky trend "nuk mund të ekzistojë në mënyrë të sigurtë pa mekanizma të besimit të cilat do t'i mbrojnë ata që shkrepin dhe shikojnë fotografi:, dhe shton se ky lajmërim përbën të ardhmen e fotografive digjitale në internet dhe zgjidhje afatgjatë për problemin e mashtrimeve vizuale në internet.

Në vitin 2020, Truepic zuri vend në listën e shpikjeve më të mira teknologjike e që tutje konfirmon vlerën e tij, ndërsa rritja e manipulimeve me video dhe fotografi flasin për rëndësinë e tij në treg në luftën kundër dezinformatave.

Ocijenite kvalitet članka