VEED.IO: Vegla online për rregullimin e videos

05.02.2020. / 10:26
Autor/ica
Share
f
f

Siç ju kemi njoftuar në artikullin për trendet në vitin 2020, video përmbajtja do të vazhdojë të rritet edhe më tej. Sipas Journalism, Media, and Technology Trends and Predictions 2020 të cilin e publikon Reuters Institute for the Study of Journalism "SG do të mundësojë lidhjen më të shpejtë e më të sigurtë të internetit në telefonat celularë, e kjo do të bëjë të mundur qasjen më të lehtë në përmbajtje multimediale duke qenë në lëvizje". Për shkak të kësaj, disa parashikojnë se web-i në video do të hyjë në fazën e rritjes e cila nuk është parë që nga fillet e kanalit Youtube. Në këtë drejtim, dhe pasi tashmë ju kemi shpalosur Headliner.app, ju paraqesim edhe një vegël për përpunimin e videove përmes browser-it – Veed.io. 

Ndryshe nga Headliner-i i lartpërmendur, Veed i dedikohet përpunimit të videos suaj në nivelin ndërmjet veglave amatore si iMovie dhe Windows Movie Maker dhe atyre profesionale si Avid dhe Adobe Premiere Pro.  Megjithatë, Veed mund të merret më së shumti si alternative e aplikacionit Headliner. 
Ndryshe nga veglat ekzistuese, Veed.io ju ofron platformë të thjeshtë për përdorim, por edhe opsione të avancuara të cilat ju mundësojnë produksion më të shpejtë të videos – i cili do të jetë i gatshëm për shumë web formate e rrjete sociale. Përparësia kryesore është se, si në rasin e veglave të tjera që kanë bazë në web, kjo vegël nuk i shfrytëzon resurset tuaja procesuese dhe kështu montazhën mund ta bëni nga telefoni celular apo nga ndonjë kompjuter më i dobët. 

1

Aspektet kryesore

Para se të krijoni llogarinë në këtë faqe që ju nevojitet për t'i ruajtur projektet tuaja, Veed ju mundëson të testoni të gjitha mundësitë e saj përmes ngarkimit të videos suaj deri në 50 MB. Duke klikuar në Upload Video apo Try sample, ju do të hyni në hapësirën punuese të këtij web aplikacioni ku nga ana e majtë të hapësirës punuese do të shihni 9 butonë të mëdhenj që ju mundësojnë hyrjen në opsione të ndryshme për rregullimin dhe postproduksionin e përmbajtjes. 

2

Opsioni i parë me emrin Project ju ofron mundësitë themelore siç është vendosja e ngjyrës së sfondit, volumi i audios (nëse dëshironi të keni audio), pastaj rezolucioni deri në 1080p, kohëzgjatja e videos, si dhe ndryshimin e videos së ngarkuar në fund të opsionit për pastrimin algoritmik të audio incizimeve. 
Opsioni i dytë, Subtitles e bën këtë program tejet interesant. Përveç përpunimit manual të titrave, vendosjes së titrave të gatshme, Veed ju jep edhe mundësinë e përpunimit automatik të titrave me mbi 50 gjuhë të ndryshme, me më shumë variante gjuhësore. Ajo që është shumë interesante për rajonin tonë është se Veed ofron përpunimin e titrave automatike në kroatisht e në serbisht. Për fat të keq ende nuk ekzison opsioni për shqip dhe maqedonisht. Në testin që e kemi bërë ne për kroatisht dhe serbisht, kemi parë se disa fjalë nuk njihen aq saktë, por njohja e audio incizimit është mjaft e mirë dhe kjo ju ofron bazë për t'i ndreqë gabimet në titra. 

Në momentin që në cilëndo prej këtyre tri mënyrave i përpunoni titrat për videon tuaj, ju ofrohen këto opsione të përpunimit të mëtejmë:

  • Stilet e tekstit me ngjyra dhe sfond të cilat mund të rregullohen tutje edhe në mënyrë manuale 
  • Lloji i fontit, madhësia dhe shtrirja. 

Opsionet shtesë ofrojnë opsionin beta të përkthimit automatik të titrave, që nuk është përkthim i përsosur, pastaj eksportimin e tittrave në formatet txt e srt si dhe fshirja e titrave nëse nevojitet diçka e tillë. 

Opsioni i radhës, Text ju ofron mundësinë e shtimit të tekstit me formësimin e mëtejmë të fontit, madhësisë shtrirjes dhe ngjyrës së fontit. Gjithashtu ju ofrohet opsioni i vendosjes së tekstit në kohëzgjatje të caktuar. Opsionet shtesë ofrojnë definimin e hapësirës mes shkronjave si dhe disa propozime të tjera. 

Opsioni tjetër, Images shërben për vendosjen e fotografive shtesë të cilat potencialisht do ta pasurojnë videon ku gjithashtu mund të caktoni kohëzgjatjen e shfaqjes së këtyre fotografive. 
Opsionet e tjera të cilat mund t'i testoni vetë ju ofrojnë shtimin e elementeve të ndryshme, figurave gjeometrike, audio incizimeve, filtrimin e ngjyrave të videos, shpejtësinë e videos si dhe opsionet për vizatim të lira. 

Në këndin e djathtë poshtë gjenden opsionet për shkurtimin e videove dhe shkarkimin e videove në pajisjen tuaj lokale e që gjithashtu shërben si opsion për ruajtjen e projektit nëse tashmë keni krijuar llogarinë. 

Në këndin e djathtë lart keni mundësinë e rregullimit të ekranit për platforma të ndryshme sociale apo të videove që ta mund ta rregulloni automatikisht videon tuaj. 
Kur mbarojmë me përpunimin e videove dhe vendosim ta shkarkojmë atë, na ofrohen këto mundësi:

  • Kopjimi dhe shpërndarja e videove përmes linkut
  • Shkarkimi i videove në formatin mp4 (me cilësinë gjegjëse varësisht nga versioni që shfrytëzoni)
  • Shkarkimi i videove në formatin GIF
  • Shpërndarja direkte e videove në rrjetet sociale në Facebook, Twitter dhe e-mail. 

3

Kushtet e përdorimit

Sikurse shumica e aplikacioneve të ngjashme, edhe ky aplikacion ofron versionin falas si dhe versionin me pagesë me opsione shtesë. 

Versioni falas në punën bazike me aplikacion nuk ju kufizon qasjen në vegla, por ju kufizon me:

  • Vendosjen e vulës së tejdukshme në çdo video 
  • Cilësinë e kufizuar të videove deri në 420p
  • Ngarkimin e kufizuar të videove deri në 50 MB

Versioni me pagesë, i cili kushton 20 dollarë në muaj apo 200 dollarë në vit, ju ofron shumë më shumë mundësi në aspektin e rregullimeve të avancuara për eksport, cilësinë e videove dhe hapësirën e pakufizuar për ngarkimin e videove tuaja, dhe gjithsesi heqjen e vulës së tejdukshme. 

Kur merret parasysh e gjithë kjo, mund të thuhet se ekzistojnë edhe shumë vegla të tjera "bujare", por Veed megjithatë e ka vendin e vet te përdoruesit dhe lehtësia e përdorimit është ajo që kësaj vegle ia shton vlerën. 

Provojeni vetë. Do të na pëlqente të dëgjonim përvojat tuaja dhe nëse planifikoni ta përdorni në punën tuaj në të ardhmen. 

Ocijenite kvalitet članka