Vegla online Slices për krijimin e storieve rrëfyese vizualisht tërheqëse

29.06.2022. / 09:10
Autor/ica
Share
poi
poi

Identiteti vizual i stories po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Rrëfimi përmes përmbajtjes multimediale e përçon narrativën me shumë forma mediale, siç është teksti, audioja e videoja. Storiet multimediale mund të përçojnë emocione dhe të krijojnë empati siç nuk mund të bëjnë storiet që përbëhen nga një medium. Përfshirja e shumë mediumeve në storie i mundëson publikut të jetë më i përfshirë në temë. Andaj, ndërveprimi është element i rëndësishëm i rrëfimit multimedial i cili ju mundëson të angazhoni publikun tuaj dhe të kërkoni kontributin dhe komentet e tyre.

Llojet më të mira të storieve multimediale përfshijnë veprimin, paraqitjen, personazhet dhe emocionet e forta, e krejt kjo mund të përçohet me forma të ndryshme mediumesh.

Në procesin e krijimit të storieve rrëfyese multimediale mund të ndihmojnë një sërë veglash të krijuara pikërisht për të punuar me këso storie. Për disa prej tyre tashmë kemi shkruar, e ato janë Shorthland, RacontR, InterviewJS, Pageflow dhe shumë të tjera.

Krijoni storie me Slices.co

Sot po ju paraqesim Slices.co, një tjetër vegël për storie të shkëlqyera multimediale.   

Slices.co është projekt i një kompanie holandeze, dhe është i përshtatur për krijimin e storieve multimediale mobile. Vegla është e thjeshtë për përdorim dhe më e rëndësishmja është se mund ta shfrytëzoni falas për lloje të caktuara përmbajtjesh.

Interfacei i thjeshtë ju mundëson të krijoni dhe të publikoni produksion të shkëlqyer multimedial për disa minuta. Slices ju mundëson që storien tuaj ta ktheni në përvojë unike. Kombinoni fotografi, video dhe audio dhe përfshini publikun tuaj duke e bërë storien interaktive. Me Slices, ju publikoni storie me stilin e mediumit tuaj, drejtpërdrejt në uebfaqen tuaj. Kështu mund ta mbani publikun tuaj atje ku dëshironi, ndërsa storiet tuaja do të jenë në dispozicion aq gjatë sa ju dëshironi. Fusnotat ju mundësojnë t'i jepni më shumë kontekst stories lineare. Përmes hartës interaktive apo stories në sfond mund ta kënaqni lexuesin kurreshtar duke dhënë informata shtesë për storien tuaj.

Puna e thjeshtë

Krijimi i storieve bëhet duke ndjekur disa hapa të thjeshtë: shtoni titull, prisni storien, shtoni fotografi, video dhe audio dhe integroni apo shpërndani storien tuaj.

Për të filluar, shkoni në faqen e tyre në Slices.co dhe klikoni në Get Started. Për të hyrë, krijoni llogari të re nëpërmjet emailit tuaj dhe për disa çaste do të futeni në interfacein e Sliceit.

dsa

Procesi i krijimit të storieve të reja shkon thjesht, dhe e vetmja gjë që do të ju duhet është ideja se si dëshironi të duket storia.

dea

Duke klikuar në plus ju futeni në një dritare të re ku do të mund të krijoni kartat tuaja vizuale me dy formate: formatin vertikal dhe formatin desktop. Duke krijuar storie për njërin format, automatikisht krijohet storia edhe për tjetrin, pa pasur nevojë të adaptoni diçka.

da

Mund të shtoni sfond në formë të fotografisë ose të ndryshoni ngjyrën, katrorin e verdhë ta bëni si të doni dhe ta vendosni në atë pjesë ku ju mendoni se duhet të jetë. Mund të ndryshoni ngjyrën e shkronjave si dhe ngjyrën e katrorit. Për fat të keq, logoja Slices mbetet në slidein e parë dhe të fundit – e vetmja gjë që mund të bëni është ta zvogëloni atë.

Përgjatë rrëfimit, mund të shtoni edhe fusnota, me të cilat kontekstualizon storien tuaj.

saf

Për çdo kalim nga njëra kartë te tjetra mund të shtoni animacione të ndryshme dhe dizajnin tuaj ta bëni edhe më tërheqës. Ekziston edhe opsioni për të shtuar audio dhe shumë opsione të tjera që do ta bëjnë storien tuaj më të plotë.

Rezultatin tuaj final mund ta integroni në uebfaqen tuaj. Se si duket rezultati ynë final i krijuar me vetëm disa lëvizje, shikoni në vijim.

Në këtë link mund t'i shihni disa storie të tjera të cilat janë krijuar me këtë vegël.

Çmimi

Përdorimi falas i Slices është në dispozicion deri në 10 storie, 500 shikime në muaj, 1 GB hosting, 5 GB trafik, analitikë, integrim të storieve. Ekzistojnë edhe dy paketa me pagesë, dhe me to ju fitoni mundësinë për të shkarkuar përmbajtje në kompjuterët tuaj, logon tuaj, premium spot, hosting personal, dhe URL të personalizuar.

Testojeni vetë këtë vegël shumë interesante dhe tërheqëse, dhe na i dërgoni storiet tuaja, si dhe përvojën tuaj gjatë testimit.

Ocijenite kvalitet članka