Video formatet për rrjete sociale janë thelbësore për ruajtjen e publikut

01.09.2020. / 11:59
Autor/ica
Share
ef
ef

Me miliarda njerëz çdo ditë përdorin rrjete sociale, ndërsa krijuesit e përmbajtjes mediale çdo ditë publikojnë një varg informatash në rrjete sociale. Rrjetet sociale mund të bëjnë shumë gjëra për mediat – nga ofrimi i hapësirës për shpërndarjen e përmbajtjes, promovimi i përmbajtjes së publikuar e deri te tërheqja e publikut të ri dhe rritja e lexueshmërisë.

Facebook, si rrjeti social më i përdorur ka 2.7 miliardë përdorues aktivë në bazë mujore, ndërsa Instagram ka një miliardë. A nuk mjafton kjo informatë që secili medium ta marrë seriozisht zhvillimin e profilit të vet në rrjete sociale, duke i përshtatur formatet e artikujve për publikun e cila i përdor këto rrjete për tër ardhur deri te informatat? Hulumtimi i fundit i Qendrës PEW Research thotë se njerëzit zakonisht i përdorin rrjetet sociale si burimin e tyre parësor të informatave, sidomos atyre politike. Ai fakt do të duhej të ishte i rëndësishëm për çdo medium.

Ka kaluar koha e krijimit të artikujve klasikë, e publiku gjithnjë e më shumë dëshiron të marrë informata përmes formave të reja të përmbajtjes multimediale. Jo më larg se nga fundi i vitit të shkuar, duke parashikuar trendet për vitin 2020 më së shumti ishte përmendur rritja e video përmbajtjes.

Çdo muaj, vetëm në ShBA, 85% e përdoruesve të internetit shikojnë video përmbajtje. Deri në vitin 2021 përdoruesi mesatar i internetit çdo ditë do të kalojë rreth 100 minuta duke shikuar video xhirime, që paraqet një rritje prej 19% krahas vitit 2019.  Me plasimin e video përmbajtjeve në rrjetet e tyre sociale, 93% e kompanive thonë se në këtë mënyrë kishin ardhur deri te publiku i ri, derisa 63% e bizneseve të ndryshme thonë se më së shpejti u kthehen investimet përmes përdorimit të videove në rrjetet sociale.

Por, përkundër shifrave të këtilla, shumë media ende nuk po i shfrytëzojnë sa duhet potencialet e rrjeteve sociale.

Ekzistojnë shumë tipe të video përmbajtjeve me të cilat bombardohemi çdo ditë, por efekti i tyre dallon. Ç'është ajo që më së shumti i intereson dhe e angazhon publikun, e që mediat sot mund ta shfrytëzojnë?

Mediat çdo ditë zhvillojnë një numër të madh intervistash, por format përmes të cilave i shpalosin ato janë rëndom në formë të shkruar apo si video intervista të gjata. Aq shumë storie të shkëlqyera hulumtuese nuk mbërrijnë deri te numri i madh i audiencës sepse shpalosen me tekste të gjata të cilat sot rrallëkush i lexon.

Krijimi i lajmërimeve për video intervista të cilat do t'i shpalosni më vonë në një video formë më të gjatë mund të jetë thelbësor. Irena Omazić së fundmi në Balkansmedia ka shkruar pikërisht për atë se si e përdorim videon për promovimin e përmbajtjes mediale, duke theksuar se lajmërimet janë segment i rëndësishëm i tërheqjes së publikut për të klikuar në portalin tuaj. Mos harroni se i keni vetëm rreth tetë sekonda për ta interesuar dhe për ta tërhequr vëmendjen e publikut. Sipas Microsoft-it, vëmendja e njeriut është më e shkurtë se ajo e peshkut të artë.

Fotografitë mund të jenë video. Duke hulumtuar një temë të caktuar, gazetarët shpesh nuk kanë mundësi të xhirojnë deklarata apo intervista të caktuara. E gjithë puna e hulumtimit përmbledhet me një numër të madh artikujsh, tekstesh, korrespondencash e fotografish. Shfrytëzojini këto materiale dhe krijoni një video storie. Thjesht bëjini bashkë fotografitë, shtoni muzikë, titra apo audio incizim dhe do të keni një video reportazh të shkëlqyer i cili sigurisht do të shikohet në rrjetet tuaja sociale.

Për një minutë mund ta shpalosni një hulumtim prej disa faqeve. Një shembull i tillë është video prezentimi i njërit prej hulumtimeve të cilin e ka realizuar Rrjeti për Hulumtimin e Krijimit dhe Korrupsionit – KRIK.

Instagram mund të jetë thelbësor për tërheqjen e publikut të ri. Instagram është vegël e shkëlqyer për eksplorimin e mënyrave të reja të shpalosjes së informatave për publikun i cili më nuk dëshiron t'i vizitojë portalet në kërkim të lajmeve. E videoja në Instagram është format i shkëlqyer.

Mediat e mëdha botërore tashmë e kanë kuptuar këtë, dhe kështu The Guardian ka 3.5 milionë ndjekës, BBC News 14,5 milionë, NY Times 10 milionë.  Duke përdorur IGTV dhe video formate 5-minutëshe, këto media çdo ditë publikojnë raporte të shkurta me të cilat e nxisin publikun t'i vizitojnë portalet e tyre dhe të lexojnë tutje.

Shikoni njërën nga storiet të cilat BBC e ka prezentuar në Instagram e cila zgjat 3.5 minuta dhe e cila, si shumë storie të tjera të publikuara angazhon numër të madh të audiencës dhe këtë storie e kanë shikuar mbi gjysmë milioni njerëz, ndërsa publiku ka reaguar me mbi 400 komente.

Për krijimin e video raporteve për rrjetet sociale nuk ju duhet të humbni shumë kohë. Sot ekzistojnë shumë vegla të cilat mund t'ju ndihmojnë që me shpejtësi e profesionalizëm të krijoni videot tuaja. Për shumë vegla tashmë kemi shkruar në portalin tonë, e këtu ju rekomandojmë disa sosh të cilat që sot mund t'i përdorni për t'i shpalosur storiet tuaja: Canva, LumaFusion, Headliner, Veed.io.

Ocijenite kvalitet članka