WeVedio: Redaktues online i videove për secilin

23.05.2022. / 14:25
Autor/ica
Share
wevideo
wevideo

 

WeVideo është platformë online e redaktimit të videove, e bazuar në cloud, e cila funksionon në shfletuesit e internetit dhe pajisjet celulare (Android dhe iOS). WeVideo ofron shërbime të redaktimit të videove të bazuara në abonim si për tregun komercial ashtu edhe për atë arsimor.

Me këtë platformë online krijoni video përmbajtje si profesionistë në kohë shumë të shkurtër. Aplikacioni mbështet ekran jeshil, i cili ju ofron opsione me cilësi të lartë për krijimin e shtojcave në studio. Vegla mbështet një sërë formatesh për krijimin e videove, nga formatet e mediave sociale, uebfaqes suaj, e deri te pajisjet mobile.

WeVideo ofron përdorim të pakufizuar të më shumë se një milion mediave të ndryshme, duke përfshirë video, imazhe dhe muzikë. Biblioteka e tyre e inventarit Essentials është e licencuar komercialisht, është falas dhe e përfshirë në planet e biznesit.

Bëni video në çdo pajisje, duke përfshirë Chromebook, Windows, Mac dhe pajisje celulare. Vegla mundëson redaktimin në lëvizje me aplikacione celulare për pajisjet Android dhe iOS. Fleksibiliteti është i bazuar në renë kompjuterike (cloud), që do të thotë se ju merrni hapësirë të pakufizuar për mediat tuaja, pa pasur nevojë të shkarkoni përmbajtje në telefonin ose laptopin tuaj ose të instaloni softuer.

Kjo platformë aktualisht ka mbi 30 milionë përdorues, çka vetëm konfirmon se sa e dobishme është për profesione të ndryshme, duke përfshirë gazetarinë.

Sikurse me shumë aplikacione të këtij lloji, nuk ka nevojë të krijoni formate për rrjetet sociale veç e veç, por me një klikim kaloni nga një format në tjetrin, dhe produkti juaj është gati për shpërndarje.

Regjistrohuni me llogarinë tuaj në Google apo Facebook

Aplikacionin mund ta provoni falas, përpara se të vendosni për një nga paketat e ofruara.

Për të përdorur aplikacionin, duhet të identifikoheni me llogarinë tuaj në Google ose Facebook.

Pas regjistrimit, do t'ju duhet t'u përgjigjeni disa pyetjeve se për çka do ta përdorni platformën e tyre.

Ajo që u pëlqen më së shumti përdoruesve te WeVideo është interface dhe paneli i përshtatshëm për fillestarët që i mundëson kujtdo të lëvizë me lehtësi.

Me shumë hapësirë boshe dhe me vetëm disa tabë në shiritin e menusë në krye – nuk ka vend për huti. Krejt çka duhet është një klikim apo tërhiq dhe lësho për përdorimin e çfarëdo opsioni.

WeVideo ju mundëson të punoni në video me definicion të lartë deri në 4K Ultra HD, që t'u ofroni shikuesve përvojë të mrekullueshme.

Meqenëse WeVideo është shërbim online, ju mund të futeni në llogarinë tuaj nga çdo pajisje dhe kudo. Punën tuaj mund ta nisni në kompjuterin Windows ose Mac, dhe ta përfundoni në smartphone ose tablet.

WeVideo sinkronizon tërë punën tuaj në pajisje të ndryshme dhe gjithçka mbetet e paprekur edhe nëse përdorni më shumë makina për të përfunduar projektin.

Pas redaktimit, mund ta shpërndani punën tuaj me të gjithë në faqet sociale si Facebook, Instagram ose YouTube direkt nga aplikacioni.

Si të punoni në WeVideo

Kur futeni në llogari, do t'ju presë një interface i këtillë.

sda

Mund të zgjidhni nga galeria me shabllone, diçka që tashmë ju përshtatet me opsionet për krijimin e videos, ose të shkoni te Create new për të nisur nga e para.

Kur klikoni në Create new, do të hapen nënkategoritë Video, Recording, GIF, Podcast.

Mangësia e versionit falas është se nuk mund të përdorni asgjë nga biblioteka falas, por mund të fusni materialin tuaj nëse planifikoni patjetër të punoni me fotot ose videon tuaj.

Megjithatë, mund të përdorni muzikë falas si dhe shumë tranzicione vërtet të shkëlqyera dhe hyrje dhe dalje për video.

Puna është shumë e thjeshtë dhe gjithçka që bëni është shumë e qartë. Çfarëdo pjese që futni, titra, muzikë apo diçka tjetër – ato mund t'i lëvizni më vonë nëse në shiritin e punës nuk janë në vendin në të cilin keni menduar t'i vendosni.

Çmimi

Ekzistojnë disa plane që mund t'i shfrytëzoni.

Plani më i lirë është Power dhe kushton 4,99 dollarë në muaj kur paguani në baza vjetore. Me këtë plan mund të publikoni 30 minuta në muaj, të merrni 20 GB hapësirë për ruajtje, rezolucion 720p HD dhe shabllone.

Plani Unlimited kushton 7,99 dollarë në muaj, dhe përveç atyre që përfshin plani Power, ju fitoni kohë të pakufizuar publikimi, ruajtje të pakufizuar, rezolucion 1080p + HD.

Plani Profesional kushton 19,99 dollarë në muaj, dhe gjithashtu përfshin përdorimin e pakufizuar të inventarit, menaxhimin e markës, shabllonet premium dhe rezolucion 4K Ultra HD.

Plani Business kushton 36,99 dollarë në muaj dhe me të, përveç të gjithave që u përmendën, ju fitoni licencë ekipi (3 persona), vegla për bashkëpunim, menaxhim të përdoruesve, krijimin e shablloneve tuaja.

Edhe pse planet profesionale dhe ato të biznesit përfshijnë një paketë të re WeVideo Essential, që ju sjell miliona fajlë mediash, këtë luks nuk e fitoni me planin Power dhe Unlimited.

Ocijenite kvalitet članka