WhatsApp është aplikacioni më i popullarizuar për komunikim, por sa është i sigurtë?

21.01.2021. / 08:41
Autor/ica
Share
dsa
dsa

Përdorimi i aplikacioneve mobile për komunikim nga gazetarët është bërë pjesë e pandashme e punës së tyre. Disponueshmëria e përdorimit të tyre, komunikimi i lehtësuar mes kolegëve, si dhe arritja te burimet e informatave kabë bërë që këto aplikacione të jenë shumë të popullarizuara për gazetarët. Një nga më të përdorurat sigurisht është aplikacioni WhatsApp.

Tomas Dodds nga Instituti për Antropologji Kulturore dhe Sociologji Zhvillimore në Universitetin Leiden në Holandë në vitin 2019 analizoi qëllimin dhe përparësinë e përdorimit të WhatsAppit nga gazetarët në dy redaksi në Kili duke aplikuar metodën etnografike.

Rezultat treguan se përdorimi i WhatsAppit ka ndikuar te marrëdhënia mes gazetarëve dhe burimeve të informatave në nivel personal e profesional. Përdorimi i WhatsAppit ka nxitur intimitet dhe ndërvperim mes gazetarëve, kolegëve dhe burimeve të tyre.

Aplikacionet mobile për komunikim kanë mundësuar qarkullim më të lehtë të informatave të cilat gazetarët ndanin mes tyre, edhe pse ky aplikacion ende ka sfida.

Përdorimi i Viberit, Messengerit, WhatsAppit, Telegramit, Signalit është bërë pjesë përbërëse e vazhdimit të kontaktit me njerëz, ndërsa pandemia edhe njëherë ka theksuar dhe ka rritur përdorimin e tyre.

Shumë aktivistë për të drejtat e njeriut zakonisht përdorin Signalin, Telegramin apo WhatsAppin, duke u bazuar në komunikimin e tyre të sigurtë end-to-end. E njëjta gjë vlen edhe për gazetarët të cilët përpiqen t'i shmangin ndërhyrjet dhe përcjelljet e ndryshme.

Sa u shërbejnë gazetarëve/eve këto aplikacione, dhe sa janë të sigurta?

"Gazetarët, si shumë njerëz të tjera, gjithnjë e më shumë mbështeten tek aplikacionet për shkëmbimin e porosive, për shembull, për të realizuar biseda me përfaqësues të publikut përmes thirrjes apo mesazheve duke përdorur WhatsAppin. Andaj, si gazetarë/e na duhet nivel më i lartë i sigurisë digjitale në mënyrat se si komunikojmë me ato platforma, për të mbrojtur veten dhe burimet tona" – tha Javier Garza, këshilltar për siguri i Forumit Botëror të Redaktorëve/eve.

 

Sipas statistikave më të reja në dispozicon, nga tetori i vitit 2020   WhatsApp ishte në vendin e parë në listën e aplikacioneve mobile globale për komunikim, me 0,7 miliardë përdorues më shumë se ata të Facebook Messengerit. Ky është aplikacioni më i popullarizuar për shkëmbimin e porosive në Azinë Juglindore, Amerikë Jugore, Australi dhe Rusi, derisa konsiderohet si një nga aplikacionet më të qasshme për lidhjen e gazetarëve me burimet e informatave. Edhe pse Viberi dhe Facebook Messengeri janë më të përhapura në territorin e Ballkanit Perëndimor, as WhatsAppi nuk është i anashkaluar dhe përdoret shpesh.

oiu

Wong Shiying nga Singapore Press Holdings është një nga gazetaret e sotme që vazhdon të përdor WhatsAppin për komunikim me burimet e informatave. "Të gjithë kanë WhatsApp, prandaj është i përshtatshëm. Po ashtu, është më personal se emailat dhe kjo më ndihmon të krijoj marrëdhënie më të mira me burimet".

Sa është i sigurtë WhatsAppi?

Por, ky aplikacion po pëson gjithnjë e më shumë sulme të sigurisë në mbarë botën. Vitin e shkuar, autoritetet shtetërore në Liban u infiltruan në chat grupe në WhatsApp për të identifikuar organizatorin e protestës. WhatsAppi që është në pronësi të Facebookut ka pasur afera të ndryshme të ndarjes së të dhënave me autoritetet, gjë që e kemi dëshmuar disa vite më parë.

WhatsAppi është shpesh cak i hakerëve, e duke marrë parasysh se aplikacioni gjithashtu ka qasje në kontaktet tuaja dhe përcjell se ku dhe sa gjatë e përdorni, duke ekspozuar privatësinë dhe të dhënat personale, gazetarët i vë para një alarmi shtesë.

Në fillim të muajit WhatsAppi i cili është në pronësi të Facebookut ka njoftuar për ndryshimet e reja të politikës së privatësisë dhe përdorimin i cili do të mundësonte ndarjen e të dhënave me Facebookun. Ky njoftim ngjalli shumë reagime, sidomos duke vënë në pikëpyetje se ç'lloj të dhënash do të ndahen. Rregullat dhe kushtet e reja të ofrimit të shërbimeve në WhatsApp janë të ndara në tri pika: si i përpunon aplikacioni të dhënat e përdoruesit, si kompanitë mund të përdorin shërbimet e hostuara në Facebook nga WhatsAppi, dhe si aplikacioni bashkëpunon me Facebookun për të ofruar integrimin në të gjitha produktet e Facebookut.

Ky vendim solli shumë pasoja, duke i shtyrë shumë përdorues të kalojnë në aplikacionet e tjera mobile për komunikim. Kështu, ta zëmë, Signali dhe Telegrami shënuan rritje të papritur të përdoruesve në ditët e fundit. Për këtë arsye, WhatsAppi vendosi të shtyjë këtë vendim për 15 maj.

"Kemi dëgjuar nga shumë njerëz se sa konfuzion ka lidhur me përditësimet tona të fundit. Kishte plot dezinformata të cilat shkaktojnë brenga, dhe ne duam t'i ndihmojmë secilit të kuptojë parimet tona dhe faktet", shprehen nga WhatsAppi në njoftimin për shtyrjen e përditësimit.

Pavarësisht nëse do të vazhdoni të përdorni WhatsAppin apo, siç kanë bërë shumë njerëz, do të filloni të përdorni ndonjë aplikacion tjetër për të mbrojtur telefonin dhe të dhënat tuaja personale, James E. Lee, drejtori gjeneral operativ i Qendrës së Reutersit për Vjedhjen e Identitetit në SHBA rekomandon përditësime të shpeshta të aplikacioneve dhe softuerëve të telefonave celularë, maksimizim të parametrave të privatësisë së aplikacionit dhe asnjëherë shkëmbim të materialit të rrezikshëm. Nga ana tjetër, WhatsAppi po investon përpjekje shtesë dhe po punon për përmirësime të ndryshme të privatësisë dhe transparencës, për çka kemi raportuar vitin e shkuar. Në tekstin, Bazat e sigurisë për gazetarët/et mund të shihni se cilat aplikacionet mobile alternative mund të përdorni dhe përse ato janë më të sigurta.

Ocijenite kvalitet članka