Zgjedhja e fjalëve ka rëndësi: Kultura e të folurit dhe patriarkati në gazetari

10.03.2023. / 09:00
Autor/ica
Share
patrijarhat
patrijarhat

"Pra, a duhet t'ju telefonoj juve që të më shpjegoni se çka duhet të bëj herën tjetër, nëse do të ketë ulje-ngritje?"

Kjo është përgjigjja e një njeriu që drejton një ekip sportiv të një vendi.

Mendoni se kjo përgjigje i drejtohet një mashkulli?

fsaf
Foto: sportal.blic.rs

Sigurisht se jo. Sepse nuk është e zakonshme që gazetarin i cili punon si gazetar sportiv ta degradojë dikush për shkak të njohurive. Kuptohet se ai di.

Krahas këtij stili komunikimi me publikun, përgjigjja iu drejtua një gazetareje e cila nuk është aq e aftë të vlerësojë se pjesa e parë tmerrësisht e keqe e lojës ishte tmerrësisht e keqe.

Qëndrimet patriarkale madje edhe nga pozita e pushtetit

Zgjedhja e fjalëve është e rëndësishme.

Nuk është e rëndësishme vetëm sepse i drejtohesh një gazetareje. Është gjithmonë e rëndësishme, sidomos në mediat që krijojnë qëndrime dhe opinione publike.

“Ta quash dikë 'i burgosur' ose 'i dënuar' është dukshëm ndryshe nga emërtimi: personi që është në burg. Të raportosh në shenjë solidariteti do të thotë të kujdesesh për:

·       mënyrën si vetëidentifikohen njerëzit,

·       rëndësinë e emërtimeve që përdor storia juaj, dhe

·       normat në komunitetin që ju e mbuloni.

Shpjegimi i zgjedhjes së fjalëve mund të jetë shirit anësor i dobishëm dhe i rëndësishëm në shumë storie solidariteti”, kështu ka komentuar zgjedhjen e fjalëve Brett Simpson në artikullin e tij "I burgosuri nuk është identitet fiks".

Në media, ta quash dikë gjinia më e bukur, gjinia më e butë, të bësh një koment nga pozicioni i pushtetit në stilin "çka di ti" është larg nga të folurit e pakulturuar. Pse? Sepse në media meshkujt nuk paraqiten kështu. Narrativa e këtillë është e rezervuar për gratë (dhe grupet minoritare).

Në hapësirën mediale meshkujt nuk quhen si të paaftë sepse nuk mund të kujdesen për një foshnje 15-ditëshe, në media nuk do të gjeni tituj "Basketbollistët janë kampione" sepse është e njëjta gjë, kampionë apo kampione.

Por do të gjeni sasi të mëdha përmbajtjesh që i paraqesin gratë me përdorim të bollshëm të diskriminimit, mikroagresionit, etiketimit, nënçmimit.

Si të zgjidhet nyja vicioze e patriarkatit, gjuhës dhe dominimit në media

Raportet nga shumë vende tregojnë se gazetaret nuk caktohen shpesh për "mbulimin e lajmeve të vështira" për temat si politika, punët e jashtme, krimi dhe ekonomia.

raportin "Sfidat kryesore për gazetaret në nivel lokal" Irene Khan thekson se "në Egjipt, gazetaret shpesh pengohen të mbulojnë lajme 'serioze', siç janë lajmet politike, dhe caktohen kryesisht për të mbuluar përmbajtje argëtuese. Po kështu, në Malajzi, gazetaret duhet të jenë vazhdimisht më të zhurmshme për t'u caktuar për të mbuluar lajme të vështira si biznesi dhe financat, pavarësisht se kanë diplomë të specializuar në ekonomi. Ky lloj diskriminimi ekziston edhe në Nepal, ku grave u caktohen shpesh storie që lidhen me fëmijët, arsimin, shëndetin dhe argëtimin. Në Nikaragua, partneri ynë përshkruan të njëjtat pengesa me tema më të rënda të lajmeve që u caktohen kryesisht gazetarëve".

Kjo praktikë është diskriminim, por më keq se kaq, ndikon në mundësitë e avancimit në karrierë të gazetarëve dhe grave që punojnë në industrinë e mediave, pavarësisht nga profesioni.

Mbulimi i "lajmeve të vështira" vjen me shumë mundësi promovuese.

Pastaj ndodh që në të gjitha pozitat kyçe kemi burra, të cilët sërish zgjedhin storie, miratojnë buxhete, redaktojnë tekste dhe mënyrën e shpalosjes së lajmeve, të gjitha në përputhje me të kuptuarit e tyre të gjuhës, gjinisë dhe pozicionit.

Përjashtimi i gazetareve nga promovimi ndikon edhe në diversitetin e përmbajtjes mediale.

Kështu, kemi media në të cilat njëra gjini di se çka janë financat dhe pushteti, e gjinia tjetër e di mirë se ç'është luga e drurit. Publiku lexon dhe nuk regjistron pse patriarkalizmi është problem në diskursin publik, dhe kështu gjithçka është e vërtetë. Nuk kanë gënjyer.

Rrethi vicioz nuk mbaron këtu.

Çdo mashkull në një pozitë pushteti ka të drejtë t'i thotë një gazetareje në publik: "Ty do të të pyes, po ç'di di ti".

Sepse vërtet, ç'di një grua për sport?

Kultura e të folurit të cilën e ka formësuar patriarkati

Diskriminimi gjinor në vendin e punës vazhdon të jetë problem madhor me të cilin përballen gazetaret në të gjithë botën.

Llojet e diskriminimit në vendin e punës mund të ndahen në katër lloje të diskriminimit:

  • Cënimi i kompetencës nga kolegët dhe meshkuj të tjerë që janë aktorë të stories

  • Nuk lejohet mbulimi i temave të "lajmeve të vështira".

  • Pabarazitë në paga

  • Zhvillimi i karrierës - nuk ka gra në pozita udhëheqëse

Cënimi i kompetencës, gjë që meshkujt e bëjnë shumë shpesh, është sfidë e vazhdueshme me të cilën duhet të përballen gazetaret.

Khan thotë se diskriminimi ndaj gazetareve nuk është i rezervuar për shoqëri, situata dhe gjenerata të caktuara, "në Pakistan kolegët i përçmojnë gazetaret, e nënçmojnë punën ose idetë e tyre, ose u thonë se nuk ka vend për gazetaret në atë sektor. Shumë meshkuj thjesht nuk besojnë se gratë janë aq të afta sa homologët e tyre. Partnerët tanë në Nigeri përballen me kufizime të ngjashme meqë ekziston kultura e fortë e "klubit të djemve" nga i cili femrat shpesh përjashtohen. Në Kostarikë ekziston kulturë e ngjashme, ku partnerët tani i shkëmbejnë përvojat se kolegët e tyre i heshtnin dhe i përjashtonin kur ato i jepnin kontribut diskutimit, dhe më pas askush nuk fliste në emrin e tyre. Ky lloj cënimi (në disa raste subtil) shpesh vazhdon me mungesë të kulturës së te folurit.  Siç e përshkruan ashpër partneri ynë: 'Edhe heshtja është patriarkale'.

Si të dalim nga rrethi vicioz?

Raportin e lartpërmendur "Sfidat kryesore për gazetarët në nivel lokal", Khan e mbyll me rekomandime:

  • ndërtimi i rrjetit të mirëbesimit për gazetaret

  • ofrimi i mbështetjes financiare për pajisje

  • ofrimi i trajnimeve, sidomos për gazetaret

  • të kërkohet raportimi gjinor përfshirës dhe transformues

  • të kërkohet nga redaksitë që të kenë politikë të brendshme gjinore

  • të nxiten dhe të stimulohen gratë që të avancohen në pozita udhëheqëse

"Mediat e kanë fuqinë të sfidojnë e t'i ndryshojnë bindjet ekzistuese duke krijuar përmbajtje transformuese gjinore: përmbajtje e cila aktivisht merret me pabarazitë gjinore dhe prodhon stereotipe në shoqëri".

 


Ocijenite kvalitet članka