Media Viability Accelerator i ndihmon qëndrueshmërisë financiare të mediave

04.09.2023. / 14:20

Në mars të këtij viti, Microsoft, USAID dhe Internews njoftuan për një partneritet të ri publiko-privat për të zhvilluar një Përshpejtues të Qëndrueshmërisë së Mediave (Media Visibility Aaccelerator) për t'u ndihmuar mediave të pavarura në mbarë botën të bëhen më të qëndrueshme financiarisht përmes qasjes në pasqyrat e tregut dhe zgjidhjeve biznesore. Platforma e re online do të grumbullojë të dhëna nga organizatat e mediave në të gjithë botën për t'u mundësuar redaksive të pavarura të zbulojnë se çka funksionon për të tjerët dhe t'i zbatojnë ato njohuri në punën e tyre.

Në partneritet me nismën e Microsoftit Democracy Forward për veglat më të fundit të grumbullimit të të dhënave dhe vizualizimit, MVA do të ofrojë llojin e inteligjencës së tregut që u duhet kompanive të mediave për të qenë të qëndrueshme financiarisht.

Mediat pjesëmarrëse do të mësojnë falas nga një komunitet i anëtarëve të barabartë, do të kenë qasje në një vegël shumëgjuhëshe që vizualizon të dhënat e performancës së mediave dhe do të marrin njoftime të përditshme bazuar në mijëra burime të tregut dhe mediave. Kjo mund të përfshijë mësimet e nxjerra se si të mbetesh i qëndrueshëm në komunitetet rurale ose shembuj të asaj që ka funksionuar përmes ndryshimit të kushteve ekonomike lokale.

Pas lansimit, 500 organizata të pavarura mediale në mbarë botën do të mund të përdorin Media Viability Accelerator për të mbështetur misionin e tyre për të siguruar informata të besueshme për publikun.

MVA-ja u dedikohet mediave, financierëve, investitorëve, teknologëve, konsulentëve, organeve të akreditimit, shoqatave të mediave, studiuesve, akademikëve dhe shumë të tjerëve.

Gjatë Forumit të sivjetëm medial të USAID-it BMAP Forward, Jason Lambert, Drejtor i Lartë i Operacioneve Mediale në Internews, foli më në detaje për përshpejtuesin e qëndrueshmërisë së mediave dhe dobinë e tij për organizatat e mediave.

Në vazhdim dëgjoni paraqitjen e tij:

Prezentimi është në anglisht, por mund të aktivizoni titra në gjuhën tuaj. 

Nëse preferoni ta dëgjoni prezantimin në gjuhën tuaj, kemi përgatitur edhe një përkthim audio për ju.

 

Vlerësoni cilësinë e artikullit